Berisha tenton edhe njëherë të marrë selinë e PD-së, nis përpara grupin e rithemelimit

21 Dhjetor 2021, 13:28Politika TEMA

Një ditë pas deshtimit te protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Aleksander Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, në orën 13:00 do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar tentativen e radhes per marrjen e selise.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pjesë apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit.

Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu. Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Hera e dytë që Sali Berisha shkoi në seli, por këtë herë nuk u fut brenda duke qëndruar te shkallët ishte në 18 Dhjetor ku njoftoi rezultatet e referendumit të tij te zhvilluar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

2 komente në “Berisha tenton edhe njëherë të marrë selinë e PD-së, nis përpara grupin e rithemelimit”

  1. Hari says:

    Yt bajga perpara foltorja nevojtorja.

  2. AlabaMallatezi says:

    Gjynah se kesaj godine [shqupit] ja kishte vene syrin Bolino ta merrte me 1 cent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje