Vokshi me grupin e Berishës në selinë e PD: Basha nuk është më kryetar, të largohet një orë e më parë

15 Dhjetor 2021, 15:25Politika TEMA

Albana Vokshi dhe përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas ndodhen më Selinë Blu për të mbajtur takimin e tyre të radhës.

Duke folur për mediat, zonja Vokshi por edhe Evi Kokalari  deklaruan se askush nuk do t’i ndalë që të vijojnë takimet e tyre.

Vokshi teksa konstatoi se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte, ka informuar se mbledhja me gratë e Forumit do të mbahet në katin e dytë të godinës së selisë blu.

Ajo i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Informoj deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë të Kuvendit e kanë shkarkuar unanimisht në 11 Dhjetor ai nuk është më kryetar i PD, dua ta informoj se kjo godinë e seli i takon të gjithë demokratëve nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij.

Ne nuk do ndalemi asgjë se pengon dot vullnetin e sovranit. E ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë mos e zgjasë më agoninë e tij politike

Hera e fundit që isha ka qenë mbrëmë e ka ndërruar pa asnjë njoftim, do ngjitemi në kat të dytë me mbledhjen e komisionit e për cdo vendim do ju njoftojmë”, tha Vokshi.

3 komente në “Vokshi me grupin e Berishës në selinë e PD: Basha nuk është më kryetar, të largohet një orë e më parë”

  1. Muli Noka says:

    Parate qe duhet per operacionet plastike dhe mirmbajtjen tende jane shume te medha dhe e vetmja menyre eshte korrupsioni. Si motra jote, Mona. Nje Zot e di sa lek duhen per surratin dhe b*then tuaj.

  2. qytetar says:

    Na kujton filmat me Zombi.

  3. Tirona says:

    O Bretkoce! Duro pak, ceshtjen e ke cu ne gjykate , prit sa te vendosi gjykata dhe nese te jep te drejte ta gezojsh zyren, tani per tani qendro larg asaj dere se je e perjashtuar nga nje Parti qe eshte e certifikuar nga gjykata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje