Premton Balluku: Këto kohë nuk do të kemi më rritje të çmimit të energjisë

9 Dhjetor 2021, 10:44Ekonomia TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë ka konfirmuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në fjalën e saj, Balluku ka thënë se për të siguruar që do ta mbajnë premtimin kanë miratuar disa akte, të cilat kanë si qëllim mirëkoordinimin midis prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike dhe operatorit të shpërndarjes me të gjitha ndërmarrjet bija.

Belinda Balluku: Sot kemi bërë disa ndryshime shumë të rëndësishme të cilat për të adresuar këtë krizë energjetike janë të nevojshme këto masa dhe qëllim ka mirëkoordinimit midis Koorporatës Elektroenergjetike, pra prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike dhe operatorit të shpërndarjes me të gjitha ndërmarrjet bija që ai ka krijuar në bazë të kërkesave të BE-së për rregullimin e Sektorit.

Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë furnizuesin FSHU me të gjithë sasinë e nevojshme, për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të tregut të rregulluar, grupi i abonentëve familjarë dhe i biznesit të vogël sipas çmimit për njësitë e enegjisë elektrike të miratuar nga Asambleja e përgjithshme e shoqërisë.

Pra KESH detyrohet të prodhojë dhe të dorëzojë pranë shpërndarësit 4.6 terra, aq sa është sasia mesatare për vit, që kërkohet për mbulimin e nevojës së abonentëve familjarë dhe atyre të biznesit të vogël.

Duke konsoliduar kështu që çmimi për abonentët familajrë dhe bizneset e vogla do të mbetet i pa ndryshuar, pasi detyrimi i këtij shërbimi i kalon KESH-it.

Sigurisht në përmbushjen e këtij detyrimi nevojitet marrja e masave shtesë nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e kësaj sasie të nevojshme në rastet e pamundësisë së prodhimit nga kaskada e Drinit që është prodhuesi kryesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje