Basha: Koha për një angazhim të të gjithë shoqërisë për pastrimin e politikës nga korrupsioni

9 Dhjetor 2021, 11:53Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte i është rikthyer nismës së demokratëve për vettingun në politikë.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Basha shkruan se është  koha për angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur përpara në luftën kundër këtij fenomeni.

“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja.

Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre”, shkruan Basha.

 

1 komente në “Basha: Koha për një angazhim të të gjithë shoqërisë për pastrimin e politikës nga korrupsioni”

  1. Populli says:

    Ti je i pari pusht vrases e hajdut qe duhet te thyesh qafen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje