Arrestohet në Kosovë reperi i njohur shqiptar Noizy

16 Dhjetor 2021, 11:12Lifestyle TEMA

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Mediet vendase raportojnë se reperi shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, pasi mësohet se ka pasur një urdhër-arresti ndaj tij.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e plicisë për Express.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

3 komente në “Arrestohet në Kosovë reperi i njohur shqiptar Noizy”

  1. Lali says:

    Kokea e rrugaçit. Ketabjane rrepet shqiptare..Noizi, Stresi e kompani. Ju na kane katabis…

  2. Endri says:

    plaseni ne burg kete qelbesire Nje malok i piset i ben karshillik policise shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje