I ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, politologu serb Dushan Janiç ka analizuar “Ballkanin e Hapur” dhe marrëdhënien mes dy liderëve Rama dhe Vuçiç. Janiç quan si moment kulminant dhe thelbësor vizitën e Ramës në vitin 2014 në Serbi. Sipas tij Rama ishte ai që theu akullin dhe krijoi një perceptim ndryshe për Shqipërinë në Serbi.
“Në 2014 është zhvilluar forumi i parë publik në Beograd, ardhja e Ramës në Beograd ishte ajo qe theu akullin dhe e ka bërë këtë punë shumë mirë. Unë nuk e di si ka qenë si sportist si basketbollist por unë e di shumë mirë që këtë punë “thyerjen e akullit” e ka qarë dhe kjo ishte një ndër gjërat shumë të mira që ndodhi edhe për perceptimin nga publiku në Serbi.
Me ardhjen e Ramës dhe me performancën e tij në Beograd edhe Shqipëria filloi të shihej ndryshe nga Serbia duke përfshirë edhe nga nacionalistët, Vuçiç është një i tillë, Vuçiç. Kur një nacionalist pranon dikë tjetër e pranojnë edhe nacionalistët e tjerë dhe kjo ishte ana e mirë. Që nga 2014 kanë ndodhur shumë takime, mua prapë me duken dy personalitete shumë të ndryshme, më duken si ata që duan të ulen te rreshti i parë dhe që duan të jenë lider dhe fitimtarë secili.
Gjithsesi kanë bërë gjëra shumë të mira, një ndër gjërat që unë jam kritik është qëndrimi i Ramës, ai nuk ka dalë asnjëherë publikisht me argumentet e tij në lidhje me Thaçin, qeverinë Thaçi, vendimet e tij sa i përket kufijve dhe ndarjes etnike. Do të thoja që nuk ka njeri perfekt, Vuçiç dhe Rama nuk janë të tillë.”, u shpreh Dushan Janiç.
Qe Beogradi dhe Serbet nuk e kane pare akoma me pozitivitet Tiranen dhe Shqiperine kjo u faktua me ndeshjen e futbollit qe u luajt ne Serbi .
Shpresojme qe pas 200 …..vjetesh mentaliteti serb do ndryshoje pasi kisha ortodokse dhe shoqatat qe punojne pa reshtur te mbjellin urrejtje kunder shqiptareve do te ndryshojne ”kursin e tyre ” .Besoj shume ne zgjuarsine e Edi Rames dhe ska dyshim qe mprehtesia e tij nuk do te lejoje askend ta joshi te ndryshoje mendimet e tija per Thacin i cili as me shume as me pak beri detyren e tij per te mbrojtur kombin e vet .Sido qofte te nderuar ”miq fqinje ” silluni mire se nuk ju kemi asnje borxh ; as ne te shkuaren , as ne te tashmen dhe ne te ardhmen . Zoti na ka bekuar me shpitin e mire dhe dashurine e vecante qe kemi per gjithe njerezit .