Kosova paguan koston e abuzimit të lëvizjes së lirë në Shengen nga Shqipëria dhe Gjeorgjia

22 Dhjetor 2021, 19:43Rajoni TEMA

Qytetarët e Kosovës nuk do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave së shpejti.

Atyre do t’ju duhet sërish të presin. Burime diplomatike të Bashkimit Evropian kanë treguar, pse çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të zgjidhet shpejt. Kjo çështje do të marrë përfundimisht më shumë se gjashtë muaj.

Kjo vonesë nuk ka të bëjë me përmbushjen e kushteve nga ana e qeverisë së Kosovës, por me mosbesimin që është krijuar në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të abuzimit me lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Burimet diplomatike të Bashkimit Evropian kanë treguar, se Komisioni Evropian ka raportuar në 2009 për përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më pas Gjeorgjinë në grupin e vendeve të partneritetit të Lindjes.

Por pas liberalizimit të vizave me këto dy vende, disa shtete anëtare janë përballuar me probleme të kërkesave të azilit të pabazuara, persona që kanë qëndruar ilegalisht në territorin e BE-së, si dhe grupe që kanë sjellë probleme të kriminalitetit dhe trafiqeve.

“Kjo e degradoi imazhin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. U deshën vite që ky imazh të rikuperohej duke negociuar me dy vendet për një bashkëpunim më të fortë për marrëveshjet e riatdhesimit. Disa shtete anëtare frikësohen se do të gjenden përballë tê njëjtës situatë abuzimi me Kosovën” janë shprehur këto burime.

Sipas tyre, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë në një moment të caktuar, por disa shtete anëtare kërkojnë garanci për evitimin e abuzimit me lirinë e lëvizjes afatshkurtër në zonën Shengen. Sipas këtyre burimeve, nuk bëhet fjalë për një bllokim, por një proces, që nevojitet të plotësohet.(ABC News)

4 komente në “Kosova paguan koston e abuzimit të lëvizjes së lirë në Shengen nga Shqipëria dhe Gjeorgjia”

  1. Artikull i pa vertete says:

    Nuk e di kush eshte artikull shkruesi po sic duket nuk jetone ne europe dhe nuk e njeh europen duhet te jete dikush qe jetone ne Pakistan Afganistan
    Kosova nuk njihet nga comuniteti européenne dhe brenda comunitetit européenne ka shtete qe nuk e njohin kosoven nese keto shtete nuk japin akordin e tyre si do le izi aytetari kosoves lire ?
    Eshte njesoje si Shqiperia dhe Maqedoni per hapjen e negociatave nese nuk hap rruge Bulgarie dhe mbane veton nuk ka hapje si do levizi lirshem koqevari kur europa si institution e njeh si pjese e Serbise nen rrezoluten 1244
    Behuni serrioze kur shkruani se ka edhe te pa ditur qe besojne verberishte cfare shkruhet

  2. Kosovar says:

    Kosova paguan edhe koston e imazhit te renduar te shqiptarit ne diaspore,te cilin me dekada dhe me shume mund e kishin ndertuar shqiptaret e Kosoves .U hapen kufijt e Shqiperise,dhe nuk la bishe pa mesyerEuropes…Ec e thuaj pastaj se je shqiptar

    1. O mjerane says:

      Kosovari qe nuk je kosovare nuk do kesh dale ndonjehere nga fshati ose do jesh pakice kombetare minoritetet Rome o Jevge qe ke urrejtje per Shqiperine .
      Shqiptaret kane imazhe te shkelqyere po nuk ke pare ti shoku te dera e kafenese ku shkruhesh( Ndalohet hyrja e qenve dhe Portugezeve ) e kam pare photon ne muze ne Luxembourg o injorante apo emigracioni espagnole italienne kur tv japin bbv perputhen e te tjera tele realiteti cfare do mesoshe ti more mjerane .

  3. Kujdes shoku me kosoven says:

    Behesh nje emisione politike ne ate kohe Éric Zemmure ishte si polémiste jo drejtues emisioni koha e vershimit te rrefugjatve Syrien dhe ben nje pyetje kush eshte vendi qe ka me shume rrefugjat te ikur te gjithe u pergjigjen Syrie jo tha eshte kosovo 150 mije te ikur 15% e popullsise larguar per nje vite. Ne tha nisemi nga shifra nje milione syrienne por kur shikone popullsine e Syrienne shifra eshte shume e ulet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje