Opozita dhe qeveria në një linjë, Kosova vijon të kundërshtojë nismën “Ballkani i hapur”

21 Dhjetor 2021, 19:50Rajoni TEMA

Pavarësisht mbështetjes nga Bashkimi Europian, Kosova vijon të kundërshtojë nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”. Madje kjo çështje ka bërë që opozita dhe qeveria të jenë në të njëjtën linjë.

“Sa i përket ‘Open Balkan’, vetëm një gjë dua të them, se edhe në marrëveshjet e ‘Open Balkan’ Kosova referohet si shtet që është subjekt i vendimeve të dialogut. Do të thotë, për Kosovën nuk ka asnjë përfitim të vetëm në raport me pjesëmarrjen në këtë iniciativë.

Z. Rama e di këtë, Zaev e di këtë, Vuçiç e di këtë. Ata po mundohen që bashkëpunimet ndërmjet vete t’i mbulojnë me të tjerët, në të kundërtën për Kosovën nuk do të ndryshojë asgjë. Kosova do të mbetet peng i diskutimit në Bruksel, gjegjësisht vendimeve nga dialogu”, u shpreh Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje.

Ndërsa përfaqësuesi i PDK, Abelard Tahiri deklaroi: “Duhet të vazhdojmë t’i kemi rezervat tona sa i përket kësaj iniciative, mendojmë që janë disa çështje që duhet të trajtohen mes dy shteteve, mes Republikës të Kosovës dhe Serbisë. Në radhë të parë, mendojmë që iniciativa siç është për Ballkanin Perëndimor, që vijnë nga Procesi i Berlinit janë shumë të rëndësishme”

Për Besnik Tahirin nga AAK, Kosova nuk bëhet pjesë e ‘Open Balkan’, kur nuk e njeh Serbia.

“Çfarëdo tentativë tjetër është gabim. Iniciativat tona duhet të jenë në këtë drejtim: qëndrueshmëria në kërkesat tona për anëtarësim në NATO, qëndrueshmëri dhe strategji të saktë në raport me integrimin evropian dhe njohjen nga 5-shja e BE-së.

Çfarëdo iniciative tjetër është një mundësi e mirë për fotografi, por nuk ka asnjë efekt pozitiv për Kosovën. Nuk kemi nevojë për avokat, kemi nevojë për miq”, tha ai.

7 komente në “Opozita dhe qeveria në një linjë, Kosova vijon të kundërshtojë nismën “Ballkani i hapur””

  1. bastri says:

    Fatkeqesia me e madhe este se Kosova ka nje qeveri me gomere….. Keta idjote gjith tregetine e kane me Serbine dhe kundeshtojne se nuk kuptojne….

  2. Fatosi-kosove says:

    Qeveria e kosoves dhe sidomos mender presednike osmanka Jane per brastfo-jedinstfo dhe kthimin nen sundimin serbosllav te kosoves e JO ne berjen pjese e barabart ne rajon, nuk mendoj se do ti bi te keq kosoves sikur ta mèrrte vendin e vet aty dhe te kishte te drejten e saj Ku bashk me shqiperine do ishte edhe me e fuqishme e JO te luaj lojra te pista te shkon ne protesta te krimineleve qe komandohen nga serbi fazlliq dhe kjo nuk i pengon as qeverise se ndyre te kusarit qe ka nderruar dhjetra parti e as mender presednike osmankes por i pengon Rama qe mu ne beligrad i thot sivllaut te osmankes vuqiq kriminelit se kosova eshte shtet i pamvarur, qiftit te kusarit e mender presednike osmankes i duhet nje serbofil si sali berisha me kshilltar spécial per siguri kombetare serbin fazlliq qe ta realizon endrren e millosheviqit dhe babes se osmankes.

  3. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Prisni,Po nuk iu njohu serbia mos pranoni.Qendroni krahina autonome.Nuk keni asnje perfitim?deri tani importoni nga serbia 570 milione euro dhe eksportoni 50 milion.Kufiri n me serbine e keni te hapur.Po u futen edhe te tjeret perfitim nga trasporti ballkanin do te bjere,keshtu dilni me humbje.Izolohuni se do te humbisni prodhimet serbe.Do iu hyne ne pjese dhe te tjere.Izolohuni…nga kush?Kur me serbine jeni te hapur nga kush keni frike?Aaaaa…nga shqiperiaaaa.Ndaj vini per destabilizim ne shqiperi.

  4. Loni says:

    Izolohuni edhe me shume, mbyllumi fare, ndertoni mure ne kufi se keshtu do kete perfitim Kosova. Mjere ai vend cfare politikanesh budallenj ka!

  5. Prishtine says:

    Normal qe kundershton a tan Kosova se Serbia nuk ia kthen ehnat e kosovarve te vrare, qe i ka varros ne tan Serbin, nuk pranon krimet, nuk ka ndermend me njoft Kosoven dhe prap eshte e gatshme me vra kosovar dhe me pushtu Kosoven. Dhe e thojn hapur, bile edhe vet Vucici vllau i Rames e thot hapur. Ne anen tjeter, vllehogreket shqipfolsa te Shqipnis bashkpunojn me Serbi sikur nuk ka asnje problem. Kur ti bashkpunon me dike, para botes dmth qe nuk eshte e rendesishme qe Serbia te njoh Kosoves, te ndalet duke destabilizu Bosnjen, te njoh krimet e saja ne Bosnje dhe Kosove. Dmth qe Serbia paska pas te drejt, se pernryshe nuk kishit bashkpunu. Vllehogrek shqipfolsa ma, qe shesin motrat e tyne neper semaforet e Evropes. Nuk pritet shume nga juve.

    1. Tironsi says:

      Cfare injorantesh mban kjo Prishtin e. O dele fati juaj eshte Rama po ku kuptojne delet kosovare. TOKA E Kosoved i eshte shkeputur Shqiperise dhe jo e kunderta,mos behet bishti me i rende se sqepari.Po qe e forte shqiperia eshte e forte kosova.Boll me kaq se fundja ju jeni trapa.

  6. Kosovari says:

    Të izolohemi edhe ne pak si ju 45 vite,pse jo ?!
    E provojm do vite si është .
    Se duke marr përvoj nga ju nga sistemi i mëhershem edhe nga ky sistem i juaj,që i keni punet për “merak “edhe me analizat e juve ,që janë shumë te “qelluara”.Perkundrazi ne Kosovaret po marrim drejtimin e kundert.Schade (thojn Gjermanet) ,që mos ti ndëgjosh njerzit “vizionar”,që i kan ndreq punet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje