SKANDALI: Politizohet FSHF-ja, Armando Duka dërgon trajnerët e kombëtareres si delegate në mitingun e Sali Berishës

10 Dhjetor 2021, 14:22Sport TEMA
SKANDALI: Politizohet FSHF-ja, Armando Duka dërgon trajnerët e

Një nga ligjet kryesore në Federatën Shqiptare të Futbollit është mos-politizimi i këtij institucioni dhe përfshirja e administratës dhe zyrtareve e saj në evente e fushata politike.

Armando Duka biles e ka pasur si një mburojë këtë problem sa herë ndihej i rrezikuar në karrigen e tij, duke dërguar letra në UEFA për ndërhyrjen e politikës në sport.

Por, ai vetë është kapur mat duke bërë fushata politike bashkë me zyrtarë të tjerë të FSHF-së.

Së fundmi, sërish kjo Federatë është e gjitha e përfshirë në shërbim të mitingut që Sali Berisha do të zhvillojë nesër në stadiumin “Air Albania”.

Presidenti i FSHF-së është vendosur i gjithi në shërbim të Sali Berishës, ku përveçse po mban të fshehur shumën e majme që është paguar për marrjen me qira të këtij impianti, ai vendosi në mënyrë skandaloze të shtyjë dhe ndeshjet e Superiores duke i spostuar në ditët e javës.

Duka në mitingun e nesërm do të dërgojë dhe përfaqësues të FSHF-së si delegate dhe ata nuk do jenë punonjës pa rëndësi, por trajner të ekipeve kombëtare.

Një ndër ta është trajneri i kombëtares U-17 të femrave Agustin Kola, i cili në rrjetet sociale ka publikuar kartën e identitetit së bashku me bejxhin e delegatit (një bjexh që PD-ja zyrtare i ka cilësuar si të falsifikuar pasi nuk janë dhënë me miratimin e institucionit zyrtar).

Një tjeër zyrtar i FSHF-së që nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë nesër në foltore është dhe specialisti i futbollit në Sektorin e Ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema.

Edhe ky i fundit pritet që nesër të jetë i pranishëm në mitingun e Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Duka do dërgojë gjithashtu në Foltoren e nesërme edhe zëdhënsin e tij Andi Verçanin, që e përdor sa herë ka nevojë siç ishte rasti i fundit ku sulmoi në gjuhë fyese të gjithë tifozët shqiptar.

Zëdhënsi i Dukës njihet si militant i hapur i Berishës duke marrë pjesë dhe në fushatën elektorale të 25 prillit, madje pas humbjes së zgjedhjeve ai i kërkoi Lulzim Bashës që të jepte dorheqjen.

Por, gjëja më e rëndë në gjithë këtë situatë është politizimi i institucionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në vend të jetë në shërbim të futbolit, është vendosur në shërbim të Sali Berishës që ka nisur një betejë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (TemA)

10 komente në “SKANDALI: Politizohet FSHF-ja, Armando Duka dërgon trajnerët e kombëtareres si delegate në mitingun e Sali Berishës”

  1. Daniel says:

    Jo vetem kaq, por Duka i ka vene Berishes edhe stadiumin ne dispozicion. Krimi ka mare zemer, duan sa me pare largimin e Rames. Jane bere bashke,gjyqtare dhe prokurore, te korruptuar dhe oligarke ne luften e shenjte, per te mbrojtur pasurine. Duan iformalitetin ne ekonomi dhe jo metodat perendimore. Te gjithe ata qe jane ne krah te Berishes, e kuptojne hallin e ish kryeministrit, pasi halli i tij eshte edhe halli i tyre . Ndaj jane bere nje, ne emer te mbrojtjes se demokracise ,do mbrojne pasurine e tyre. Shteti fajtor qe edhe pse te denuar ,gezojne pasurine. Kjo mahnit nderkombetaret, e ndaj kerkojne arestime e jo fjale. Por deri tani drejtesia eshte po ajo, ne gjume dhe pa deshire te veproi.

  2. Jusuf says:

    Te vje inat merooo eee.!
    Ore po si do te te vinte ty nqa USA neser i thote rames ik ti tani se do voje basha, pavaresisht se ke mbeshtetje popullore. Ose po nuk ike do te te shpallim non grata pa nxjerr asnje fakt.
    Mero, berisha eshte the evil. Por kauza e tij ne kete rast eshte e drejte.
    Kjo qe po ndodh ska lidhje me demokracine.

    1. AlbNY says:

      Jusuf, mos pi kaq shume squfur se le nam. Kur USA jep nje vendim te tille, e ka me miljon perqind te sigurt jo nje prove, por dhjetra. Kete ti Jusuf, nuk ke si ta kuptosh duke e pare me syrin tend viçidolist. Per Berishen mor Jusuf, dosja eshte pregatitur qe ne administraten Trump. Shko futi nje paçe plënci tani.

      1. Jusuf says:

        Patjeter Albny. Edhe ti e fitove persheshin per sot. Une nuk jam vicidols se ta thashe berisha is the evil.
        Po ti je fiks elektorat qe meriton kete qeveri dhe kete opozite . Pa merak se ty do te te therrasin te foltorja e rames kur ti thote usa ik tani se do vije basha po faktet nuk ti tregojme.

        1. AlbNY says:

          Kulluf Jusuf, une jam ne Amerike, atje ku ja hapin sumen me matrapik Saliut edhe juve skorrjeve qe i jargaviteni nga mbrapa.

      2. Ardi says:

        O albny. Ti qenke gomar o i shkrete. Vazhdo xhan se i duhesh partise ti , jo demokracise

        1. AlbNY says:

          O palla hajdar momes. Une flas nga Amerika ore toç kuklle. Nuk ma ndjen as Rama e as Basha. Po juve more vemje qe akoma jetoni akoma me thirrjet e nje komunisti vrases, cfare jeni? Jeni shpellare qe deri dje kushit komshi ariun sot dashuroni Saliun. Sikter e syrgjyn mor turqelinj qe vetem Shqiperine nuk doni. Rrace derrash turkishake e sebofile.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duka nuk ka qenë i depolitizuar, gjithashtu dhe FSHF-ja !
    Trajnerët e paaftë por të djathtë i ka punonjësit e tij.
    Suksesi i rizgjedhjes së tij është se e rizgjodhën këta punonjës.

  4. Edi Rama says:

    Kur pergojon edhe Agustin Kolen, i cili – kush e njeh, e di qe – nuk negocion kurre bindjet e tij, TEMA eshte perfundimisht nje pamflet turpi.

  5. Undefined says:

    Hahahaha…..Agustini osht i cop kkk qe nuk di te “lidhi” dy fjale…gamore si puna atij ka sa te duash ne ate faltore bastardesh….por edhe Sul Mema…nje nga njerzit me te poshter qe ka pas ekipi i dikurshem i Tirones mos te them me i …poshtri….nje interesaxhi….intrigant….e skuth….nje plere qe zorr se e gjen dy here ne ket Tiron…te tille njerzish jane mbledhur rreth bastardit te Vicidolit…..njerez qe kane perfituar nga rrumpalla e tij ne qeverisje….thjeshte legena pandergjegje…..kafshe te liga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje