Albin Kurti shpërfill njohjen ndërkombëtare të Kosovës, Behgjet Pacolli detyrohet t'i shkruajë publikisht: Kam punuar dhe rregulluar gjithçka, ti veç kthe përgjigje

19 Dhjetor 2021, 18:01Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli duket se ka zgjedhur rrugën e fundit të komunikimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pasi ka hasur disa herë indiferencë.

Ai i ka kërkuar që të koordinohen lidhur me procesin e njohjes së Kosovës nga një tjetër shtet për të cilën Pacolli thotë se ka punuar prej kohësh për të konkluduar në këtë pikë.

“Letër kryeministrit Kurti,

I nderuar zoti kryeministër,

Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore).

Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.

Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,

Me nderime,

Behgjet Pacoll”, shkruan ai. (TemA)

7 komente në “Albin Kurti shpërfill njohjen ndërkombëtare të Kosovës, Behgjet Pacolli detyrohet t’i shkruajë publikisht: Kam punuar dhe rregulluar gjithçka, ti veç kthe përgjigje”

  1. Cudia says:

    E pabesueshme! Një bravo e madhe per zotin Pacolli dhe nje turp i madh per Kurt pleren. Megjithese vlen te thuhet shprehja cdo popull meriton qeverine qe ka.

    1. Turp per dumbabistët e Saliut says:

      Nuk e bën Kurti, sepse ka urdher nga Berisha dhe Ilir Meta.
      As ne Tiranë per Ballkani e Hapur dhe as te prese kete presidentin e Shtetit qe kerkon të njohe Kosovën.
      Jo ore, posi. Doni ju qe te njihet Kosova dhe te marrë Rama levdatat?
      “Une Kosovës i vë zjarrin, dhe Ramës nuk i le asgje.” – ka thënë Saliu.

  2. american16al says:

    Ky nqs nuk eshte kelysh UDB do te jete i manget nga trute…!

  3. graniti says:

    Keshtu eshte kur behet nje gomar kryeminister….

  4. Ironiku says:

    Kurti dhe Sali Berisha jane turpi i kombit shqiptar!
    Ose jane spiune dhe punojne per serbin, ose si spiune qe jane punojne per Serbin. Rruge tjeter nuk ka. Ndoshta eshte edhe varjanti rezerve: me mire me serbin se sa me Pacollin apo Ameriken. Ne fund eshte edhe nje supuzim. Si spiune qe jane, Vuciqi ua ka zene koken me dere.
    Neser Saliu do rrezoje Vuciqin ne Serbi duke bere Shqiperine rrumpalle, kurse Kurti ben sikur nuk degjon. Ai bile ben sikur nuk lexon. Te dy kane emeruesin e perbashket qe quhet rrumpalla serbe! Mjere ne qe jemi idjote dhe lum serbi qe di se ku te investoje. Burgu serb dhe gruaja serbe jane me te forta se gjaku shqiptar….Ata skane faj!

  5. alphade says:

    Albini nuk eshte se e shoerfill njohjen nderkombetare
    por ashtu i kane thene serbet ! E ka henger edhe KY
    lugen e “corbes se prishur” ! Kur ta kuptojne kosovaret
    se “cmall” eshte KY do t’i thone: Sikterr mut- muti , s’je
    per kete pune , po ishalla kjo te jete sa me shpejt te jete
    e mundur qe te mos I shkaktoje Kosoves gjemen e madhe,
    sic ja shkaktoi Monstra e Vicidolit Shqiperise keto 30 vjet
    anarkizem e shkaterrim por aspak Demokraci ……..!!!!!

  6. Janulla says:

    Korrake, islamike qe te dy, rroft Greqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje