Ik mor plak matuf

17 Dhjetor 2021, 12:18Blog TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Dje, meqë prej 2-3 ditësh kisha pak kollë të thatë, shkova të bëja një test covidi (mos nxitoni të më uroni ‘të shkuara’ se rezultoi një laringit i lehtë).

Infermieria ishte vajzë e re, nja njëzetë e ca vjeç. Fytyra e saj e rregullt dhe tërheqse, e humbiste thujase tërë nurin, ngaqë gjithë kohës ishte hundë e buzë, si t’i kish ngrënë gomari bukën.

M’i fuste dhe m’i nxirrte kunjat me pambuk në thellësi të grykës dhe të hundës me aq mëri, saqë më erdhën në mend rekrutë, që shpojnë me bajonetë tufa misri lidhur në hunj, parë gjatë fëminisë kushedi në ç’film të tipit ‘Fanfan tulipan’.

Nuk e di pse m’u dhemb, ndaj pasi i kërkova leje për ‘i dhënë një këshillë, i thashë me dashamirësi babai se mbase do ishte mirë të buzëqeshte herë pas here.

Ik, mor plak matuf, ma përplasi turinjve.

Që jam plak, e kuptojnë edhe kalamajtë e kopshtit, po që qënkam matuf nga ta ketë marrë vesh vallë?

9 komente në “Ik mor plak matuf”

  1. Pena says:

    Çapajev, jep emrin e infermieres, ne te kundert kot qe shkruan, …

  2. Tirons says:

    Kshu jane keto bucoret e reja. Skq zot qe ja heq dot thartiren qe kane ne shoirt der ne vdekje. Nurseze te lindura

  3. qytetari says:

    Je I madh….

  4. Pensionist says:

    Kjo çupulina ashtu i ka të gjitha shoqet dhe shokët e moshës. Janë me nivel “të lartë” shërbimi, prodhim “dhimokratik” model vokshi-monika, Made in Albania dhe tregojnë të ardhmen e “ndritur” të Shqipërisë…Lumë si ne!

  5. Infermjeri says:

    Bravoo per shkrimin,e kemi hasur ne te shumten e rasteve sherbimin e keq te personelit shendetsor qe indirekt kerkojne lek…,denoncoj mund te thote dikush,po kur te shkoj aty per vizite,e kam te qarte si do te marin hak

  6. katarakti says:

    E mor Çapajev. Ç’më kujtove një histori të harruar. Ka ngjarë gjatë kohës së Dullës. Punoja në një zyrë me një nuse tê re. (Ti e ke ndeshur dhe njohur si pamje). Ishte bishtpërdredhur. Por meqê e kisha shoqe zyre dhe meqë burrin e saj e njihja sadopak e trajtoja këtë nusen me respekt dhe edukatë. Krejt e kundërta nga ana e saj. Ajo më trajtonte me mosperfillje dhe deri me përçmim. Dhe me këtê sjellje vazhdoi disa kohë duke e trashur zullumin. Durova sa durova dhe një ditë shpërtheva. Iu vërsula me fjalorin më të ndyrë që njihja. Nuk i lashë gjë pa thënê. Ajo u zbeh, mbeti pa gojë dhe pati pak fuqi sa tê pëshpëriste: “Oh, po ti qënke rrugaç”! Qê atëhere o Çapajev ajo filloi të më buzëqeshte nga larg. Ma bënte me dorê dhe më trajtonte sikur të isha njê princ. Edhe çokollata filloi të sillte në zyrê.
    Nê këtë mënyrë duhet sjellë me kurvat o Çapajev. Vetêm këtê gjuhë njohin. Vetëm kështu të vlerësojnë. Po ti je marrê shumë me “jetën e partisê” dhe nuk i di këto gjëra. Ke qênê edhe ca si shumë i shpifur si pamje. Kur të tha plak matuf, ti duhej ti ishe kthyer. “Po pse më shan moj shalëngjitur. Unë nuk të thashë ndonjê gjê të keqe. Aq më shumë qê qênke edhe alamet pidhi.” Do ta shihje se si do ndryshonte sjellje.

    1. Vjosa.al says:

      Sado e cuditeshme mund te tingelloje, por ne thelb, sjellja e Gjokutajt ndaj infermjeres ne historine qe na sjell ne shkrimin e tij dhe rrugaceria e Kataraktit ndaj shoqes se tij te dikurshme te zyres, e nxjerre nga fondi i kujteses se tij, me gjasa, shume i pasur, ne raport me femrat perreth, kane ne thelb te njejten tipologji, kane ne thelb te njejtin emer qe, ne etiken shoqerore ne publik, ne kodin e sjelljes ne pune, shkolle, institucione, quhet: ngacmim seksual ( sexual harassment) dhe qe, ne nje shoqeri te zhvilluar dhe vigjelente, perbejne vepra te denueshme edhe nga kodi penal.
      Nuk e njoh personalisht “Kataraktin”, mund te jete nje burre me namuz ne jeten e perditeshme. po aq sa mund te jete nje “gruar” i kamufluar, nje qejfli femrash, qe teston, qe provokon dhe flirton dhe qe ne fund vepron nese i ecen.
      Por, nisur nga veprimi qe sjell ne komentin qe ai ka shkruar, nga etika dhe gjuha e perdorur, mund te hamendsoj se i takon kategorise se dyte.
      Profesor Capajev Gjokutajn e njoh vetem si person publik dhe nga konsiderata te ish studenteve te tij dhe, me duhet te shtoj, edhe nga shkrimet e tij periodike qe sjell ne shtypin tone te perditshem, shkrime te cilat trajtojne me se shumti aspekte dhe dukuri sociale te jetes sone.
      Edhe pse, ne pergjithesi nuk kam pasur asnjehere ndonje kundershti apo te perzjere nga trajtimet socio-morale te profesor Gjokutajt, gjthesesi nuk kam qene edhe aq entuziast apo duartrokites, ne kundershtim nga sa ka qene pritshmeria ime per to, nga nje figure e permasave akademike si ajo e tij.
      Por, ne kete episod qe ai pershkruan me kete infermjeren buzevarur, e cila i ka marre atij testin COV19, jo edhe me aq butesi sa ja ka pasur enda atij, dhe per me teper pa ndonje buzeqeshje femerore, Gjokutaj ka ceduar rende dhe, duke hamendesuar edhe detaje te tjera, qe profesori i ka anashkaluar dhe nuk na ja ka treguar lexuesit, mendoj se e ka sjelle infermjeren tone te shperfaqe “harbuterine” qe, pothuajse njezeri dhe pa te drejte, ne gjykimin tim, e kane denuar dhe kritikuar komentuesit e deritashem te shkrimit te Gjokutajt.
      Sepse, infermjerja jone, si shumica dermuese e femrave, kane ca radare te pagabueshem per te kapur sinjalet e provokimit nga meshkujt, te flirtimit apo te joshjeve, qofte edhe ato jo agresive apo ne pamje te jashtme krejt te pafajshme. Dhe kur, pertej ketyre shenjave, kalohet edhe me fjale “si prej babai”, si ato te Gjokutajt: do te ishte mire te buzeqeshje here pas here, athere situata merr nje ngjyrim tjeter.
      Sepse, me fjale te tjera, kjo do te thuhej: Do te me vinte mire qe te buzeqeshje here pas here!
      Po perse infermerja e re dhe simpatike duhej te te buzeqeshte here pas here ty, zoti Gjokutaj?
      Ajo nuk e ka te shkruar ne protokoll buzeqeshjen, pervec miresjelljes.
      Apo se keshtu do te ndiheshe ti vete, edhe me i perkedhelur, edhe me i joshur, me gjase, edhe me i ri?
      Natyrshem, pasi e mbarova leximin e shkrimit tend, zoti Gjokutaj, me erdhi ne mend pyetja per ty: A jua ke kerkuar kete buzeqeshje atje ne auditoret e universitetit edhe studenteve te tua, sidomos atyre simpatikeve, qe do te kalonin nga katedra juaj per provime?
      A mos eshte valle kerkesa e buzeqeshjes per infermjeren, nje reminishence e kerkesave te tilla ndaj studenteve tuaja?
      Fare shkoqur profesor Gjokutaj: Kerkesa jua per buzeqeshje ndaj infermjeres ne detyre quhet: Unwanted Sexual Advance! (Nje xhest seksual i padeshiruar), per me teper ndaj nje personi ne detyre e siper, apo me keq akoma, ndaj nje studenteje nga profesori, nese ndonjehere e keni kerkuar kete ne auditore.
      Dhe duke konsideruar edhe diferencat e moshes midis teje dhe inferemjeres, pse qenkeni lenduar aq shume sa ta sillni, si nje hakmarrje meskine e nje mashkulli te fyer, deri edhe ne nje shkrim para publikut, me shpresen se keshtu do ndjeheshe i mbrojtur dhe i veteshperblyer nga komentet e letyreshme te nje opinioni ende shume larg emancipimit dhe ndergjegjesimit per shumllojshmerine e provokimeve seksuale, krime qe bota e zhvilluar, i ka analizuar dhe i ka kataloguar ne krime te denueshme seksuale.
      Dhe, per te sjelle edhe pak humor ne kritiken time, zoti Gjokutaj, me lejo tju kujtoj se Frederik Ndoci ju ka paralajmeruar, me kengen e tij te mrekullueshme mbi ate plakun qe kishte rene ne dashuri me nje vajze shume te re dhe tentoi ta joshete se, pergjigja qe do te merrje do te ishte shume e hidhur, poshteruese dhe paralajmeruese per ty, qe do te thote, as me shume e as me pak se: Hik andej, mor plak matuf!
      Zoti Gjokutaj, gjithe sa thashe me siper, nuk e cenon figuren tende te nderuar akademike dhe profilin tend publicistik.
      Une personalisht e konsideroj kete shkrim tuajin, thjesht nje lajthitje, nje moment qe ju ka shpetuar nga subkonshi juaj dhe ja ka arritur te shperfaqet e te dale ne drite.
      Meqenese e di se kam te bej me nje specialist te letrave dhe te gjuhesise, ndaj edhe qe mund ta ndjeke edhe referencen perkatese, dua gjithesesi te theksoj se ka nje diference substanciale ne tregimin e natyres njerezore, te terheqjes dhe dashurise qe nuk njeh moshe ndaj bukurise, seksit dhe butesise femerore, ndermjet episodit tend me infermjeren dhe historise se lidhjes se thelle platonike te plakut Forsajt ( Forsyte) me Irene Forsajt (Forsyte), e pershkruar aq mrekullisht ne kapitullin “Pranvera e vogel e nje Forsajti” tek triologjia Saga e Forsajtve (The Forsyte Saga), e shkrimtarit anglez John Galsworthy.
      Diferenca eshte qe kur terheqja dhe lidhja eshte reciproke, e dyanshme, e mirepritur dhe e mirekuptuar, nuk ka rendesi as ndryshimi ne moshe, as diferenca sociale apo edhe deri as paraqitja fizike, dhe kjo lidhje eshte e pranueshme, ne mos nga kodet sociale, qe shpesh jane me strikte dhe konservatore, edhe nga kodet penale.
      Per sa parashtrova ne paragrafin e fundit, replika ime ne fakt, nuk ka objekt vete episodin me zotin Gjokutaj, por i drejtohet vigjelences se publikut, per natyren e krimeve dhe lajthithjeve seksuale te mundeshme, per etiken e sjelljes dhe avancimeve seksuale, qe duhet te kene nje tabu: Pelqim dhe pranim te lirshem dhe te pakushtezuar te te dy paleve!

  7. WTF was that? says:

    Une ne Rinas e pata nje rast te tille.punonjesja nje vajze e re simpatike mu drejtua me buzeqeshje :Hi sir how may help you? .Nuk e di de ce beri te mendonte se jam i huaj pasi surrati im eshte tipik shqiptar ,por kur i tregova pasaporten shqiptare ajo rrudhi turinjte : ama shqiptar qenke ti?futu ne rradhe aty !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje