Pas dështimit të studimeve në Francë dhe Belgjikë dhe heqjes nga puna si kancelar në legatën shqiptare në Bruksel, Enver Hoxha kthehet në Shqipëri.
I riu Hoxha nis “karrierën” e re në vend: atë të oratorit nëpër varrime, kryesisht të patriotëve. Paralelisht punonte edhe si kamerier. Kështu shkruhet në librin e rrallë për Enver Hoxhën nga autori francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber, nga i cili gazeta “Panorama” ka përkthyer pjesët më interesante nga jeta rinore e atij që do të bëhej diktatori i ardhshëm i Shqipërisë.
(Vijon nga numrat e kaluar”
Autori radhit edhe një sërë çudish lidhur me Hoxhën, siç është marrja në mënyrë të papritur e një diplome për Tregti si dhe shndërrimi i tij në një biznesmen. “Në fakt, shoku Enver që nuk i kishte harruar kafenetë e Parisit dhe Brukselit bëhet pronari i kafene “Florës”, në qendër të Tiranës. E vetmja fotografi e marrë në këtë vend dhe që përdorej nga historianët është e retushuar. Aty është fshirë cigarja që Enveri mbante në buzë me një buzëqeshje narcistike”, shkruan Schreiber, duke vijuar më pas me infiltrimin e Hoxhës në grupet komuniste, ku edhe u dashurua me femrën që do të bëhej gruaja e tij e ardhshme, Nexhmije Xhunglini. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj lidhjeje, duhet të lexoni deri në fund…
Më në fund Enver Hoxha gjen një punë, por është i keqpaguar, pasi vazhdon të paguhet me orë, në pritje të një emërimi që nuk bëhet për shkak të mungesës së diplomës. Enveri shprehet i lumtur që u kthye në Korçë. Gjatë orëve të mësimit ai diskuton shumë me nxënësit dhe u jep shumë rëndësi debateve, duke evituar çështjet politike. Sipas vajzës së ish-mësuesit të tij, André Brégeault: Enveri, adoleshenti i turpshëm, tashmë është bërë krenar dhe i painteresuar për çështjet politike dhe të ndryshme nga mjedisi që e rrethon. Shtëpia e prindërve të zonjës Brégeault është e hapur për të, edhe pse bisedat fillojnë të bëhen pak agresive. “Ju do të përfundoni në minierat e Siberisë. Ja çfarë fituat me bolshevikët”, i thoshte Brégeault. Hoxha iu përgjigj aty për aty: “Proletariati do triumfojë. Borgjezët do shtypen. Populli do marrë pushtetin”. Shpesh profesori dhe ish-nxënësi arrinin të shkëmbenin dhe fjalë fyese. Në rastin e Enverit, këto zënka nuk e pengonin që të përdorte gardërobën e profesorit.
Ai përdor rrobat e tij dhe, nëpër restorante, lë faturat në emrin e profesor Brégeault. Do të duhej që profesori me gjithë familjen të ikte me pushime në Francë që Enveri ta kthente shtëpinë në një vend klandestin të takimeve politike, edhe pse kishte premtuar se nuk do të vinte më këmbë. I bukur dhe elegant, 29 vjeçari Hoxha, i cili kishte jetuar disa vite jashtë dhe fliste një frëngjishte të përkryer, vazhdonte jetën e dyfishtë: jeta legale në Liceun e Korçës dhe jeta ilegale si revolucionar. Më pas, në pastiçerinë e Koçi Bakos, ai futet në grupin komunist “Puna” dhe aty takohet me Miha Lakon dhe Pilo Peristerin. Hoxha caktohet që të flasë për idetë e tij me profesorët dhe nxënësit e Liceut. Dhe ja më në fund, bisedat e gjata me mikun francez, Marselin, i sollën frytet.
(Marseli ishte miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës, militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Pasi e bëri vetë mik, Hoxha shkëputi marrëdhëniet intime dhe shoqërinë me Luizën). E ndërsa intelektualët e Europës Lindore përgatiten të jenë nën tutelën e sovjetikëve për marrjen e pushtetit në Europën Qendrore dhe ballkanike, Hoxha zgjodhi politikën “frontiste”. Gjatë mbledhjeve, ai ishte për krijimin e një bashkimi të gjerë. Komunizmi i Hoxhës nuk është ai i linjës së ashpër. Hoxha e konsideron revolucionin si lëvizje sociale, do që ta ngrejë edhe në anë nacionale, që ta bëjë vendin e tij një shtet modern. Përpjekjet e Hoxhës i sjellin frytet në vitin 1938 gjatë zgjedhjeve vendore në Korçë, ku miqtë e tij dolën fitimtarë. Por Hoxha ngelet ende një njeri në hije, ose më saktë ai nuk i deklaron hapur idetë e tija. Duke nisur nga ky moment, duhet thënë se ish-studenti bohem i Parisit, kancelari i Brukselit, bën zgjedhjen e tij.
Të flasësh për lidhjen e tij me marksizmin është gabim. Pasi kishte dështuar me projektet e tij për shkollim, ai e përdori komunizmin për të ardhur në pushtet. Mund të konstatonim se ky njeri i ardhur nga një familje e mirë nuk ka asnjë lidhje me proletariatin. Që në Lice ai shihej si një yll, e më pas bën të njëjtën gjë duke përdorur dijet e tij në letërsinë dhe historinë frënge, duke qenë si sfond i mitologjisë revolucionare. Viti 1938 do të mbetet si viti tranzitor në biografinë e tij, kur ai bënte plane për marrjen e pushtetit si gjë të mundshme, kur shumë ngjarje nisën të rridhnin si në Shqipëri, ashtu dhe në mbarë Europën. Enveri vazhdonte të jepte mësim në Lice, duke vazhduar afrimin me grupet komuniste. Me ndihmën e britanikëve, Abaz Kupi krijoi në Beograd “Frontin e bashkuar të shqiptarëve anti-italianë”. Në fillim anti-zogist, ai do të lidhet me monarkun e larguar në Londër, për t’u bërë më pas armik i betuar i Hoxhës.
Në atë moment, Jugosllavia kishte nisur të interesohej për fqinjët e saj. Në atë kohë, Titoja që jetonte në mënyrë klandestine, dërgon në Shqipëri dy nga të besuarit e tij për të organizuar lëvizjen komuniste. Më në fund, emisarët hyjnë në kontakt me Hoxhën, pas shumë peripecive. Më 28 Nëntor 1939, shënon dhe nisjen e karrierës së tij politike. Atë ditë, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, zhvillohej në Korçë një manifestim anti-fashist. Hoxha, i njohur nga mësuesit dhe nxënësit, është në krye të këtij manifestimi. Autoritetet nuk do të vonojnë të marrin vendimin për largimin e tij nga puna. Sërish i papunë, Enveri u bë një “ushtar i partisë”. Ndërkohë që nuk ka një, por tri grupe komuniste, ku ai i Korçës konsiderohej si më i rëndësishmi. Në fillim të viteve 1940, vendoset që Enveri të dërgohej në kryeqytet. Aty duhet të gjente një mbulim legal, që më pas t’i jepej mundësia e krijimit të një partie të vërtetë komuniste.
Shumë veta do të habiteshin me Hoxhën për zgjedhjen e profesionit. Ai merr një diplomë për Tregti (më në fund një diplomë…). Në fakt, shoku Enver që nuk i kishte harruar kafenetë e Parisit dhe Brukselit bëhet pronari i kafene “Florës”, në qendër të Tiranës. E vetmja fotografi e marrë në këtë vend dhe që përdorej nga historianët është e retushuar. Aty është fshirë cigarja që Enveri mbante në buzë me një buzëqeshje narcistike. Përveç cilësive të padiskutueshme të këtij njeriu, mund të shtojmë edhe atë të një personi që kishte sensin e realitetit. Ai ishte i përgjegjshëm se grupet komuniste duhet të bashkoheshin. Mund të themi se ai kishte dëshirë që të merrte përgjegjësi. Ai e kuptoi se ishte momenti më i mirë për të reaguar dhe për të luajtur oportunistin. Falë përpjekjeve të tij, pas shumë javësh, grupi i Korçës dhe i Shkodrës nisën të bashkëpunonin.
Pas shumë konsultimesh të grupimeve të ndryshme në 8 nëntor 1941 u mblodhën në një shtëpi në rrethinat e Tiranës. Takimi do të zgjasë një javë dhe aty marrin pjesë dhe dy delegatë të Partisë Komuniste jugosllave, Miladin Popoviç dhe Dushan Mogusha, i cili është me origjinë nga Kosova. Këta do të luanin një rol të rëndësishëm në bashkimin e gupeve komuniste. Vendimet e para të kësaj konference ishin propozuar nga Jugosllavia. Pas përfundimit të debateve dhe pas njohjes formale nga KOMINTERN-i u zgjodh dhe drejtimi provizor i partisë së re, e cila përbëhej nga Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Nako Spiru, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Liri Gega, Bedri Spahiu, Kadri Hoxha. Në mes të drejtuesve janë përfaqësuesit e Korçës dhe të Shkodrës, ndërsa të rinjtë e Tiranës nuk u përfshinë. Ndryshe nga ç’pohon historiografia komuniste, Hoxha nuk u zgjodh në krye të Komitetit Qendror. Por si sekretar i Tiranës dhe shef i partisë të kryeqytetit, atij iu besua detyra e koordinatorit për organizimin e Partisë Komuniste.
Më pas u vendos dhe krijimi i një organizate rinie dhe mes drejtuesve të saj ndodhej dhe Nexhmie Xhunglini, e cila do të bëhej gruaja e ardhshme e Hoxhës. Në prill të vitit 1942, Hoxha dhe disa drejtues vendosin të nisin një spastrim kundër elementëve fraksionistë. Disa anëtarë të Komitetit të parë Qendror, Mehmet Shehu në veçanti, të alarmuar nga ngjarjet, duan që këto spastrime të nisin sa më shpejt. Në këtë mënyrë, Hoxha e konsolidoi pozitën e tij në gjirin e partisë dhe dëshiron të mbledhë të gjitha forcat në vend dhe, më 16 shtator 1942, në Pezë, krijon komitetin për çlirimin kombëtar. Përveç komunistëve, në këtë takim është edhe Abaz Kupi e disa drejtues të Veriut.
Por konferenca u quajt e dështuar, pasi në të nuk morën pjesë shumë grupe antifashiste, me frikën se mos përfshiheshin me komunistët. Ndërkohë, forcat ushtarake shqiptare merrnin ndihma nga britanikët dhe amerikanët drejtoheshin nga Mehmet Shehu. Ndërsa komisari politik ishte Enver Hoxha, i cili shihej shpesh në shoqërinë e një gruaje të re e të bukur me të cilën është i lidhur. Zyrtarisht Nexhmija përfaqëson Organizatën e rinisë komuniste, por ndodh që Enveri i kërkon mendim për vendimet që duhet të marrë lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të partisë. Jeta e tyre është një romantizëm revolucionar i fshehur në pyll, ata ndryshojnë thuajse çdo javë vendndodhje. Mbajtja e një lidhjeje dashurie mes luftëtarëve dhe celulat klandestine paraqesin shumë vështirësi.
Ndërkohë, interesi i Jugosllavisë për çështjen shqiptare është i dukshëm. Mungesa e bashkëpunimit të forcave rezistente ishte në favor të tyre: nëse grupet komuniste dominojnë në jug, mbështetësit e Mbretërisë janë në qendër të vendit, ndërsa republikanët në veri. Ndërsa njerëzit e Titos donin të pengonin bashkimin me Kosovën, në pjesën më të madhe e populluar nga shqiptarë, të ndahet nga Jugosllavia. E ndërsa lufta ishte drejt fundit, për Hoxhën kishte ardhur momenti i përshtatshëm për marrjen e pushtetit. Ai krijon strukturat e reja të partisë sipas modelit marksist-leninist. Kështu, më 8 gusht 1944, mblidhet Kongresi i rinisë.
Raporti u paraqit nga Nexhmije Hoxha, e cila prej disa ditësh ishte bërë gruaja e Enverit. Ceremonia e martesës ishte bërë në praninë e një numri të kufizuar njerëzish, mes të cilëve ishin Nako Spiru, Alqi Kondi, Tasi Mitrushi dhe Ramiz Alia, i cili në atë kohë ishte 19 vjeç. “Këtë njeri me trup të imët, por me fjalë që i kanë peshë, ne e njohim prej kohësh. Shokët Nako dhe Nexhmije më kishin folur me shumë respekt për të. Ai ishte njeri i pjekur dhe kishte një vizion të qartë të gjërave.
Biografi e rreme! Mehmet Shehu eshte kthyer ne nentor 1942 ne Shqiperi, nga kampi i luftetareve te Spnjes ne France. Dhe kur u kthye nuk kishte asnje rol ne partine komuniste!
Teresisht i pasakte. 1-Abaz kupi u rekrutua ne stamboll nga englezet dhe jo ne beograd.Mehmeti nuk ka qene ne fillimet e 1942 ne pksh.Po erdhi nga ai lampi i frances,por se pari si agjent italian dhe me nderhyrje e mbretit te italise,sic thote nje bashkepuntor i tij i kohes ,edhe ky i denuar vec te tjereve edhe si agjent italian.Ne Kemp eshte rekrutuar nga englezet,kur u bene bisedimet per krimin nga lampi.kampi administrohet nga englezet.3-pranohet qe titoja ka prure njohjen e PKSHnga kominterni.Ne fakt nga Byroja Informative sepse kominterni ishte shperndare per shkak te luftes.Por nuk japin keta te diturit detyren qe kominterni dhe byroja informative i kish ngarkuar J.B.TITOS,i ngarkuar per llevizjen komuniste ne Ballkan.Kete detyre me pare e gezonte GJ.Dimitrov.Ky ishte shkaku i vertete i lidhjes se pksh me pkj.4.Nuk i dergoi tito ne shqiperi M.popovicin dhe Dushan Mugoshen.ata ishin te burgosur nga italiane ne burgu e peqinit.Miladini ishte kryetar i pkjugosllave per kosoven.Ndaj u konsiderua rruga me e pershtzteshme per organizimin e PKSh per shkak te pervoje se punes,si dhe per njohjen e pksh nga byroja informative.Te dhenat nga kosova i prune kosovaret qe ishin ne Grupet komuniste ne shqiperi,kryesisht ne ate te shkodres.U ra dakord me M.Pezen per tu sulmuar burgu i peqinit dhe dy jugosllavet u liruan.Pra nuk i dergoi titoja,ata ishin ketu dhe u autorizuan nga tito per te “ndihmuar”.Te vertetat duhen thene pa u shtremberuar.E fundit,keta autore i paskan mbajtur pishen enverit edhe se cbente ne pyll?A mund te ne thone se sa here dhiste enveri gjate luftes ne pyll?
Vetem qeshe e ngjeshe ky liber ! Asnje saktesi; mire ato qe s’kemi jetuar dhe mund te genjehemi, po ato qe kemi jetuar ?!
Roman “i bukur”. Nuk ka patur mundesi qe ta dinte gjithe historine e Enverit kur jetonte ne Korçe.
1) Enveri ishte mik me Esat Dishnicen dhe ishte ky i fundit qe e subvencionte.
2() Enveri nuk ka qene asnjehere pronar, sepse nuk kishte breke ne b…. Ne Tirane nuk ka ekzistuar pastiçeri “FLORA”, por libraria me emer te tille dhe pronar ka qene Esat Dishnica. Per ta mbrojtur e paraqisnin si “te fejuarin” e motres se tij, Melit (ajo me vone ishte partizane). Kjo librari ka qene ne rrugicen qe lidhte rrugen e Dibres me Kinema 17 Nentorin (me poshte dilte tek tyrbja ne Harasaneve (ne mos gaboj) dhe me poshte tek tyrbja e Dervish Hatixhese. Tek muri i kesaj librarie ka patur edhe nje pllake perkujtimore qe e konfirmonte kete fakt.
Ishte Esat Dishnica qe e lidhi me Myslym Pezen. Me pare Emverin nuk e pir… njeri. Asnjeri ne Tirane nuk e njihte ate, por njiheshin figura te tjera te komunizmit, qe me vone u eleminuan prej tij. Per me shume detaje pyesni nipat e Esat Dishnices.
Pra historine e tij ne Shqiperi e dine me mire shqiptaret se sa ky franko-hungarez.
Une do ta pershkruaj ndryshe , tru shperlaret , ose tru pjerdhurit qe trashiguam nga kolera komuniste marrin ne mbrojtje nje nder njerezit ma te poshter te botes psikopatin , narcisist , racistin e tejskajshem , gjak piresin Shqipetare sigurisht te shokeve e popullit te vet , se te huajve u pati hanger m….tin , kjofte largu Enver Halja …bashke me Bushtren ma te madhe qe ka pare kombi yne …….
Zoti trushpelare.Komenti im bazohet ne -“Bijt e Shqipes”autor ish keshilltari englez prane Abaz Kupit,ish zv minister i jashtem i britanise,Julian Amery.-ne interviste dhene shtypit shqiptar para 3 ose 4 muajve nga miku dhe bashkepuntor i i mehmet Shehut dhe man kukaleshit,ish oficer i larte ne Ministrine e brendeshme te asaj kohe.Mund ti referohet per verifikim edhe prof dok paskal milos,si specialist i periudhe historike te kominterni.patjeter edhe nga kujtimet e veteraneve te luftes antifashiste nac.clir.qe kane jetuar,punuar,luftuar ne tirane ,ne peze dhe ne gjithe shqiperine.Lexo edhe “banda tito ,arme ne duar e luftenxitesve angloamerikane”,botim rusisht ne vitin 1951 me autor Gribanov.Ke qyfyre sa te duash per titon,madje edhe si i rekrutuar nga zyra e sherbimeve strategjine te Anglise qe rreth vitit 1935.Hidhuni,perdridhuni si te doni.Enverit ,Sa ishte gjalle i rruajtet topet.Me pas me ndihmen e atyre qe iu lepine gjithe jeten po ,e rexuat dhe zhvarroset.por edhe sikur Hidrocentralet qe kane mbetur nga veprat e asaj periudhe ti shkaterroni,historine nuk e cbeni dot,as ju,as franceze,as antarktiket.Historia nuk behet dotsipas qejfit dhe koniuktures,sidomos nga ata qe nuk e kane jetuar.Nuk eshte objekt i historise sa here qiu enveri ne france ,ne korce apo tirane,ne pyll apo mal.Ju sot po u quhen grate e motrat rrugeve,ne ekrane tv dhe beheni xheloz per enverin
Shoku shef i sigurimit fame keq te kjofte largut , per mua mjafton qe e pranon qe je tru bunker , injorant me dashje sigurish , e theksoj ju ishit edhe jeni djalli vete , per mua mjafton qe mas 90es fituam lirine me kuptimin e plote te fjales , mbasi ne 44 nuk ishte liri por pushtim sllavo komunist . Si perfundim ju jashteqitja e kombit deshtuat totalisht bashke me kjofte largun pa harruar bushtren e zeze Nexhmie ….Me pelqen jashte mase kur kolera komuniste po binte ne hale , e ju tru shperlaret kaloshi si legena me koken ulur …… ju kujtohet ??!!
Aaa harrova, çfare nuk eshte e vertete ne ato pak rreshta qe kam shkruar me siper shoku ish hetues , apo oficer i kufirit …Per gomarin qe duket i lenduar kur flitet per kjofte largun Enver
Enveri e ndertoi dhe ja u la trasshegim Shqipetareve (jo familjes se tij, me gjithe 45 viteve “diktature”).
https://www.gazetatema.net/2021/12/15/nafta-shqiptare-vdekja-e-ngadalte-e-nje-industrie-gjigante/
Shkoni futni i shurr bahces.
Vetem turizmi ne vilat, hotelet e plazhet e vjedhura do lulezoje.
Dhe qoftelargu tru peshkmelaker do merret me shezlongjet, nona do pastroje dhomat, nusja dhe motra, do bejne prostin me turistat.
Xhepat e “udheheqesve dhierokrate”, te “persekutuar” e gjykates e drogazhinj, hajdute e imorale te pas 90 do mufaten nga leket
Enveri e ndertoi dhe ja u la trasshegim Shqipetareve (jo familjes se tij, me gjithe 45 viteve “diktature”).
https://www.gazetatema.net/2021/12/15/nafta-shqiptare-vdekja-e-ngadalte-e-nje-industrie-gjigante/
Shkoni futni i shurr bahces.
Vetem turizmi ne vilat, hotelet e plazhet e vjedhura do lulezoje.
Dhe qoftelargu tru peshkmelaker do merret me shezlongjet, nona do pastroje dhomat, nusja dhe motra, do bejne prostin me turistat.
Xhepat e “udheheqesve dhierokrate”, te “persekutuar” e gjykates e drogazhinj, hajdute e imorale te pas 90 do mufaten nga leket
Per nafte ka..in, E para se kush jane tru shperlaret eshte ma se e ditur , e me sa shihet edhe ti je pjese e atyre , tru bunkereve qe kjene shkolluar ne shkollat e koleres komuniste … kur flisni per ato qe gjoja ndertoi Enveri ju tru bunkeret harroni me dashje se nje pjese e madhe u ndertuan nga gjaku i te burgosuve politike , si edhe nga puna e pa paguar e popullit skllav Shqipetare etj etj etj etj . Ne nje pike jam dakord me tu kur shikojme se si u pasuruan politikanet tane ne 30 vite , kush nuk e urren keta hajduta te pa ngopur , por perseri ju nuk deshironi te kapni ate qe eshte me shume rendesi , nga kush i trashiguam keta te pa ngopurit e mas 90es , ku kjene shkolluar , bijte e kuj jane , pra komunistat e paten edhe fatkeqesisht e kane perseri ne dore , e kjo eshte trashigimnia ma e keqe e kjofte largut Enver gjakatari ….
Enveri e ndertoi dhe ja u la trasshegim Shqipetareve (jo familjes se tij, me gjithe 45 viteve “diktature”).
https://www.gazetatema.net/2021/12/15/nafta-shqiptare-vdekja-e-ngadalte-e-nje-industrie-gjigante/
Shkoni futni i shurr bahces.
Vetem turizmi ne vilat, hotelet e plazhet e vjedhura do lulezoje.
Dhe qoftelargu tru peshkmelaker do merret me shezlongjet, nona do pastroje dhomat, nusja dhe motra, do bejne prostin me turistat.
Xhepat e “udheheqesve dhierokrate”, te “persekutuar” e gjykates e drogazhinj, hajdute e imorale te pas 90 do mufaten nga leket
Trushplaret qe besojne ne keto perralla qe shkruajne te huajte per Enver Hoxha. Enveri beri shtet e me ligje. Mos denoni Enverin por sistemin se kurre nuk do mesoni. Me gjeni nje shqiptar qe I ben biografine e shkruan libra per nje udheheqes te nje vendi tjeter. Vetem ne Shqiperi ndodh nga qe nuk lexojne besojne ne keto pacavure.
Saliu Ram berishacic 25 vjet komunist ju duket demokrat dhe Edi Rama asnjehere komunist nuk ju duket demokrat.
Lexoni o njerezzzzzzz dhe beni dallimet mjafte me antishqiptarizma.