Policia ka arrestuar ish-deputetin e LSI-së e PS dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
SPAK konfirmoi se së bashku më Kokën janë arrestuar edhe shtetasit Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, shefat e dy prej kompanive që kanë përfituar nga kontratat me Partneritet Publik-Privat të inceneratorëve. Të tre këtyre shtetasve u janë vendosur edhe sekuestro preventive mbi kompanitë e tyre.
Lefter Koka është një emër i njohur në oborret politike. Në vitin 2003-2007 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit çka shënoi edhe fillimin e aktivitetit politik.
Në vitin 2009 ai u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Durrësit nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më pas për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2013.
Nga mandati i deputetit, Koka kaloi në tryezën e kabinetit qeveritar duke u emëruar ministër i Mjedisit.
Lefter Koka u rizgjodh deputet në vitin 2017 dhe nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati i tij në vitin 2019 kur subjekti politik ku aderonte, LSI, dogji mandatet parlamentare si aksion politik.
Pas vitit 2019, Koka u bashkua me Partinë Socialiste dhe rikandioi për herë të katërt në qarkun e Durrësit. Ai ishte deputeti i dytë më i votuar në këtë qark pas Edi Ramës duke marrë 9609 vota.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Koka dha dorëheqjen nga mandati nën argumentin se cikli i tij politik u mbyll.
Në SPAK, Lefter Kokën e paditi forca politike ku militonte në fillim, Lëvizja Socialiste për Integrim për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Çështja e inceneratorëve ka të paktën dy vite që përflitet, ndërsa SPAK ka nisur hetimet pas disa kallëzimeve të depozituara nga dy partitë e opozitës, PD dhe LSI. Në Kuvend është ngritur gjithashtu një Komision Hetimor për këtë rast, i kërkuar nga Partia Demokratike dhe drejtohet nga Jorida Tabaku.
Hqte kemben zvarre. Edhe ne koke te te tjereve.
Heqte këmbën zvarrë për të tjerët!
Urime!!!
Per hajer e me kembe te mbare!
Kush eshte Alqi?
tani Alqi me Armandon e kane rradhen d.m.th.
Nuk kam ndonje afinitet per te majten e pushtetaret apo ish pushtetaret e saj, por nuk po shoh ndonje arrestim te hajduteve e te korruptuarvw nga e djathta te cilet ne vite e kane vjedhur me spal kete vend,per emra nuk kemi kohe se jane me dhjetra ministra,drejtore,shefa etj.Do te beheni te besueshem kur te shohin ne pranga kete soj skote.
Nje mik nga haga-keshtu i do mushka drute, thote nje fjale e vjeter. Ne se do arrestoheshin individe vetem nga opozita, do fillonin ata te ulerinin se jane arrestuar pasi jane kundershtare politike. Viktimizimi i ketyre do i ulte vlerat e pastrimit te politikes shqiptare prej plehrave.
Shume me mire qe PS-ja filloi pastrimin nga krahu i tyre. Sodoqofte, per te qene plotesisht i drejte, Lefter Koka nuk ka qene as socialist, as demokrat dhe as LSI-st. Ai eshte pjese e familjes kriminale Koka, qe njihet shume mire ne Durres, sidomos per gjobat qe u vinte tregetareve ne 97-ten kur shteti pushoi se ekzistuari.
Lefteri ishte krimineli me kollare qe perfaqesonte kete familje ne sferat e politikes, njesoj si mafjozet italiane apo ato amerikane qe kishin ne perberje te grupeve te tyre ato me kobure dhe ato me kollare, por qe te dyja grupet plotesonin njeri tjetrin per qellimin kryesor, ate te vjedhjes.
Lefteri u vesh me kostum e kollare duke u fshehur pas nje dipllome fallco te marre ne Maqedoni, por qe kurre nuk e ngriti ate mbi nivelin medioker te nje injoranti provincial.
Jo more. As I majte as i djathte ama nje deputet ia shkuli opozites dhe ja dha kumanarit. Plus nje ne Berat me Nasipin. Hiç sme vjen keq se LSI stat ( kokat) plehra jane ama mos na beni per budallenj. E mbylli ciklin ky. Kur e kuptoi pas zgjedhjeve? Apo pasi e perdori Psikorama i tregoi ça e priste . Dhe pastaj per Zoton e lukuni u ngrit e gjithe qeveria e ne nje dite miratuan 17 leje. Si thua ti vetem Teri i beri?
Dihej e pritej… Ky eshte vetem fillimi.
Një plehrë më pak…
Hajde i shalla shume shpejt edhe Edi Rama Turku Erdogani Sali Vrasi ilir hajduti dhe Lulzim hajduti rrofte Amerika rrofte Shqiprija ??????????????????
Janpra, ish deputetet dhe ish ministrat jane peshqit. Gjuetia ka nis. Nje nga nje po i bjen grepit. Bravo SPAK.
MOS PRIT NGA E DJATHTA TE ARESTOHEN SE DREJTESIA VEHTE ESHTE E DJATHTE DHE TE ARESTOHEN NGA E DJATHTA JANE ME RRADHE GJITHE GJYKATESIT ME GJIN GJONIN ME I VOGLI DHE PASTAJ BERISHA ,META ,BASHA ,VASILI,RULI ETJ
Në fakt duhej te fillonte nga Edvini, Luli, Meta dhe Saleh El Berilhalesha. Pastaj te arrinte tek qimexunkthi pordhëmadh I Durrësit. Mgjth lajm I mirë është nëse është I vërtetë. Këmbën zvarre sidomos Ahmetaj dhe Tualetin, Rulin dhe Boden të cilët duhet të “zhvishen” nga miliardat e fshehura që të gjallërohet pak ekonomia. Pastaj Benet Becët dhe Agollët e fondeve. Ed Shalsin e qumshtit te staneve lereni per me vone.
Mbas ketij plehu duhet klabur edhe Gjushi i Durresit qe ne 10 vjet kryetar bashkie shkaterroi qytetin 3000 vjecar.
Por edhe plehra te tjere si Gjiknuri Ahmetaj Beqja Rama &Co
Po ndonje te djathte , o Tau , apo flasim sipas tifozllikut .
po per Kodervilen ne Durres tek currilat ku u shpenzuan 1miliard leke per pyllezim dhe sistemim kodre dhe gjithe investimi ishte fallco dhe perfundoi ne det kush do jape llogari. Shkoni shiheni kodervilen qe si ka mbetur nami dhe nishani 1 miliard lekeve qe shkuan kot dhe currilat mbushen me balte cdo dite shiu. kush ishte minister qe firmosi ate tender famekeq. Po ndertimet ne det tek vollga me cfare lekesh u bene dhe kujt i mori leje per te prishur hapsiren publike ky njeri qe zaptoi dhe detin sikur ishte zeusi i Durrsit duke u zene pamjen e detit pallateve dhe qytetareve qe bejne xhiron e dites. Mallkimi i mijra qytetareve per kete bllokim te detit rafte mbi te.
Titulli eshte komplet gabim , mer nje korigjim ……jo arestuar nga SPAK ministri Lefter Koka , por arestohet nga SPAK hajduti Lefter Koka ….gjithsesi nese doni ju zoterinjte e SPAK te gjeni rrenjet e kancerit duhet te arestonit njehere Ilir Meten dhe Kryemadhin , pastaj kete lamashin ….nejse , keni ngateruar radhen ….presim ….vec gjarperi goditet ne kok dhe jo ne bisht …
Po Saliu, SPAK? SPAK? SPAK!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Duhej te fillonte nga maja e korrupsionit dhe trafiqeve nga ed’vini,ahmetaj,lali pleri,ilir muta,sali krimineli,lulzim 260 miljonshi dhe toyota yaris,fatos nano,genc rruli nje super’hajdut i parase se shtetit,shaban udb memia qe ka shitur mbi 680.000 legalizime,ritvan bullgar bode per korrupsion galopant,je’min gjana per korrupsion etj.Kur tu qihen rrobt ketyre,atehere frymon lirshem vendi.Mero mos censuro,sipas fuqise kriminale jane rénditur.
Strategjia eshte e qarte, do hyjne te paret te korruptuarit e atyre qe jane ne qeveri ose jane pjese e PS dhe pastaj krimineli Sali,Meta etj. Per ti mbyllur ate goje hale qe kane dhe thone qe drejtesia eshte marre nga Edi apo dikush tjeter. Shpresojme qe SPAK te vazhdoje me te gjithe qelbesirat e plitikanet e korruptuar. Rrofte Shqiperia, poshte te shiturit e te korruptuarit!
Edvini me erjonin,ahmetajn,gjiknurin,genc rrulin,ritvan boden,lulzim bashen,saliun,ilirin,fatos nanon,shaban memine e serbeve,ben blushin etj,duhet te jene ne burg,ehe,harrova shkerdhenin i cili eshte nona e aferave korruptive bashke me ate budallain 2 m qe ikte si frikacak nga policia ai debili sehit dollapaj
Mero dhe ekipi i juaj – kam respekt per gazeten e juaj, por na jepni ju lutem kriteret qe ne duhet te plotesojme per ju kur japim opinione e komente, sepse edhe ne harxhojme kohen tone. Po jam dakort per shkrime jo etike e banale, pa nje vlere argumentuese, qe nuk i sherben kolektivitetit te shqiptareve te ndershem, por ama ju lutem mos na i refuzoni komentet. Ne nuk bejme politike, por mundohemi ti vijne ne ndihme popullit por edhe gazetave me informacione. Pune te mbare.
Te gjithe kryebashkiaket e Durresit nga viti 1992 deri ne 2018 duhet te arrestohen per katasrofen qe i kane sjelle zones se Plazhit te ketij qyteti duke e betonizuar deri tek vija e ujit te Detit. Ato miliona dollare qe kane bere keto kryebashkiake me anen e korrupsionit duhet tju konfiskohet . Me duket se filloj renja e pare e gurit te dominos
Behet fjale vetem per incerenatorin e Elbasanit.
Te hetohet dhe ai i Fierit me kontratën e Tiranes,qe eshte i njejti pronar Klodian Zoto,i bie te arrestohet gjysmën e Qeverise Rama.