Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka prezantuar këtë të mërkurë një platformë të re politike “Po për Shqipërinë”.
Shehi u shpreh se platforma do të nisë të zbatohet më 10 janar me ligjin për referendumet, që atakon direkt politikën shqiptare. Ai shtoi se kjo do të shërbejë si armë e opozitës për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit.
“Një prezantim të vogël. Ka ardhur dita të reflektojmë për mundësitë e reja. Opozita shqiptare ka humbur një betejë më 25 prill. Ky është produkt i gjeneratës së re shqiptare. Unë jam këtu si garant politik, i ndershmërisë së kësaj pune.
Ne kemi nevojë të vazhdueshme për mjete demokratike. Distanca mes qytetarëve dhe qytetarëve është rritur vitet e fundit. Askush nuk ka mundësi të kontrollojë votën e vet ku po shkon. Do japim një mundësi edhe për votime brenda platformës. Qoftë për idetë e reja, apo për ligjet që do të diskutohen.
Do e fillojmë me datë 10 Janar me ligjin për referendumet sepse e atakon direkt politikën shqiptare. Kjo është e para. E dyta kjo formë referendare është demokracia më direkte dhe më e afërt. Do ta fillojmë me datë 10 Janar. “Po” ja kemi vënë sepse duam të prodhojmë një ide alternative për politikën. Gjithmonë kemi thënë jo.
Tani është koha për një shans për Shqipërinë që t’i thotë po një ekonomie të ndershme. Duam ta ndërtojmë imazhin e ri me një formë pozitive. Logon e kemi zgjedhur me dy rrathë se është politika me shoqërinë shqiptare. Nuk mund të jetojë vetëm politika si në një ishull. Platforma “PO” është e hapur për politikën dhe pjesën civile për tema që dominojnë sot në Shqipëri.
Armë e re e opozitës shqiptare për të çarë rrethimin ku kemi rënë vitet e fundit. Filozofia është kjo, të rindërtojmë një marrëdhënie të re me publikun. Unë shpresoj se do ta ndjekin me mijëra njerëz për të bashkëpunuar.
Ne si themelues jemi 5 veta por janë me mijëra profesorë dhe shkencëtarë që po i afrohen. Kjo do të dalë në mënyrë elektronike. Për të dhënë garanci maksimale sepse një pjesë e madhe e themeluesve jetojnë jashtë vendit, do e regjistrojmë ligjërisht edhe në disa shtete të huaja për t’iu nënshtruar edhe disa ligjeve që janë puro europiane”, deklaroi ai.
Idiot kalibri me 2 qofte dhe ne dopjo raki gozhdash do beje revolucio ky hajvan qe nuk votojne as gruaja e tij per te
Z.Dashamir.E ke filluar rugetimin ne politike qe ne vitet 90 dhe u plake.Akoma nuk u ngope?Ti nuk jep me asgje.Hap krahun ler te rinjte ,ti e ke kohen per ne lulishte ne domino.Nuk eshte se e ndrite dhe keto 30 vjet.Ke dy legjislatura qe po hyn ne parlament pa parti duke u ngjitur pas kryetarit te PD.A nuk te vjen turp?Ceshte kjo klasa e jone politike jane salduar mbas karikes dhe nuk shkulen,vecse te hidhen me gjith karike ne kazan te plehrave.Suksese Dash ti je e ardhmja
Foli vemja e dehur që vegjeton në kurrizin e PD prej 30 vjetësh!
Parazit I alkoolizuar!
Ptu….
OPAZITA E RE ME MENDJE TE VJETRA
DASH SHEHI PROPOZONE :
RRAKI RRUSHI
PLENC
PILAF ORIZI
DHE GROSHE NE AKSHAM .
I DEHUR NEN AVUJT E ALKOLIT SHKONE TE FEVZIU DHE BENE OPOZITE.
PO IK MOR PLEHRE SHKO RI NE SHTEPI SE JE BERE LEGENE KE NJE FAMILJE DHE FEMIJE TE SHKELQYERE PAK RRESPEKTE SI PRINDE PER FEMIJET BURRE ALKOLIKE