FOTOT/ Njihuni me qenin që rikrijon fotot e Madonës dhe mbledh para për bamirësi

15 Dhjetor 2021, 10:17Lifestyle TEMA
FOTOT/ Njihuni me qenin që rikrijon fotot e Madonës dhe mbledh para

Golden Retriever Max me ndihmën e pronarit Vincent Flouret rikrijon fotot e divës pop Madonna dhe kështu mbledh para për jetimët dhe fëmijët e tjerë të cenueshëm në Malawi.

Vincent normalisht punon si fotograf i modës në Paris dhe për një kohë ai doli vullnetar në City Shelters në Los Angeles dhe fotografoi qen endacakë për t’i ndihmuar ata të gjenin një shtëpi sa më shpejt të ishte e mundur. Kur u kthye në shtëpi, ai vendosi të fillonte një projekt të ri të quajtur Maxdonna me kafshën e tij.

“Ai e sheh çdo gjë si lojë, kështu që nëse ka nevojë për një kapele, për shembull, e blej disa javë para xhirimeve dhe ndërkohë bëhet një nga lodrat e tij të preferuara. Kur vjen koha për të bërë foto, ai pozon krejt normalisht. sepse ai është mësuar me të”, tha Vincent

Pronari i Max-it e adhuron Madonën, kështu që këto foto janë një homazh.

Gjëja më e mirë e këtij projekti është se është i natyrës humanitare.

“Paratë që mbledhim duke shitur fotot i dhurohen organizatës humanitare të Madonna-s, Raising Malawi, e cila ndihmon jetimët dhe fëmijët e tjerë vulnerabël në zonë,” shtoi ai.

1 komente në “FOTOT/ Njihuni me qenin që rikrijon fotot e Madonës dhe mbledh para për bamirësi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje