“SHBA, si punonjëse në bordello, që mëson për moral vajzat në shkolla”. Kina dhe Rusia sulmojnë samitin e demokracisë

9 Dhjetor 2021, 21:40Bota TEMA

Kina dhe Rusia lëshuan kritika të forta në drejtim të Shteteve të Bashkuara për organizimin e Samitit për Demokracinë. Mediat shtetërore të këtyre vendeve e cilësuan “hipokrit” eventin, në një tentativë për të denigruar iniciativën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një mori postimesh në Twitter, diplomatët e Kinës i referohen eventit “i ashtuquajturi” samit për demokracinë, ndërsa analistët politikë të Rusisë kanë publikuar opinione në media publike të Pekinit, duke e krahasuar iniciativën e Shteteve të Bashkuara me “një punonjëse në bordello që u mëson moralin vajzave të shkollës”.

Ekspertët e propagandës autoritare i thonë CNN-it, fakti që zhurma mediatike vjen nga zëdhënëse zyrtare – dhe jo nga profilet false dhe trollët e fshehtë të internetit – pasqyron ankthin mbi përpjekjet e SHBA-së për të mbledhur mbështetje për normat demokratike dhe potencialisht për të izoluar Pekinin dhe Moskën në proces.

Administrata Biden planifikon të përdorë samitin për të shpallur nisma të reja për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por zyrtarët në Kinë dhe Rusi po tentojnë që ta nënvlerësojnë këtë mesazh.

Gjatë fundjavës së kaluar, Kina mbajti versionin e saj virtual të Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga mbi 120 shtete. Në përfundim të punimeve u publikua dhe një letër e bardhë duke pretenduar se sistemi njëpartiak i saj është një demokraci që funksionon më mirë se sa ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

8 komente në ““SHBA, si punonjëse në bordello, që mëson për moral vajzat në shkolla”. Kina dhe Rusia sulmojnë samitin e demokracisë”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Hahahaha,mikja e beqirave tourkalvanoi Ameriki( qe do tju bej SPAK-un)nje …..”lepurushe me tanga”!!!!??

    1. Haha ? ? Jo o re says:

      Haha Edhe komunista Shqiptare qe tani lidri i tyre eshte ber Sali Berisha se Enveri vdiqe e kan kapure keq me emprjalizmin Ameriken dhe nje her i kane kthyer syte nga Rusija Kina dhe Turqija me nje fjale Lindja te na rruani bolet Haha

    2. Mico Ta Qi says:

      Eshte edhe mikja e QiGrekerrve qirje skopidhja

    3. Haqim Thaqi says:

      Lol –
      Sa keq Ameriken e quajne k urva e cadrave ose shkoqur prostituta qe ben moral.

      Lol
      Qekun e bardhe, lol

  2. kos says:

    as at pune nuk esht me ne gjendje te bej amerika, amerika as prostituten nuo ben dot me.

  3. american16al says:

    Ndoshta samiti i demokracise te organizuar nga USA mund mos jete perfekt por eshte njemilion here me i mire se daci baot e Kines rreth sistemit monist dhe fashist te ngjyrosur me ngjyra alla kinezce…. dhe ruse gjithashtu..

    1. Lets go Albanian says:

      Demokraci amerikane,lol
      Vetem po te jesh nga Vicidoli Cepani e Surreli e kupton .

  4. Zeqir Orizi says:

    S’keni faj, ju lumtë juve kur shfrytëzoni arritjet teknologjike të perëndimit për të ruajtur jetëgjatësinë e pushtetit tuaj. Por nëse do i vihej fre vjedhjeve të paskrupullta të arritjeve të botës së lirë dhe sidomos shfrytëzimit të lirisë së saj për qëllime të mbrapshta për t’a goditur atë pas shpine, kishit për të parë përfundimin e sjelljeve tuaja politike. Kina është bërë e fortë sepse në ekonomi kopjon fund e krye sistemin e botës së lirë, duke mos qënë në gjëndje të jap qoftë dhe një mendim me vlerë për çuarjen e arritjeve përpara. E vetmja arritje që ajo shpërfaq është dora e hekurt në grumbullimin e taksave. Dhe sa për përdorimin e të ardhurave ajo i kushton rëndësi vetëm propagandës. As që do t’ja dijë se pa një sistem shoqëror të lirë mund të fus gjithçka në kolaps dhe rënia në pikiatë ka për të qënë spektakolare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje