Escobar në Tiranë dy ditë para Kuvendit të Berishës, Balla: Vizita ka shumë kontekste

9 Dhjetor 2021, 12:05Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, komentoi ndër të tjera dhe vizitën e zyrtarit të lartë amerikane, Gabriel Escobar, në Shqipëri dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD nga Sali Berisha.

Sipas Ballës vizita ishte e planifikuar dhe nuk ka lidhje me këtë zhvillim.

Pyetje:Si e shihni vizitën e Escobar në Shqipëri dy ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, që do të mbajë ish-kryeministri Berisha?

Balla: Vizita e Escobar ka shumë kontekste, por është e planifikuar, në kuadër të një turi ballkanik. Ajo që ka rëndësi për ne shqiptarët është që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA sot janë në nivelin më të mirë politikë dhe diplomatik, me një shkëmbim të shkëlqyer vizitash. Ne kemi propozuar në Uashington edhe përfshirjen e Shqipërisë në partneritetin me Dhomën Përfaqësuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje