“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin.
Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama dje në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua në Tiranë ka bërë jehonë në mediat greke.
“Zougla” shkruan se “Garancinë se nisma “Ballkani i Hapur” nuk synon të ringjallë Jugosllavinë e dha kryeministri shqiptar Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të saj, ndërsa i bëri thirrje Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që të marrin pjesë në të”.
Në takimin mes liderëve, të tre kërkuan përkushtimin e vendeve të tjera të rajonit, përkatësisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që deri tani kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.
Më tej, media greke i jep hapësirë edhe situatës politike në Shqipëri pas protestës së Sali Berishës kundër “Open Balkan”. “Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua një ditë pas protestave në Tiranë, të thirrura nga ish-kryeministri, ish-presidenti tashmë person “non grata” në SHBA, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur nismës, një grup protestuesish dogjën flamurin serb”.
Ndërkohë që shtypi gjerman e shikon me optimizëm marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të njerëzve, bizneseve dhe shërbimeve. “Një perspektivë për Ballkanin” e cilëson gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Mos na servirni qe “zjen” shtypi grek sepse e shkruajti “zungla” . Eshte nje gazete interneti e paperfillshme. Eshte njesoj si te botonte ne Shqiperi nje gazete Arjan Cani. Disinformimi eshte me i demshem se mosinformimi.
OPA E FUTI EDI RAMA EUROPEN NE SHQIPERI .NE FAKTE PO KERKOHEJ E KUNDERTA. TE FUTEJ SHQIPERIA PARA NE BE ,PASTAJE TE BEJE SHENGENIN BALLKANIKE .DUKE I KRIJUAR NJE MUNDESI SERBISE QE TE KISHTE NJE DALJE NE DETIN ADRIATIKE .
QEVERIA E RAHMUTIT E PAPERGJEGJSHME PARA KOMBIT SHQIPTAR KERKON TE NA SJELLE SRRBET NE SHQIPERI APO EDHE RUSET TE BLEJNE PRONAT E SHQIPTAREVE DHE TA GJEJME VETEN NJE DITE NE DET ,POR EDHE NE DET NUK KA VEND PER NE E KA MARRE GREKU.PRISNI EDHE PAK SE DO TA BEJME BE SI SHQIPERIA ,SE NJA 5000 SIRIANE KANE NJA 10 VITE DO TE JENE BERE NJA 20000 MIJE EDHE NJA 10000 AFGANE PASTAJ BANGADLESHAS KURSE SHQIPTARET PO IKIN NEPER BOTE .KESAJ I THONE SE NA ISHTE NJEHERE ALBANIA.
Te gjithe ata qe kane qene kundra tani le te hane TUM sa te ngopen por me shume nga te gjithe dua qe te haje Albin Kurti se e meriton. Kokefortesia dhe mendjemadhesia ka rrezuar mbreteri dhe jo me nje cope pleh si Albin Kurti. Mesazhet kane qene shume te qarta prej kohesh dhe jo vetem sot. Europa,Amerika,Gjermania dhe i gjithe faktori nderkombetar e kane mbeshtetur Open Ballkan dhe ju kane bere thirrje te tjerve qe nuk duan ti bashkohen kesaj nisme. Cudi si nuk e kupton Albini edhe kur ja thua ne shqip qe duhet te maresh pjese ai refuzon. Mendje “ndriturit” akoma shohin endrra me sy hapur sikur ballkanin do e sundoje Serbia. Tru tharet dhe tru shplaret e shkrete qe nuk dine se c’bejne.