Italianët: Nga monitorimi ajror në 2021 zbuluan 60% më shumë bimë narkotike se në 2020 në Shqipëri

10 Dhjetor 2021, 12:29Kronika TEMA

Gjeneral Brigate, Giuseppe Arbore, në konferencën për kanabisin ka thënë se në vitin 2021 është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri krahasuar me vitin 2020.

“Këtë vit ne zgjeruam veprimtarinë tonë nga 1 Maji deri në 31 Tetor dhe kryem 70 misione nga ajri kundrejt 67 fluturimeve që janë kryer në vitin e kaluar. Janë zbuluar 1119 plantacione dhe kemi asgjësuar 92,428 bimë narkotike. Këto rezultate vënë në pah faktin e rëndësisë së kësaj veprimtarie kundrejt veprimtarive kriminale.

Ne përballemi me një evulucion dhe duhet të përshtatim strategjitë tona. Tashmë droga mbillet në zona që nuk mund të arrihet lehtë. Analiza e të dhënave ka bërë të mundur që të vërejmë një spostim të zonave ku mbillet kanabisi, nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore”, tha Arbore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje