Një votë anti-amerikane në “Bar Amerika”

18 Dhjetor 2021, 11:27Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Berisha luan me simbolikat, e ka bërë gjithmonë. Në fillimet e Foltores mori pranë vetes një emigrante nga SHBA për të dhënë idenë se një pjesë e amerikanëve e duan akoma. Më pas shfaqeshin nëpër takime individë me fjalime të shkruara, që përbetoheshin se kishin marrë rrugën nga matanë Atlantikut, vetëm për të qenë aty me të. Më tej akoma filluan Foltoret virtuale me shqiptarët që jetojnë në SHBA. Kurse sot, Doktori ka zgjedhur të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga një lokal privat që mban emrin Bar Amerika dhe ndodhet mur në mur me selinë e ambasadës amerikane.

Kjo lojë simbolesh e metaforash në distancë mori pak orë më parë një përgjigjë të thatë dhe skualifikuese nga pala akuzuese, domethënë nga amerikanët. Një tabelë shifrash e publikuar nga ambasada SHBA tregonte nga mbi 200 persona të shpallur ‘non grata’ nga administratat amerikane ndër vite, asnjë prej tyre nuk ka përfituar anullimin e ndëshkimit, e aq më pak ndjesën nga shteti amerikan.

Për këtë arsye konkrete, pa përfshirë të tjera motive dytësore, Sali Berisha troket sot në derë të mbyllur, teksa shkon të votojë privatisht me përkrahësit e tij, në klubet rrotull ambasadës amerikane. Ngjarjet e kësaj dite mund të marrin drejtime nga më të pamenduarat, por qysh në mëngjesin e të shtunës është e qartë, ende pa u hapur sipari i Kuvendit të Bashës dhe pa dalë rezultati i referendumit të Berishës, se motivi kryesor i kësaj zallamahie, skedimi amerikan për ish-kryeministrin, do të mbetet gjithsesi në fuqi.

Nga ana tjetër, loja e gjykatave që sapo është hapur mes tij dhe Bashës për statutin e partisë, është një tjetër korsi që mund ta bëjë të pavlefshëm referendumin e sotëm për të shkarkuar Bashën. Çdo vendim skualifikues i gjykatës për ndryshimet statutore të kongresit të para një jave në stadiumin Arena Kombëtare, do ta ekspozonte përfundimisht nismën populiste dhe antiamerikane të Berishës, si një tentativë për krijimin e një strukture paralele brenda opozitës. Që më shumë sesa kokën e Lulzim Bashës, kërkon të heqë qafe hallin personal të Doktorit me Uashingtonin.

8 komente në “Një votë anti-amerikane në “Bar Amerika””

  1. Luli says:

    Nuk ishte nje vote antiamerikane por nje kar ne bythen e Kimetes

  2. Sul Koburja says:

    Duke ndjekur në tv kuvendin e Bashës përfundimisht I them Saliut se sot mori fund rruga e tij politike ndërsa Basha duket afër karriges së kryeministrit.
    Tung.

    1. Gjergji says:

      Ore Salushi votoi apo vajtoi sot?

  3. Morrat e Kuq says:

    I nderuar Zoteri, Kjo qe shkruani ju nuk eshte gje tjeter vecse nje bloze e zeze qe ju zbulon zgafellat e shpirtit tuaj qe lengojne kunder Doktor Berishes. Qe kjo levizje e Berishes nuk eshte personale dhe kurrsesi kundra Amerikes por per thelbin e demokracise qe juve/Ti zoteri keni qene armiq te perbetuar qe nga 1929 apo 8 nentor 1941. Sa per reference zoteri me pro Amerikan, dhe me i votuari me vullnet te lire dhe me me shume perkrahje se DR Sali Berisha nuk ka patur ne kombin tone qe kur ka filluar te shkruhet me pene apo dhe me penen tuaj cifteline (sic e keni ju Krutanet, apo ku di Une). Dr Berisha nuk ka nevoje ne kete moshe te veje ne Amerike, se Ay e solli Ameriken ketu ( i vetmi ne historine tone presidenti Bush vizitoj shqiperine ne saje te Doktor Berishes). GJithsesi, Zoteri do kishe me shume vlere dhe besueshmeri te flasesh per rrezikun Anglo-Amerikan dhe jo per Dr Berishen.
    Per te henen do marresh pjese ne proteste kunder Vucicit apo do e nderoni me titullin e Skenderbeut, kujdes mos ti japesh celsat e avllise O PERENDIMORI ZOTERI ISKANDER MINXHOZI.

    1. Le te jepet nje shanc nje varre, per Simpatizantet.. says:

      Si Qytetare I thjeshte : Mendoje qe kush dele Kundra Superfuqise Amerikane,, eshte njeri pa vlera..
      Mendimi eshte USA bin Laden e varrosi ne Oqean.. Por shpresojme qe ketij te pakten ti ngelet nje Barre,, qe Simpatizantet Tru shpelare, me Barkun boshe dhe te ushqyer me pjata supe vetem neper Tubime,, te keni mundesi te falen dhe ta Respektojne Hidhudhin e Tyre.. Perendimi mor’e e ka kaluar keto histori ne Drejtesine e Perendimit..

    2. Muzaka i Ri says:

      O morri kuq, o morr i bythes se Sali Bwrishes rri atje se atje e ke vendin.

  4. Ne në gojë te “UJKUT” lozim valleeeee !
    “Lum “moj Shqipëri që na keeee !

  5. Morrat e Kuq says:

    Muzaka i ri apo morri i kuq i percenduar. Jeni primitive, antropoide dhe nihilste te pa shoq. Une nuk u rri tek e Saliut, juve e gerrmoni ate qe ben Saliu dhe ju kurtuboheni nga oreksi se truret i keni zevendesuar me himnet e cetnikeve serbe. Qetesohu o muzaka, qetesohu, mos te ka ngrene miza ce ce apo pret te shenderrohesh ne majmun pasi e keni ne emblemen tuaj. Lufte Zotit, Atdheut, Kombit, Familjes dhe Gjakut.
    Berisha eshte vete historia e kombit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje