Shqiptarët me Berishën po përpiqen të mos ripërsërisin historinë e Enverit

21 Dhjetor 2021, 12:32Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Duhet të ketë ndodhur kështu edhe 77 vite më parë, kur Enver Hoxha, pasi me gënjeshtra e intriga u ngjit në krye të partizanëve, nisi të krijojë realitetin më të rremë për një popull të tërë. Për të realizuar kafazin që ëndërronte, bëri disa hapa që të mos kishte dëshmitarë: Duhet të zhdukte njerëzit me mend në kokë, aleatë, shtete, që logjikonin skandalozisht me kokën e tyre dhe gënjeshtra nuk i hynte që nuk i hynte në mendje. Ishin të rrezikshëm njerëzit që kishin studiuar jashtë, ata që kishin krijuar një mirëqënie, pasi dija dhe mirëqënia të japin liri dhe për një gënjeshtar që synon të bëhet sundues, kjo gjë nuk shkon: gënjeshtra dhe manipulimi nuk ngjisin aty ku ka dije dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia me gjithë ndihmën në kohë të luftës, ishin tepër të rrezikshme dhe ato: Liria dhe demokracia ishin një ves që nuk mund të pranohej dhe i dëmshëm për të pasur ushtarë pa ligjikë dhe mendje. Pastaj se si shkuan punët, sidomos ne që jetuam në atë kohë e dimë, të rinjtë mund të shkojnë e të informohen në muzeumet e shumta që kemi sot.

Sali Berisha, që në ditët e para të ngjitjes së tij në pushtet u përpoq të bënte të njëjtat gjëra: eliminim kundërshtarësh, nënshtrim të drejtësisë, përkëdhelje pa kufi për mbështetësit, krijim klani dhe sulme të egra ndaj kujt nuk pranonte bindje. Dhe taktika i funksionoi për 30 vite. Njeriu me më shumë mëkate të pagjykuara asnjëherë, vazhdon të ketë edhe sot humusin e tij personal që në rrethana të tjera do ta bënte një Enver të dytë.

Sharra në gozhdë i ngeci vetëm nga amerikanët, ata “Imperialistët” e Enverit të tij, nuk dihet ende për ç’arsye magjike, e panë lakuriq. Diçka, ende e paqartë për ne të gjithë, bëri që SHBA-të të shohin te ky dashnor i tolitarizmit, më të eturin dhe të egrin njeri politik. Dhe vetëm pas këtij vizioni, që për mrekulli u përputh me ëndrrën dhe dëshirën e shumicës së shqiptarëve për ta parë larg vendimmarrjeve dhe drejtimit një individ të tillë, po bëhet mrekullia në Shqipëri: Të gjithë Berishën dhe të tijët, po i shohin lakuriq! Sikur, të njëjtat rrethana të kishin ndodhur në Shqipërinë e 1944, nuk do të kishim pasur diktaturën më të egër të ish- bllokut socialist.

4 komente në “Shqiptarët me Berishën po përpiqen të mos ripërsërisin historinë e Enverit”

  1. shelegura says:

    ENVEI ISHTE SHUM I KEQ PRISHI EKONOMIN E TREGUT .POR BRISHA PRISHI NGA MENTE MBESHTEYESIT E TOJ FUTI METODEN E SHARLATANIT TE VRAS PA GJYQ , PA LIQ .

  2. Skypion says:

    Nje fjale e urte e popullit tone thote: budallai tregon vete!
    Kurse ne Librin e shenjte, ne Bibel, eshte shkruar: budallalleku bertet urdheve me te madhe!
    Me ndjeni, por aq shume budallalleqe po shkruhen keto koha, sa e kam te pamundur te mos u referohem shprehjeve te ketilla mbi budallallekun.
    Krahasimet, thuhet, tashme ne nje nivel tjeter me te perpunuar te dijes, calojne. Krahasimi i zonjes, qe duket se edhe ajo do te jape “kontributin” e vet kunder rikthimit te bujshem ne politike te doktor Berishes, calon ne te dyja kembet, ose belbezon ne ate mase, nemos me shume, se c’belbezon bashkeshorti i saj italian kur flet shqipen qe nuk e mesoi qe nuk e mesoi sic duhet, edhe pse ka shekuj ne Shqiperi.
    Ne histori, ato qe prevalojne dhe mbeten, pavaresisht opinioneve dhe interpretimeve, jane faktet e thata.
    Ja disa te tilla: Sali Berisha eshte lideri historik i se pares parti demokratike, pas shembjes se regjimit barbar te Enver Hoxhes. Period. Sali Berisha eshte Presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike, nga vullneti i lire i popullit shqiptar, pas renies se regjimit barbar te komunisteve. Period. Sali Berisha eshte lideri i pare politik shqiptar, qe e orientoi perfundimisht Shqiperine drejt Perendimit, dhe i pari qe beri hapat kryesore ne integrimin eruoatlantik te Shqiperise.Period. Te gjitha etapat kryesore te integrimit europian te Shqiperise, deri me tani, jane kryer nga qeverisjet e Sali Berishes. Te gjitha, pa asnje perjashtim. Period.
    Ka 8 vite ne pushtet, Rama i socialisteve dhe i zonjes ne fjale, i cili, jo vetem qe nuk ka bere asgje ne drejtim te integrimit europian dhe ka mbetur aty ku e pat lene doktori, por po ben hapa pas; me keq akoma, po i hap udhe njelloj prirjeje drejt qendrave te tjera politike antiperendimore, sic eshte Moska, me ane te vasalitetit te mbuluar me retoriken e bashkepunimit ndaj Beogradit, i cili nga ana e tij, eshte vete vasal i Moskes.Period.
    Rikthimi spektakolar i doktor Berishes ne politike, eshte po aq i rendesishem per fatin perendimor te Shqiperise , sa c’ishte i rendesishem lidershipi i tij ne permbysjen e regjimit komunist ne vitet nentedhjete.
    Rikthmi fatlum ( per shumicen derrmuese te shqiptareve, kudo qe jane) i doktor Berishes ne politike, do te hyje ne histori si akti me i rendesishem politik i kohes, qe i dha fund tranzicionit te stergjatur dhe te lodhshem. Ajo qe ka nisur doktori, nuk do te ndalet ( madje edhe po u ndal vete ai) derisa ta rikonstruktoje rrenjesisht skenen politike shqiptare, qe si pasoje finale do te kete tejkalimin e fazes tranzitore. Ja, kjo do te hyje si fakt, dhe do te shenohet si rekord ne histori.
    E bashke me te, natyrisht, qe do hyje edhe doktor Berisha, si protagonist i saj.
    Per gezimin e shqiptareve te mire dhe te ndershem, dhe per plasjen e delenxhinjve dhe gerbajkave.

    1. Horst says:

      Sa semure qenke.Njeriu duket qe pamje dhe ne te folur,dhe ai doktori yt eshte djalli mbi kete vend te pjerdhur nga njerez si zotrote.Sa te kete njerez si ty dhe me mendesine tende ky vend do te jete gjithmone i pjerdhur.

  3. Yildis Pata says:

    Menopauza qenka evidente…paragrafe te tere me mekat, deshire, dashnor, lakuriq, epsh, etje, ves … e vazhdim….. por skuptova cfare do te thote: 1. dashnor i tolitarizmit !!! ; 2. ligjika !?!?. Thua te jene te jene zhargon i Myzeqese ? Apo delikte deviante te kultures se bythshkarpesise 2-qindarkeshe te Bolineshes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje