Ulsi Manja: “Peshku” i vogël të mos bëhet i madh, kemi në krah SHBA

9 Dhjetor 2021, 09:39Politika TEMA

Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit, ka përcjellë një mesazh për rolin që ka secili në këtë “betejë”.

Frenimi i korrupsionit, Manja thekson se bëhet duke denoncuar çdo formë abuzimi. Korrupsioni siç nënvizon Manja dëmin e bën po njësoj, por sipas tij do pak kohë që “peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh”. Në këtë “betejë”, ministri thekson se vendi jonë ka në krah mbështetjen e SHBA.

Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion. Bindja ime është e palëkundur: Ata që i lidh me njëri-tjetrin korrupsioni, nuk janë atdhetarë. Mund të bërtasin sa të duan në FB, apo në stadium, të bëjnë shqiponjën, a të grinden për nacionalizma, janë hipokritë që i bëjnë dëm vendit. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka përjashtime, nuk ka solidaritet miqësor, fisnor a partiak, ndryshe je bashkëpunëtor.

Secili prej nesh ka betejën e tij, në këtë luftë të madhe për të frenuar këtë virus dhe vaksina e vetme është dashuria për vendin duke denoncuar çdo formë abuzimi. Indiferenca ndaj korrupsionit është bashkëpunëtorja më e madhe e tij. 

Është mbulesa ku rrinë ngrohtë ata që gërryejnë rrënjët e vendit, edhe “të tuat” miku im që po lexon, sepse pavarësisht sa i ndershëm je, në pasaportën tënde që lexon “shqiptar” ke si damkë leximi “i korruptuar”, pikërisht për shkak të raporteve që vijnë edhe indiferenca shumëvjeçare.

Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë. Le të bëhemi bashkë, në këtë luftë; 

Kemi një nga mbështetjet më të fuqishme SHBA-të, kemi gazetarë të përgatitur dhe të aftë, kemi të rinj që duan me zemër të shnjollosin emrin e Shqipërisë, prandaj pak guxim qytetar për të mos lejuar askënd të abuzojë, apo më mirë të guxojë të abuzojë. Kështu i shërbejmë vendit. Kështu i shërbejmë demokracisë. Kështu i shërbejmë të ardhmes“, shkruan Manja.

3 komente në “Ulsi Manja: “Peshku” i vogël të mos bëhet i madh, kemi në krah SHBA”

  1. Arjan says:

    Hajde logjike hajde!! oSe gazetari e ka shkeputur gabim nga konteksti kete fjale ose zoti Manja ja fut “kot” Sipas kesaj i vogli nuk duhet lene te rritet, po i madhi le te behet peshkaqen?

  2. Taulant says:

    Ky kerrici Manja eshte pasqyra e shtetit te korruptuar Shqiptar.

  3. skandali policise burgu vlote says:

    tema pyeteni kete mistrin antikorupsin qe shkarkon inspektore AKU se nuk kishin paraqitur dokument a ka dijeni per skandalin e politizimit te policve te burgut vlore per te shkuar si repart i gateshem ne funksion te aktiviteteve politike te partise se tij
    nese nuk k adijeni i dergoni kete link https://dosja.al/ekskluzive-efektivi-drejtori-na-detyroi-te-shkonin-tek-rama-per-aeroportin/
    mire per kete ministrin antikoruposion por me sa duket as per ju te temes nuk perben skandal ky skandal i skandaleve i padegjuar ndonjehere ndaj u rekomandojme rta shikoni edhe ju pasi mesa duket edhe per ju nuk eshte skandal po nuk u lidh me berishen dhe bashen
    duhet tu vije turp qe ne vitin 2021 politizohet policia e burgjeve qe eshte e depolitizuar e ju gazetaret nuk mereni me kete skandal se nga ky skandal do zbuloni shumeskandale qe lidhen me kete pushtet te koruptuar apo su ben pershtypje mbrojtja e Shkb te ministrit per kete skandal drejtor qe akuzohet se ka goditur edhe nje polic e po kercenon policet per te zbuluar kush ka denonzuar e qe te mbyllin gojen ne vazhdim se ndryshe i heq nga puna
    derisa nuk hiqet ky drejtor nuk ka si policet mos besojne se i heq ky nga puna
    opozites mund ti themi me plot gojen robte ku ti keni se sy e veshe e tru nuk keni per te provuar se si ky drejtor politik qe detyron policet te vene ne mitingje tani cfare ka bere ne fushate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje