Biden aspak i shqetësuar për rënien e popullaritetit: Njerëzit do të më kuptojnë më vonë

12 Dhjetor 2021, 10:50Bota TEMA

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se nuk i intereson më të ndjekë sondazhet për popullaritetin e tij. Ai u shpreh i sigurt se amerikanët do e kuptojnë herët a vonë dhe premtoi se nuk do e zhgënjejë asnjëherë vendin.

Në këtë mënyrë Joe Biden iu përgjigj komikut amerikan Jimmy Fallon, drejtues i ‘The Tonight Show’ i transmetuar nga NBC. Presidenti amerikan zgjodhi një nga emisionet absolutisht më të ndjekur dhe më popullor amerikan për të dhënë mesazhin e tij dhe tek amerikanë që nuk e njohin agjendën e tij politike dhe ekonomike.

Duke folur nga rezidenca e tij në Delware,  ku kalon zakonisht fundjavat, kreu i Shtëpisë së Bardhë foli për luftën ndaj pandemisë dhe klimës së përkeqësuar politike pas katër vitesh të presidencës Trump. Sipas tij amerikanët janë të shqetësuar pasi iu thuhen gjëra jo të vërteta për situatën në të vilën jetojnë. Por Biden theksoi se ekonomia amerikane por rritet si asnjëherë tjetër prej 60 vitesh me nivelin e papunësisë që ka ndaluar në 4.2%.

Duke folur për jetën në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se nuk ndihet si në shtëpinë e tij por si në shtëpinë e shumë njerëzve që dhe punojnë aty. Dhe pse ka një staf të tërë në dispozicion Biden pranoi se mëngjesin e përgatit vet. Jimmy Fallon përfundoi intervistën duke i thënë presidentit amerikan se kishte risjellë klasin në presidencë.

2 komente në “Biden aspak i shqetësuar për rënien e popullaritetit: Njerëzit do të më kuptojnë më vonë”

  1. american16al says:

    Keshtu thoshte dhe Enveri dardha e ka bishtin mbrapa dhe ja qiu nanen ketij populli me premtime boshe, dhe demokratet menyren e drejtimit po e ulin besimin e popullit american ndaj tyre duke fuqizuar oligarkine e miliardereve dhe politikaneve ndryshimin e USA me menyra percarese dhe poshteruse te historise se vendit.

  2. Erdogan rocks! says:

    Biden nuk e di ku ndodhet. Ai deri tani eshte ne gjendje Te lexoje scriptin ne monitor por ne nje vit do behet keq. Ate here do fillojne telashet e verteta te klikes demokrate qe erdhi ne pushtet me vjedhje votash. Media qe perdori miljarda dollare per Te demonizuar Trump dhe ngritur figuren e Biden nuk e kupton dot cfare po ndodh qe sot kur ekonomia eshte me mire se kurre Biden ka popullaritetin me Te ulet se cdo president. Keshtu eshte kur genjen me vite resht nuk Te beson njeri edhe kur thua te verteten. Amerika net pervec idioteve nuk e shohim me CNN apo MSM qe eshte njesoj si ky rrjet disinformimi. Fundi do ju vije shume shpejt. Imagjinoni kur Trump media te filloje aktivitetin ne pranvere dhe te marri te pakten 30 millions nga 80 miljone ndjekesit e Trump ne Twitter . Idiotet e MSM dhe hajdutet e votave do corientohen dhe focusohen tek Trump jo tek problemet e Amerikaneve dhe pershpejtojne renien spetakolare Te rregjimit te demokrateve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje