“Lumi” i parave kineze fuqizon ekonominë serbe, mbi 18 mld euro në vetëm pak vite

21 Dhjetor 2021, 20:40Rajoni TEMA

Para krizës financiare të 2009-s, prania e Kinës me investime në Ballkanin Perëndimor ishte modeste. Por, me thellimin e kësaj krize dhe tkurrjen e investitorëve perëndimore, vakuumi i lënë prej tyre nisi të mbushej me shpejtësi nga projektet, kompanitë dhe vetë shteti kinez.

Kostoja e tyre është rreth 18.1 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave të dhëna përmes kredive favorizuese në sipërfaqe, por kushtëzuese, lidhëse dhe ndikuese te vendimmarrja dhe sovraniteti i vendit në thelb.

Rasti i Malit të Zi është shembulli më i mirë se si Kina po josh vendet e rajonit me investime për të rritur influencën e vet. Para Malit të Zi, paratë kineze hynë në Greqi, madje ishin një prej burimeve kryesore për Athinën në kulmin e krizës financiare që goditi këtë vend pas 2009-s.

Në Bosnje, kinezët kanë marrë në dorë energjinë dhe investimet janë rritur. Shqipëria? Në rastin e Shqipërisë interesi i investitorëve kinezë ka rënë në pesë vitet e fundit. Me largimin e kompanisë që kishte në zotërim Rinasin, aktualisht investimi më i madh kinez në vendin tonë mbetet Bankers Petroleum.

Në Maqedoninë e Veriut, Kina ka shfaqur pak interes për të investuar, nxitur nga shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë dhe stabilitetit qeverisës e politik atje, ndërkohë që Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku mungojnë totalisht investimet kineze.

2 komente në ““Lumi” i parave kineze fuqizon ekonominë serbe, mbi 18 mld euro në vetëm pak vite”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi baba Dogani ju nderton xhamija teqe e corapekuqi lungomare,aerodhrome e pallatobunkere me ngjira……. hahahaha.

  2. Jam Dule evgjiti , bej grekun per pak Euro , nuk jam grek , jam safi evgjit.... says:

    Shiko sa % jeni ne Shqiperi dhe sa kisha keni ndrtuar pastaj shkruaj o gabzer j Janulles ,ik se dhjeu Janulla ik e lepija mire sumen klebonjarit eshte dhe fundi i vitit , do kesh diplo miniatiko plus lepirjen , po te llogaritesh dhe gojoret e gruas tende qe ia mer Janulles do cqepeni ne euro …ptuuuuuu vromjari , qelbet Shqiperine me kisha qe jane kthyer ne supermarket , te shikon prifto apateona nga xhepat …..yyyy fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje