Nga Carlo Bollino
Askush nuk ka kurajon ta thotë, edhe pse është shkruar në ligj: policia e Shtetit e ka për detyrë kushtetuese të garantojë rendin publik, dhe sulmi në një seli partie, ashtu si ndaj çdo institucioni tjetër apo prone publike, apo private, policia e ka për detyrë ta ndalojë, duke marrë masa parandalimi në rast informacioni nga shërbimet inteligjente, ose duke e bllokuar sa më shpejt nëse sulmi bëhet befasisht. Edhe në Shqipëri pra, ashtu si në gjithë botën perëndimore, i takon policisë së Shtetit të mbrojë selinë e PD-së dhe cilindo ndodhet brenda saj në rast se një turmë militantësh apo kundërshtarësh vendos ta sulmojë. Ky detyrim duhet të përfshijë policinë edhe në rastin e një hoteli, apo të një shtëpie private, pasi policia është ajo që duhet të garantojë rendin publik, jo qytetarët e thjeshtë të cilët përfundojnë në burg nëse e prishin.
E gjitha kjo, dukshëm, bie në kundërshtim me dëshirat, apo projektet e Sali Berishës, i cili imagjinon se PD-ja është një botë më vete ku vlen ligji i xhunglës dhe nëse ai dhe vala e militantëve vendos të futet, të rrëzojë dyert dhe ta pushtojë me forcë atë seli politike, duhet të jetë i lirë ta bëjë pa pengesë. Ka të ngjarë se ishte kjo që donte të bënte mbrëmë, pasi shpalli rezultatet e “referendumit” privat kundër Lulzim Bashës dhe në të vërtetë u detyrua të ndalet vetëm te shkallët e partisë pa patur kurajon të kapërcejë pragun e hyrjes. Ja përse që mbrëmë ai dhe mediat e tij, denoncojnë me tërbim se policia e Shtetit ishte rreshtuar rreth PD-së dhe se ishte gati të ndërhynte (në rast sulmi), duke konsideruar atë prani (që në fakt u ”vërtetua” vetëm me një fotomontazh fallso) si një skandal duke shtyrë edhe Edi Ramën ta përgënjeshtrojë.
Mbi praninë e policisë vlen të qartësohet një pikë. Duke qenë se bëhet fjalë për një parti politike, do të ishte e papërshtatshme të rreshtoheshin rreth apo afër selisë në formë demonstrative dhjetëra policë me uniforma apo me makina të blinduara, përveç rastit kur është vetë partia që e ka kërkuar. Nderkohë një prani e padukshme si personel civil dhe mjete pa logo që vëzhgojnë, është një praktikë absolutisht ligjore dhe e praktikuar në gjithë botën demokratike. Kur në Itali pak javë më parë protestuesit sulmuan selinë e sindikatave CGIL, nën akuzë përfundoi pikërisht policia që nuk kishte vendosur forca të mjaftueshme për ta mbrojtur.
Se çfarë synon Sali Berisha të bëjë me pronat e PD-së u pa mbrëmë simbolikisht kur dhëndrri i tij, i kthyer posaçërisht nga jashtë shtetit ku tashmë jeton gjatë kohës më të madhe, vendosi të dëmtojë makinën që PD i ka vënë në dispozicion Lulzim Bashës duke kërcyer në këmbë mbi kofanon dhe me dy gishtat lart, si një shpellar që sapo ka vrarë një derr të egër dhe kërkon të bëjë një foto kujtim duke mbajtur nën këmbë trofeun e tij të vockël. Në atë foto është e gjithë pamja e kulturës tepiste që Berisha ka përdorur përherë si metodë politike dhe i kulturës së bastisjes që ky komunist i vjetër ua mëson tashmë të vetëve edhe në familje, pasi ka uzurpuar për 30 vite fjalën “demokraci”.
Selia e Partisë Demokratike nuk është as e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës, ashtu si Policia e Shtetit nuk është as e Edi Ramës dhe as e Bledi Çuçit. Të dyja janë institucione që i përkasin Shtetit, pra të gjithë shqiptarëve. Prandaj policia e ka për detyrë të mbrojë selinë e PD-së ashtu si çdo pronë tjetër publike apo private, kur kërcënohet.
Por mbrapa denoncimit të Sali Berishës dhe analistëve të tij për këtë prezencë (të supozuar) të policisë, fshihet si zakonisht pjesa groteske. Ishte Sali Berisha që bërtiste për të drejtën e Gardës së Republikës që të qëllonte e madje të vriste 4 protestuesit e opozitës dhe të plagoste dhjetëra të tjerë, vetëm se guxuan të protestonin përballë zyrës së tij. Kjo është megallomania e sëmurë e Berishës, që konsideron vetveten dhe gjërat e tij si të vetmet që meritojnë të mbrohen, edhe me kusht që të vrasë. Ndërsa i njeh të drejtën vetes të bëjë çdo lloj abuzimi kundër kujtdo që kundërshton urinë e tij të pangijshme për hakmarrje dhe për pushtet. Prej dekadash me gjuhën agresive dhe kërcënimet e përdorura edhe dje, Berisha i siguron vetes dhe të gjithë berishianëve imunitetin total për çdo formë krimi, nga vrasjet te korrupsioni, nga shantazhet, te vjedhjet elektorale. Tani pretendon liri edhe për të shkatërruar partinë e ”tij”.
TRIMI
Shikoni sa trim eshte ky shpellar!!!
po te ishte ashtu sic thote me goje do te kishte hyre me force ne seline e PD dhe do te ulej ne karigen e kryetarit. Por ngaqe eshte dhjaks i ndyre nuk ja mbajti suma dhe ncori dhendrin pederast hipur mbi makine per ti dhene zemer onjoranteve qe e ndjekin dhe bashkekrimineleve qe i bejne fresk. Do ta perseris me qindra here thenien e te ndriturit Dervishi i Luzhes se : “Sa te jete gjalle ky (sali serbi) Shqiperia nuk do te shohe drite te bardhe ” Kjo thenie e tij po vertetohet cdo dite duke treguar edhe nje here madheshtine e atij njeriu (Dervishit) dhe ligesine e kesaj kerme qe ja nxiu jeten shqipetareve. Zoti e ndeshkofte ate dhe kelyshet e tij per cfare i kane bere ketij populli.
Te nderuar lexues, e kuptoj qe shumica prej jush jane ne overdoze nga propaganda e bashibozukeve mediatike te regjimit. Por, keto kohe, propaganda eshte aq e shfrenuar , sa nuk po njeh limite.
E gjithe kjo behet nga frika e madhe e rikthimit spektakolar te doktor Berishes ne krye te Opozites shqiptare, i cili rikthim do te pasohet nga rikthimi i tjeter edhe me i bujshem ne qeverisjen e vendit.
Kjo frike eshte ne shume aspekte por, une do te permend vetem dy:
– Humbjen e privilegjeve te jashtezakonshme qe kasta socialiste ka siguruar keto tete vite korrupsion gjigant dhe qe vazhdon t’i siguroje ethshem edhe kete kohe dhe
– Friken nga ndeshkimi i pritshem dhe i sigurte per shkak te zullumeve te jashtezakonshme qe kane bere keta dreqer. Kjo si per pushtetaret me Ramen ne krye, ashtu edhe per hordhine e stermadhe te bashibozukerise mediatike, qe me moton ” kap ca t’kapesh” nuk kane lene gje pa plackitur.
Sa per rolin e policise, per te cilin na flet i nderuari i dyshuar ( i dyshuar… keshtu po e them per delikatese) per lidhjet okulte me mafien e vendit fqinj dhe pastrimin e parave, nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme, qe Rama ia ka vene ne sherbim Bashes dhe jo vetem policine, por edhe strukturat e tjera te perdorimit te forces.
Po ku qendron lepuri ne gjithe kete sherrnajen per seline e Partise Demokratike ?! E dini? Jua them une: Basha eshte i mbaruar politikisht, eshte i vdekur politikisht, eshte i vdekur i pakallur, sepse ashtu u intereson atyre qe po e perdorin te mjerin, pra nuk ka asnje problem sa i perket Bashes. Problemi qendron tek ata qe po e perdorin Bashen, dhe qe po kerkojne me cdo mjet a menyre nje pretekst per te nisur nje konflikt, qe mepastaj te akuzojne Sali Berishen si njeri i dhunes…!!!
Me pak i interesuari nga te gjithe per dhune, eshte Sali Berisha. Ai eshte i ndergjegjshem, me shume se cilido tjeter, qe kundershtaret e tij mezi c’po presin qe ta akuzojne per dhune. Ai eshte i ndergjegjshem per provokimet qe po i behen, ne menyre qe ai, sic shpresojne maskarenjte, te kunderpergjigjet me force.
Eshte kjo arsyeja, se pse nuk e ka zbuar akoma Bashe ziun nga SHQUP-i. Te gjithe zuzaret kete presin. Ky eshte vetem nje variant i skenarit te provokimeve qe eshte pregatitur dhe po pregatitet ndaj doktor Berishes dhe demokrateve. Kot mundohen. Eshte nje gur qe do t’u bjere kokes.
Te gjithe shqiptaret sot, pavaresisht propagandes se shfrenuar te bashibozukeve mediatike te regjimit, jane tere sy e veshe, si spektatore te teatrit real politik qe po zhvillohet kete kohe.
Une thashe arsyen se pse ndodh kjo me seline e PD-se por, ju e dini vete tashme , sepse te gjithe e dine, sepse nuk ka shqiptar qe nuk e kupton teatrin e shemtuar qe po zhvillohet mu para syve te tyre.
O Fari, po mirë o burrë, po turp nuk ke ti kur paraqet si zgjidhje të situatës Sali Berishën? Po sot, or i uruar i perëndisë, e di edhe djali jotë që Berisha është paterica e Edi Ramës, i cili rri në pushtet sepse opozita është komanduar në hije nga Sali Berisha. Vetëm ti, or i uruar, nuk e ke të qartë se djalin nga deputet nuk t’a hiqte dotë për 1000 vjet Basha, po të mos donte Berisha. Tani, mirë vet që për burrëri nuk mund të largohesh nga Berisha, sepse tërë jetën je afishuar si përkrahës i zjarrtë i tij, por ç’ke që merr në qafë edhe djalin, pse nuk e këshillon ti bashkohet të ardhmes së PD, krahut që sot drejtohet nga Basha? Po Basha nuk është Sali Berisha që s’ka zot që e shkul nga një pozicion i marrë pa luftë, lëre pastaj të marrë me luftë. Basha ka ndënjur pas çdo humbje të PD në krye të saj vetëm pse ashtu i interesonte Berishës, sot atë kur të vij ligjërisht dita e flakin për zhelesh kur të duan. Ndaj, thirri mëndjes, lëre Berishën në hallin që e ka zënë dhe shiko të ardhmen e fëmijve të t’u. Nuk vjen më Berisha në pushtet, o Fari, ka vdekur ajo punë. Bëhu i arsyeshëm, dreqi e mori, të paktën mos u lë fëmijve një të ardhme të paqartë.
Sipas teje berisha e ka gabim edhe basha te qendroj aty edhe rama te qendroj aty ne pushtet edhe 35 vite te tjera si nipi i spiro kolekes ,a jeni ne vete u pseudo gazetar un ty te jap te drejte per cfare thu per sali berishen asnje presje nuk te leviz, por sot ai ka mundesine te levize opoziten nga vendi edhe pas heqjes se pushtave te kuq te jap stafeten per nje pastrim te demokracise te vijn ne parti njerez te shkolluar qe nuk kane lidhje me garden e vjeter komuniste un mendoj ka ardh rradha nje personi te persekutuar nga rregjimi i kuq jo si ngjela qe ka qene familje komuniste edhe e denuan po te kuqte lufta e tyre nuk na duhet po njerez tamam nga ato familje atdhetare qe para pushtimit te kuqve edhe nga ato ka plot me kthye nje here mire demokracine edhe jo klepotracine si kto 30 vite te gjithe ato qe jane me politike kto 30 vite tju ndalohet me ligj te kene mundesine te zgjidhen ne pushtet ,por me ligj vetem ashtu shpetojme nga pushtat e kuq sepse te gjitha partite jane plot me pushta te tille nga saliu i pari hajde tung shqipe
KRIMINELI BERISHA, NË BURG !!
hej italion mafiosi…..sa te paguan Rama?
=
lol
Nji shkrim realist qe duhet ti therrase arsyes se atyre shqiptareve qe ndjekin Saliun pa u menduar e thelluar se ku po i çon mushka duke ndjekur nje shpellar te disekuilibruar si ai.
Tipave si Kalec Dega u kanë zënë sytë lesh .
??
Karlo merr nje perkthyes te mire. Se na bastardove gjuhen. Pastaj merr dhe nje redaktor te mire. Pasi ai paragrafi i pare nuk ka kuptim nga ana logjike. Fraze e gjate litar plot me lidheza .
Kryesorja: gramatika shqiptare nuk eshte gramatika italiane. Ka rregulla te tjera: nuk vihet kurre presje para lidhezave “dhe” apo “edhe”, fjala shtet shkruhet me te vogel. Nuk shkruget: sulmi … policia e ka per detyre ta ndaloje, por sulmin ….
Vetem ne fjaline e pare ke perdorur gjashte lidheza. Ne Itali nje artikull i tille do ish hedhur ne kosh. Duke u mjaftuar me nje fjali e pa shkuar me tej. Po ne Shqiperi ty te marrin per model.
Na bej nje nder. Shkruaj ne italisht se i perkthejme vete e na kursen keto ndjesite e pakenaqesise qe te lene artikujt e tu.
30 vjet ne Shqiperi dhe akoma nuk e mesove se nuk mund te orientohesh ne Tirane me harten e Barit apo Napolit. Kjo vlen dhe per gjuhen shqipe qe ka rregullat e veta.
ahahahshaha cfare budalla qe je oh shqip!!! madje fashist dhe racist. ahahahsh
Boll o shqip, se le nam, me trapushllekun tend.
Shqip, presja vendoset si ndërprerje për frymëmarrje në një fjali. Por ti, duket, i mësuar me leximin e veprave të shokut Enver, të cilat “nga ngarkesa e lartë emocionale që mbartnin” lexoheshin me një frymë, nuk para i paske dhe aq shumë qejf presjet.
Ne nje fare menyre po e pranon edhe Bolino se Garda ishte andej nga selia e PD se .
Kujdes Bolo se po nxjerr Edin genjeshtar dhe po ta heq tagjine.
Si mund ta dije policia se cili ka tager me e thirre e me i thane nxirri jashte keto e ato !!! Policia ka me dalluar deputet nga te dy anet qe jane po te asaj partie ! Minimumi ka per te thene shkoni ne gjykate qe edhe neve ta marrim lajmin se kush komandon aty !!!
Bravo Bollano, i ke thene te gjitha, se kryeministri yne po dhjet gjak nga perbindeshi imagjinar Sali Berisha!