Kanali shtetëror rus, mesazhe lufte. Zëdhënësi jozyrtar i Putin: S'do hezitonim të shkrumbonim çdo njeri në hi radioaktiv

21 Dhjetor 2021, 21:10Politika TEMA
Kanali shtetëror rus, mesazhe lufte. Zëdhënësi jozyrtar i

Bazat ruse në kufi me Ukrainën, gati per lufte

Situata në Rusi duket më e tensionuar se kurrë, dhe tashmë agjencitë e inteligjencës perëndimore, të bazuara edhe në pamjet satelitore në kufi, mendojnë se përgatitjet për një pushtim të vendit nga ana e Rusisë janë tepër konkrete.

Por përtej manovrave ushtarake, pak a shumë sekrete, tashmë edhe mediat e Moskës po fillojnë hapur fushatën për të përgatitur opinionin publik rus për një përballje të mundshme me forcat ukrainase, por edhe me ato të NATO-s, në qoftë se do të mbështesin Kievin.

Kanali shtetëror rus Rossiya 1, më i ndjekuri kudo në vend, nga kufijtë me Bashkimin Europian deri te territoret siberiane në kufi me Japoninë, dje në lajmet kryesore iu drejtua publikut me një mesazh të qartë nga moderatorja:

“Shtetet e Bashkuara, duhet të heqin dorë nga hegjemonia e saj, ajo hegjemoni ka përfunduar. O do të tërhiqen vullnetarisht ose do ta bëjmë ne me forcë. Rusia nuk garanton më për mbijetesën e Ukrainës, të paktën si shtet i pavarur. Ndoshta jemi vërtet afër luftës me NATO”.

Fjalë të frikshme, të pohuara edhe nga Dmitry Kiselyov, drejtori i një kanali tjetër shtetëror, Russia Today, që përçon propagandën e Moskës jashtë kufijve dhe në gjuhën angleze.

I njohur praktikisht si zëdhënës jozyrtar i Putin, Kiselyov deklaroi për BBC se Moska nuk do të hezitojë të shkojë në luftë po u ndjeu rrezik në kufijtë e saj, duke paralajmëruar NATO-n për vënien e raketave në vende nga ku mund të goditet Rusia. “Në atë rast, nuk do të hezitonim të shkrumbonim çdonjërin në hi radioaktiv”, tha ai.

Sipas analistëve ushtarake, bazat ruse në kufijtë me Ukrainën janë zmadhuar dhe në gatishmëri të plotë, ndërkohë që vetë Departamenti i Shtetit paralajmëron nënshtetasit e saj për situatën në atë rajon, nga momenti që “Rusia po përgatit manovra ushtarake domethënëse kundër Ukrainës” dhe duke ngritur alarmin për Ukrainën në nivelin më të lartë të mundshëm, të katërtin. Jehonat e luftës po bëhen gjithmonë e më shumë të qarta, me pasoja të paparashikueshme.

6 komente në “Kanali shtetëror rus, mesazhe lufte. Zëdhënësi jozyrtar i Putin: S’do hezitonim të shkrumbonim çdo njeri në hi radioaktiv”

  1. Ilirjan says:

    Keta jane ruset… Ky eshte Putin… Keta jane sllavet! Perendimi te mos frikesohet por ti pergjigjet me maksimumin e mundshem.

    1. .-byrek me gjize Ilirjan says:

      Po o gjeni…, se Shqiperia ndodhet ne planet tjeter dhe do t’i shpetoje luftes berthamore pa u prekur.
      Perendimi dhe sidomos SHBA duhet te ndaloje te sillet si polic i globit dhe te mbaje fjalen qe i dhe Regani Gorbaçovit per zmadhimin e NATO’s.
      Imagjino sikur Rusia sot te vinte baza ushtarake ne kufij te Kanadase dhe Meksikes.
      Çfaredo qofshin interesat tona ne Perendimin, vetem kjo s’ma intereson sepse s’kemi si te mbrohemi nga bombat Atomike.

      1. Neutrino says:

        Ti mor byrek me kungull preferon më mirë një polic rus ose kines apo një evorpian apo amerikan. Se të tre janë policë sot. Sa për bazat, edhe atëhere kur Bashkimi Sovjetik ishte shumë më i fortë se sot, u zbyth nga Kuba. Prandaj nuk i rruhet shumë USA-së për ndonjë bazë afër Meksikës apo Kanadasë. Rusët boll kanë bllokuar disa vënde në Lindjen e Mesme. Deri aty e kanë limitin. Fjala e Reganit dhe Gorbaçovit parashikonte edhe që Rusia të mos ndërhynte në Ukrainë e cila nga ana e saj u tërhoq nga armët bërthamore në Krime. E gjithë propaganda e Putanës do i kthehet në bumerang. Llogarit që ukrainasit nuk hanë bar. Edhe ata kur të ngushtohet rrethi do luftojnë për jetë a vdekje.

  2. Genti says:

    ky te rruan bythen Tani qe nuk ja ve njeri ne pordhe kerkon vemendje

  3. egli says:

    Rusia nuk do te bej genocid…ne Ukrain ka mbeshtetes pro Rus…Nese Rusia fillon invazionin edhe mbeshtetesit e saj Ukrainas do hidhen ne lufte kunder Natos apo pro perendimoreve…Ne po na servirin vetem lajme me tituj,propagand dhe energji negative kundrejt Ruseve…Lexoni Imperialismin te Leninit dhe do te kuptoni pse ne kete bote ka dy forca kapitaliste :Perendimi dhe Lindja…Libri ttregon perfundimin…kurse une jam pro nje Superkompjuteri Koshient ,ti mberdhej njeher e mire gjithe fushat e teknologjise:informacionit,raketor,satelitet etj.

  4. petrit says:

    E rendesishme eshte kush i jep fund luftes, sepse jo gjithmone kush e nis e fiton. Ne te gjitha skenaret e mundshem , popujt qe jane midis konfliktit do te vuajne pasojat, fitmitare apo te mundur qofshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje