Fatos Lubonja merr në mbrojtje Lefter Kokën: Të keqen e ka nga Rama, mos dëgjoni përrallat e SHBA

14 Dhjetor 2021, 18:29Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si një skenar të mundshëm ku është përfshirë dhe SPAK.

Në një intervistë për “Neës24”, Lubonja thotë se në këtë skemë mund të jetë përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

Lubonja shtron pyetjen nëse janë vërtetë amerikanët që ushtrojnë presion për drejtësinë, apo është kryeministri Rama pas kësaj historie.

“Ajo që duan njerëzit të dinë është kjo është një drejtësi e pavarur që vepron apo një drejtësi me skenar të përgatitur ku ndonjëherë skenari të del edhe jashtë parashikimeve. Mendoj që është më afër idesë së skenarëve se sa të një drejtësie të pavarur.

Lexova më parë se prokurori i Elbasanit gënjeu publikisht me historinë  e manipulimit përpara zgjedhjeve. Ky njeri është bërë prokuror i SPAK dhe për mua mjafton që nesër të përdoret nga Rilindja për goditjet e veta. Pra nuk kam besim te SPAK.

Thuhet se janë amerikanët që bëjnë presione andej, pastaj janë faktet që ulërasin dhe njerëzit duhet të dinë rreth fakteve… Pra çfarë do të bëjë SPAK? Di që historia ka filluar para disa kohësh… Pas zërave që dolën se Lefter Koka ishte shpallur non-grata, por më pas u tha se nuk është e vërtetë.

Ai shpalli ikjen në mënyrë të çuditshme. Unë ngre pyetjen, nëse ky kryeministri jonë që i di të gjitha këta që shpallen non-grata, ky është në regji bashkë me amerikanët , apo amerikanët janë të pavarur!? Apo është kryeministri regjisori pas kësaj historie? Këtë nuk e dimë akoma. Pra kemi dyshime shumë të mëdha…

Të mos harrojmë edhe skemën ku Rama bashkë me Lefterin telefonin Nasip Naçon për të marrë në gjirin e Rilindjes… Tani të gjitha këto të bëjnë të mendosh për një skenar për interesat e veta kush është më i dobëti hiqet qafe dhe të tjerët vazhdojnë lojën” – u shpreh Lubonja.

I pyetur nëse këto hetime mund të shtrihen edhe më tej, Lubonja shprehet se ka pak shpresa që të ndodhë. Sipas tij, angazhimi i SHBA-së për pastrimin e politikës nga të korruptuarit, është një përrallë.

“Po filloi të tërhiqet, atëherë nuk ngelet më gjë…Ne e dimë shumë mirë se si janë lidhjet. 17 firma që ka marrë brenda një dite ajo çështja e inceneratorëve nuk mund të kalojë kështu.  Shqipëria është e vogël, por problemi është te provat…

Unë besoj se nuk do të ketë shtrirje. Projekti që shpresojnë disa se amerikanët kanë marrë pastrimin e Shqipërisë nga politika e korruptuar është një përrallë. Bëhet propagandë, gjendet ndonjë kokë turku sepse të pastrosh Shqipërinë nga ky sistem mua më duket shumë e vështirë. Pra figurativisht shqiptarët kanë vendosur ta zhdukin ndryshe Shqipërinë, duke ikur vetë” – tha Lubonja.

14 komente në “Fatos Lubonja merr në mbrojtje Lefter Kokën: Të keqen e ka nga Rama, mos dëgjoni përrallat e SHBA”

  1. sapa says:

    Ore pleher?pse prekrah te korruptuarit o qelbesire?

  2. 1 says:

    Ketij i ka hyre Edi Rama ne bark.E cben smira

    1. ben says:

      Jo vetem kaq, por kam pershtypjen se i kane bere ndonje gje kur ka qene ne burg se ndryshe nuk ka se si spjegohen gomarlleqet qe flet.
      Komentet e ketij njeriu asnjehere nuk i shoh dhe nuk do ti shoh ndonjehere, pasi nje individ qe del si deshmitar ne gjygjin kunder babait te vet eshte nje i mbaruar, qe nuk meriton te quhet njeri.
      Per mua, ashtu si edhe per te gjithe njerezit normale, babai im do mbetet ne kujtesen time perjete si ai burre qe me rriti dhe me edukoi, qe te behem nje qytetar i denje i popullit tim. Eshte ai njeri qe me mesoi se si si te dalloj te miren nga e keqja, qe me tregoi rrugen e burrerimit, se si, nen shembullin e tij, te krijoj nje familje me baze dhe si te rris femijet e mij.
      Baballaret tane, njesoj si nenat, jane te vetmit persona ne jetet tona qe na kane dhene cdo gje per gratis dhe ne kemi detyrimin qe ti respektojme deri ne ditet tona te fundit.
      Mjafton vetem ky fakt per te perbuzur Fatos Lubonjen si nje individ pa asnje vlere njerezore dhe ato qe thote ti injorosh plotesisht.

    2. blendi ...ziu says:

      Une do te thosha si i ka mbetur Rama ne GRYKE, sa fillon te flase , i del …RAMA ?!!!

  3. mjerimi says:

    Mire ,baben se ka se e futi ne burg me duart e veta dhe familjaret i ka debile si vetja,po ndonje shok a mik nuk paska ky trangulli qe ti flase se eshte bere per te flakur ne impiantin e pastrimit te ujrave te zeza.Le koqen e namit o anale-ist

  4. Drejtesia says:

    Inati qe ke ndaj Rames te ka erresuar aresyen.Je bere i neveritur per miletin.Do te na beje nder te shikoje punen e te luash domino.

  5. Balo says:

    Ore Fatos, po bën që t’i themi marshallah Enver Hoxhës more që të shkërdheu familjarisht!
    Pse ore gallof dëgjon ata homot italianë që ke miq për amerikanët..?.
    Amerika u ngop së qiri në Itali ore,dhe tani italianët i urrejnë..po ti çfarë ke ..të ha bytha prapë!???
    T’a bëjnë më keq se Enveri ata po hë…kruaju ti kruaju..
    Bythëqirë!

    1. realist says:

      Po ç’hyjne italianet ne kete muhabet , more balo cari ? Po Andi Bushatin kush e meson , italianet apo francezet ? Se te njejten urrejtje kane te dy per Ramen . Kur na qenka ngopur se qiri , Amerika ne Itali ? Ti qenke hajvan e debil , more i shkrete . Nuk late shtet e popull pa share e ofenduar , shaj Greqine , Serbine , Rusine , Francen e tani edhe Italine . E kush ? Albanezet , me injorantet e rruzullit tokesor .

  6. I cmenduri fatos says:

    Ky Fatosi ka shkare, nuk duhet nxjerre neper ekrane. Or bole, po ke fakte thuaji, mos beje insinuata. Vetem ne shqiperi flitet ne kete menyre. Helmojne mjedisin per inate personale.

  7. Ah Enver zgjohu edhe nje here ?’ says:

    Tosi i Todit….!

  8. Muli Noka says:

    Ky dhe Andi jane si ata buburecat qe ushqehen me jashtshqitje.

  9. 19 says:

    Po si ka mundedisi te behet njeriu kaq kurv mor se ska doktor te ma,shpjegoj mor burgaxhi ordiner ti te shkelje me kembe ne kohe te enverit mor bajge .po ta paskan bo paq qe te kan cu ne burge .mir pusht spiun burgjesh le alamet gruje te vinte neper burgje e shkreta dhe ti pler e braktise per nje cop kurve .yt turi derr

  10. Astrit says:

    Pse e merni seriozisht fatosin e partise, mosha ben te veten!

  11. qytetar says:

    Njeriu …ne qofte se mund te quhej njeri….
    …me i ndyte ne vendin tone.c

    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje