Studentit të shkollës fetare i dështon atentati në manastir, 12 të lënduar

13 Dhjetor 2021, 22:00Bota TEMA

Një adoleshent rus aktivizoi një mjet shpërthyes në një shkollë ortodokse pranë një manastiri jashtë Moskës, duke plagosur një numër të madh njerëzish.

Ministria e Brendshme deklaron se një 18-vjeçar, i diplomuar në shkollën në Serpukhov, u përpoq të hidhte veten në erë. Autori ka mbijetuar, ndërkohë që 12 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një burim të thoshte se armiqësia e adoleshentit ndaj mësuesve dhe nxënësve në shkollë mund të ketë motivuar sulmin.

Një tjetër burim i tha agjencisë së lajmeve Tass se ish-studenti i shkollës së mesme po planifikonte një sulm gjatë lutjeve të mëngjesit, por pajisja e tij shpërtheu në hyrje të manastirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje