Mundësia e fundit për një vendimmarrje mbi procesin e zgjerimit për vitin 2021, janë dy takimet që do të zhvillohen më 14 dhjetor kur mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe më 16 – 17 dhjetor kur mblidhet Këshilli Evropian.
Në agjendën e takimit më 14 dhjetor një ndër çështjet që do të bisedohet është edhe zhvillimi i Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme i paraprin takimit të Këshillit Evropian, i cili do të mbahet 16 Dhjetor 2021 me prezencën e Krerëve të Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Të dy këto takime të institucioneve të BE-së janë tepër të rëndësishme për vendimmarrjen mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë. Bullgaria është shprehur se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, Sofja ka shprehur dakordësinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Prit gomar te mbije bar.
NJe Pyetje per Qeverine Rama -3,si dhe per Politikanet e BE-s:Po sikur Bllokimi i Bullgarise te behet si Vetoja Greket per C´eshtjen e Emrit????????Veto qe zgjati me shume se 20-te vite????????MOs valle do te prese Shqiperia sa te Zgjidhe Problemet Maqedonia????Bukur Europe qe kemi…..po Diplomacia Shqipetare ku eshte??????????
Ç’është kjo “agjendë”? Shkruhet axhendë. Kush është redaktor këtu, ndonjë malok?