Origjina e koronavirusit, në Angli besojnë se teoria e laboratorit është më e mundshme

15 Dhjetor 2021, 18:00Bota TEMA
Origjina e koronavirusit, në Angli besojnë se teoria e laboratorit

Dr. Alina Chan, e cila është e specializuar në terapinë e gjeneve dhe inxhinieri qelizore në Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology, tha se kishte gjithashtu rrezik që Covid-19 të ishte një virus i krijuar në laborator.

“Mendoj se origjina e laboratorit ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë. Tani për tani, njerëzit që dinë gjëra rreth origjinës së Covid-19 nuk ndihen të sigurt për të folur hapur. Por jetojmë në një epokë ku ka aq shumë informacion, saqë në fund do të dalë”, citohet Chan nga “The Telegraph”.

“Kemi dëgjuar nga shumë virologë të rëndësishëm se origjina e një virusi të krijuar dhe modifikuar gjenetikisht është e arsyeshme dhe këtu përfshihen edhe virologë që kanë marrë pjesë në modifikimet e virusit SARS. E dimë që ky virus ka një veçori në proteinën e tij “spike”, pa të cilën nuk do të mund të shkaktonte kurrë një pandemi. Dokumente ku propozohej modifikimi i viruseve që në vitin 2018 në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kanë publikuar që në vitin 20018. Praktikisht kemi të shkruar nga virologët se duan t’i vënë brirë kalit, ndërsa në vitin 2019 na del një njëbrirësh në Wuhan”.

Gjatë seancës në komision u kritikua edhe redaktori i revistës shkencore “Lancet”, Richard Horton, i cili botoi në vitin 2020 një artikull ku hidhte poshtë teorinë e daljes së virusit nga laboratori, duke e quajtur teori konspiracioni. Artikulli ishte shkruar nga Peter Daszak, shefi i EcoHealth, një agjenci që kishte punuar ngushtë me Institutin e Virologjisë së Wuhanit. Por u deshën 16 muaj që “Lancet” të pranonte se autori ishte në konflikt interesi.

1 komente në “Origjina e koronavirusit, në Angli besojnë se teoria e laboratorit është më e mundshme”

  1. Miku juaj says:

    Bota si duket nuk e njeh monstruozitetin kinez, kembenguljen per arritjen e qellimit, me çdo kusht. Kinezi eshte nje termus, ujet e nxehte e ruan brenda, keshtu e quan ai vete vetveten. Nji popull kaq i madh sigurisht qe nxjerr eliten e vet shume te sofistikuar dhe arrin rezultate shume te larta. Mos u çudisni kur te shihni e te degjoni gjera me te medha se covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje