“Korrupsioni kërcënon sigurinë, luftojeni”, ambasada e SHBA me mesazh të fortë: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë

9 Dhjetor 2021, 11:00Politika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, ambasada amerikane e cilëson korrupsionin një kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike, si dhe një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Mes të tjerash, ambasada thekson se SHBA janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, shkruan ambasada e SHBA.

2 komente në ““Korrupsioni kërcënon sigurinë, luftojeni”, ambasada e SHBA me mesazh të fortë: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë”

  1. Totololi says:

    Pirdhni pirdhni, pse se futi Departaenti i thesarit Salen ne liste, apo do ta beje heres tjeter, kur te kete vdekur.

  2. Mbasi e shkerdhyet ju Aleatet Shqiperine me Themel ,
    e shperndate Eliten /Qytetarine pjesen me intelektuale te Shqiptareve neper Bote ,
    me Metodat tuaja ne emer te Demokracise Fallso qe na injektuat ne kte vend ,
    pasojat e se ciles po vazhdojne te gjymtojne Shqiperine ala sot ,

    te dalesh e Leshosh Pordhe te tilla nga Ambasada sikur po i flet nji populli Afrikan ,
    e jo nji populli Europian ,
    qe di gjithcka Ju PseudoAleate i keni bo ktij vendi ne kto 30 -vjet dhe qe kjo Mizerje Shqiptare ,
    krimale e Politike qe jetojme sot e 30-vjet eshte Produkti juaj dhe Shqiperia qe ju deshironit ,

    nuk ndryshon asgje ne Hipokrizine tuaj qe me sa duket nuk paska Fund !
    Nqs Amerika deshiron dhe BE-ja bashke me te mi do te miren Shqiperise ,kjo arrihet me Metoda te tjera
    ne nji Vend kaq te vogel sa nji Qytet Europian ,
    realizohen brenda disa Muajsh ose maximumi 1 viti e gjithcka vihet ne rrugen e duhur Demokratike e te Shtetit Ligjore
    por ju nuk e deshironi kte gje ,prandaj Hidhni Letra nga Aeroplani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje