Mediat serbe kanë “zbuluar” planin e fundit amerikan në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit është ardhja në postin e kryeministrit të Malit të Zi të një shqiptari.
Shqiptarët përfaqësohen në qeverinë aktuale si pjesë e lëvizjes URA, të drejtuar nga Dritan Abazoviç. Kjo lëvizje aktualisht mbështet qeverinë e drejtuar nga partitë serbe të Malit të Zi.
Por, mediat serbe, duke u frymëzuar nga një deklaratë e Ilir Harasanit, anëtar Këshillit Qendror të kësaj lëvizjeje paralajmërojnë se qeveria aktuale i ka ditët e numëruara. Sipas tyre, Harasani është duke udhëhequr një lëvizje për krijimin e një qeverie të re me kryeministër shqiptar.
Mediat serbe shkruajnë se kjo strategji mbështetet edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bindur se kjo do t’i jepte fund rolit destabilizues të partisë serbe, Fronti Demokratik.
Pse jo?
Shqiptaret jane pro amerikes dhe sigurisht do te ishte e pelqyeshme per shqiptaret e amerikane qe Malin e Zi ta drejtonte nje qytetar i Malit te Zi me origjne shqiptare, por shqiptaret jane minorace me rreth 5-6% si komb ne Mal te Zi, e kjo e ben figuren e tij si kryeminister te dobet, por gjithsesi ne politike çdo gje ndodh. Gjithsesi e shoh pozitive qe deshire te tille.
malazezet jane te gjithe arber po aq sa shqiptaret, te ndare mes tofizeve te Serbise e atyre qe bejne si malcore vendalinj, pavaresisht se e kane humbur gjuhen e e mohojne identitetin