BE përforcon mbështetjen: Mirëpresim “Ballkanin e Hapur”

23 Dhjetor 2021, 09:33Rajoni TEMA

Brukseli ka përforcuar mesazhin e mbështetjes së fortë për “Open Ballkan”, nismë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia dhe që në Janar të 2022-shit pritet që të shikohen frytet e para.

Pas Komisionerit për Zgjerimin Olivér Várhelyi, është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero e cila theksoi se përfitimet më të mëdha rajonale do të vijnë nga pjesëmarrja, siç tha ajo, e “të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor” në atë iniciativë.

Ajo u shpreh se integrimet rajonale, të cilat bazohen në rregullat e Bashkimit Evropian, sjellin vetëm përfitime për Ballkanin Perëndimor, prandaj BE-ja është shumë e prirur për bashkëpunim rajonal.

Pisonero deklaroi gjithashtu se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përparim në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në vitin 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.

Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, marrëveshjen CEFTA, Komunitetin e Transportit dhe Energjisë, në mënyrë që të përfitojë i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, përmes përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.(ABC News)

1 komente në “BE përforcon mbështetjen: Mirëpresim “Ballkanin e Hapur””

  1. Papi says:

    Ballkani i Hapur, BE përsërit qëndrimin gjerman: Ka përfitime, vetëm nëse janë të 6 vendet bashkë

    Ky eshte titulli ne gazeten dita se ç’thote be per open b
    Merrni vesh vete tsni sepse jeni e njejta ndermarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje