Nga Eduard Zaloshnja
Thuhet se Galileo Galilei përshpëriti “eppur si muove” (e megjithatë lëviz), pasi u detyrua nga Kisha Katolike të deklaronte publikisht se planeti Tokë ështëi palëvizshëm.
Por këto fjalë të famshme të Galileut, nuk vlejnë për planetin Albanistan…
Pas zgjedhjeve të 2009-ës, kam zhvilluar në Albanistan dhjetra sondazhe politike (publike e private), nga të cilat më ka rezultuar se në periudhat mes zgjedhjeve, PS+satelitë të vegjël janë luhatur në zonën poshtë 800 mijë votave (në vartësi të skandaleve/zhvillimeve të ndryshme). Sidoqoftë, në datat e zgjedhjeve, ato e kanë arritur (e madje e kanë kaluar) kuotën e 800 mijë votave (shihni grafikun shoqërues).
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, partitëopozitare janë përcarë e përndarë (PD e Bashës, PD e Berishës, LSI e Kryemadhit/Metës etj. etj.), ndërkohë që PS-ja pëson luhatje të lehta në sondazhe nga skandalet/zhvillimet e ditës.
Por që dicka të lëvizërealisht në Albanistan, duhet që të gjitha partitë opozitare të bashkohen eventualisht në një front të përbashkët. Sepse muri socialist ka gjasa të jetë përsëri 800 metra i Iartë në zgjedhjet e ardhshme…
ju ngjallen Krimbat Plehrave te Kazanit?
Zoti Zaloshnja – edhe pse mbani anen e te majteve , megjithese vini nga nje familje e persekutuar dhe nje gje e tille do te duhej te ngjallte habi, porqe nuk ngjal, sepse sic e thoni edhe ju vete jetojme ne Albanistan, ku pasardhesit e te persukutuarve mbajne ane dhe votojne pasardhesit e persekutoreve te tyre – prapeseprape, nda dallim nga horda e kreshperuar e analisteve pro-qeveritar, ju jeni me i permbajtur e kesisoji me i kthjellet ne arsyetim.
E thash kete, sepse, nuk e prisja nga ju qe te perserisni te njejtin refren qe po e perserisin te gjithe analistet e majte proqeveritare keto dite , sikur Partia Demokratike na qenkesh care me dysh…!
E thoni kete sikur te jete nje e vertete e thjeshte. Eshte krejt e kunderta zoteri. Eshte nje genjeshter e madhe. Eshte nje genjeshter e lige; nje genjeshter, qe synon te nxise konflikt ne PD; nje genjeshter qe rreh t’i jape zemer Bashes, ta trimeroje ate, qe t’i qendroje elektoratit demokrat qe ka zgjedhur te jete me Berishen.
Ju e dini shume mire, ashtu sic e dine edhe koleget tuaj, ashtu sic e dine edhe femijet madje, asshtu sic e dime te gjithe, qe Basha me nje grusht deputetesh eshte braktisur nga PD-ja.
Ky argumenti i “ndarjes me dysh” te PD-se, eshte argumenti i vetem qe u ka ngelur Bashes dhe Rames. Pas kesaj yckele jane kapur fort; mendojne se, meqe kontrollojne gjykatat, prokurorine dhe policine, mund te perdorin kete yckel per te mbajtur me dhune siglen e PD-se.
Te njejten verejtje ua kam bere miqesisht edhe disa analisteve te tjere te majte, qe jane te moderuar dhe paqesore nga natyra. E magjithate, ata vazhdojne te bejne sikur nuk kuptojne.
Vetem njerezit e ligj bejne keshtu.
Ku e merr të drejtën ky plehrë ta tjetersojë emrin e Shqipërisë në Albanistan…