Lulzim Basha: Ndihem më i çliruar pasi përjashtova Sali Berishën nga grupi i PD

16 Dhjetor 2021, 22:22Politika TEMA

Në përballjen me analistët dhe gazetarët, Basha ka konfirmuar për shqiptarët se është ende kryetar i PD-së, pavarësisht vendimit të marrë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha në 11 dhjetor, i cili e shkarkoi.

“Unë jam kryetari i PD i zgjedhur me 1 anëtar një votë. Jam kryetar i opozitës, kam një betejë të rëndësishme për të udhëhequr me demokratët dhe për demokratët. Nuk ka patur Kuvend në 11 dhjetor, ka patur një tubim që mund ta thërriste kushdo, mund ta thërriste edhe Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Vangjush Dako”, tha Basha.

Sa i përket vendimit të marrë nga ai për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, Basha tha se pasi ka marrë këtë vendim ndihet më i çliruar se në çdo moment tjetër gjatë 16 viteve të karrierës së tij politike.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së nuk është personal, por i kryetarit të PD-së. Me statutin e PD kryetarit i kërkohet të marrë vendime të tilla dhe mosmarja e një vendimi të tillë e ngarkon me përgjegjësi dhe atëherë do ishte shkelur statuti. Ne nuk jemi pakicë sepse vendos se me çfarë metri e mat.

Shumica e demokratëve duan largimin e regjimit të Ramës. Unë ndihem i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më me shpresë në 16 vite karrierë në politikë. Unë ndjehem i çliruar nga barra e të kaluarës. Në momentin më kyç që 11 dhjetor, kolegët tuaj korespondentë nuk i lejoi të futeshin”, tha Basha.

4 komente në “Lulzim Basha: Ndihem më i çliruar pasi përjashtova Sali Berishën nga grupi i PD”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Unë sinqerisht të besoj që je çliruar dhe merr frymë me gjithë mushkritë të liruara nga inflamacioni i gjate. Shpirti jot e di sa ke hequr duke marrë frymë në të njëjtën çati me një përbindësh si Berisha. Por shpëtove. Tani ke ligjin me vehte si mbështetje. Të paktën teorikisht. E nëse asgjë nuk duan të bëjnë kundër këtij përbindëshi, atëhere ke arsye të mjafta për të qënë i qetë, çfarë varej në dorën tënde e bërë me nder. Fat i zi që në këtë jetë u desh të ishe bashkudhëtar me një njeri pa nder dhe pa moral, i pabesë deri në palcë, një komunist demagog e hipokrit në çdo qelizë të trupit, por s’ke ç’i bënë, njeriut kur niset nga e mira edhe mund t’i dali krejt ndryshe nga sa e kishte menduar. Të jesh i bindur se në këto momente ke me vehte edhe ata që të kanë gjykuar si bashkëpuntor të një të marri, të kanë përzier padrejtësisht me çdo ligësi të tij, por nuk mund t’i bësh fajtor. Ata janë të gatshëm të falin. Dhe ti bëjë çmos të mos i zhgënjesh. Dhe mos u nxito. Çdo e mirë ka kohën e saj. Shqipëria do rrojë në jetë të jetëve. Vetëm të liqtë do kërkojnë të djegshme etapat, sepse nuk nisën nga e mira e vendit por Doan vetëm të vijë koha ecte zhvatur këtë vënd dhe popull fatkeq.

    1. ben says:

      Loni-vertet e beson kete karagjozin more mik?
      Ky eshte nje cope mishi, jo me dy sy, por me kater sy.
      Po te ishte per Lulzim Bashen, Berisha do ishte ai qe ka qene gjithmone, kryetari de fatto i falangave fashiste te PD-se.
      Po te mos ishte per amerikanet, Lulushja do vazhdonte ta bente shurren ne breke prej frikes se Berishes.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        Bën, me që më pyet: Ti e di fare mirë, se në politike nuk ka armiq të përjetshëm, ka parime të përjetshme. Unë e njoh prej 30 vjetësh situatën në PD. Dhe e di fare mirë se çdo të thotë të marrësh frymë së bashku në një ambient me Sali Berishën. Atë që mori përsipër dhe bëri Lulëzim Basha është jo vetëm për t’u pershendetur, por sinqerisht une e fal per çdo gabim qe mund te ketë. Le qe ai nuk ka patur gjene me te vogël ne dore ne PD për t’a bërë fajtor. Natyrisht pa ndihmen amerikane as qe mund te mendohej te ndodhte kjo qe ndodhi. Por shiko kush është Berisha, edhe i telendisur për vdekje ka kurajon dhe duke shfrytëzuar hapësirat e lirisë për te cilen bota e qytetëruar ka derdhur gjak, sulmon djepin dhe mbrojtesen me te madhe te Lirisë, Amerikën. E bënë sipas konceptit te botëkuptimit te tij komunist, ve në dukje djallëzisht se i përket një krahu, atij republikane duke i paraqitur te ndryshëm demokratet dhe republikanet amerikanë, kur ata per mbrojten e parimeve te Lirisë janë monolite. Por Berisha, i cili nuk ka respektin me te vogël për mendjen e askujt, bënë politike për kokëpaguret ne PD dhe i përdor si mish për top për interesin e tij. Pra, shpirtërisht unë jo vetëm e mbështes Bashën për këtë që po bënë, por i jam vërtetë mirnjohës si qytetar që e vendosi vehten në krahë të kombit të madherishëm amerikan, i cili vetëm mirë na ka bërë gjatë historisë. Dhe për t’a mbyllur, po sikur ata deputetë të PD të cilët zgjodhën në mënyrën më të turpshme Berishën president në 3 Mars të viti 1997 të kishin dëgjuar atëhere Amerikën dhe të mos e zgjidhnin President këtë bandit, vallë ky kish për te qënë fati ynë? E sheh Ben, se çfarë ka bërë Basha dhe sa e rëndësishme është kjo që bëri? Atëherë si të mos i jesh mirënjohës për këtë?

      2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        I nderuar Ben.
        Loni nuk e beson, por do qe ta besojë, sepse eshte ne te miren e Shqiperi.
        Çdo njeri bën gabime dhe i vuan gabimet.
        Por duhet te pranojmë edhe faljen si gjest fisnik.
        Ne mund ta falim kete karagjoz, ne qofte se behet shkak qe te heqim qafë Saliun dhe te hapet nje faqe e re ne politike shqipetare:
        – pa molotovë dhe protesta te dhunshme
        – pa frikë brenda PD-se se Gogoli mund te heqë qafë
        – me zgjedhje demokratike brenda Partisë dhe midis partive
        – e mbas vitit 2025 te jenë zhdukur nga politika Sali Berisha dhe horrat e tij, Ilir Meta dhe lapangjozët e tij, Monika Kryemadhi dhe larot e saj, Lulezin Basha dhe rronxhobonxhot e tij, dhe Edi Rama me “tigrat” dhe bejleret e tij.
        Kur te ikin keta dhe te kemi njerez te tjerë ne krye te politikes ndoshta do kemi shancin te kemi njerez me te mire se keto 30 vjet.
        Por gjithashtu do kemi bere nje hap te madh perpara duke u shkeputur nga e kaluara.
        Mund te kemi perseri laro, lapangjozë, rronxhobonxho, dhe tigra prej letre, por te paktën i zgjedhim dhe ihequm vetë. Jo qe te hipin ne kale, dhe te mos zbresin po nuk i vrave, si Komunisti Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje