Nga Astrit Patozi
Kur u thoja qysh në nisje të sherrit se nuk kishin rrugë tjetër, veçse të ndaheshin, më shikonin të çuditur, të mërzitur dhe me mosbesim.
Më normalët mendonin se e kisha nga inati për atë që na bënë vite të shkuara, kur bashkëpronarët e partisë ndodheshin në kulmin e dashurisë midis tyre. Në fjalorin e ri të “foltores” ajo ngjarje konsiderohet tashmë si ekzekutim politik në pusi.
Ata më budallenjtë vazhdonin tē më quanin armik të Partisë Demokratike, ndonëse udhëheqësit e tyre na kishin rehabilituar, madje na kishin kërkuar falje dhe ndihmë. Sipas meje, jo si reflektim, por si një nevojë për të kaluar lumin.
Dhe koha më dha sërish të drejtë. Sepse në fillim dështuan të arrijnë një marrëveshje, kur me sa duket u pa qartë se besëpreri i përjetshëm dhe besëmbajturi i pranuar pa vërtetim nuk mund të bashkëjetonin më nën të njëjtën çati.
Pastaj shmangën në mënyrë hileqare betejën normale në një Kuvend, ku duhej të ndanin me votë shumicën nga pakica. Atë që socialistët e kishin bërë 22 vjet më parë, kur u gjendën në të njëjtin hall, por që e kapërcyen, gjithësesi, me përgjegjshmëri politike, pavarësisht nga motivet.
Duke na treguar se ishin shndërruar realisht në dy parti të ndryshme, me interesa, objektiva, strategji dhe me pritshmëri të pangjashme nga njëra-tjetra.
Ndaj edhe nuk çuditem fare nga këto zhvillimet dramatike dhe qesharake në selinë e SHQUP-it, sepse nuk e them dot që është e Partisë Demokratike, nga frika se ata mund të fillojnë e të zihen prapë nga e para për pronësinë e siglës.
Ke shumë të drejtë, Tozi. Ti ishe i pari në Shqipëri dhe në Europë që e kuptove që këta ishin legena që ditën që të kapën për zhelesh e të qitën jashtë.
Në fakt, ti thellë-thellë e ke ditur që këta të dy, bashkë me “çetat vullnetare” respektive ishin legena që kur ishe ushtar besnik dhe deputet i Sali Berishës dhe shok ideali i Lulzim Bashës. Por edhe ti si shoku Sali kur ishte ushtar besnik i Partisë së Punës, tjetër mendoje e tjetër flisje se nuk ishe njeri i lirë dhe me dinjitet.
Edhe Saliu mosha jote ishte afërsisht kur vendosi me guxim heroiko-demokratik të shpallej njeri i lirë dhe me dinjitet dhe të lëpinte ç’kishte pështyrë gjithë jetën.
Tani qe te kane perzene te kujtohet se cfare mund te kesh menduar per ta, sepse per te thene te verteten … nuk ke hapur kurre goje e as ngritur karton kunder.