Si mund të zgjidhej konflikti i PD-së?!

21 Dhjetor 2021, 20:00Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Prej vitesh, Partia Demokratike është futur në një krizë që kulmoi dhe doli në sipërfaqe vetëm në pak muajt e fundit. Dy krahë të ndara frikshmërisht, tashmë deri edhe me statutin dhe me logon e Partisë, për ditë e më shumë po arrijnë deri sa të shkaktojnë incidente me njëra-tjetrën. Më të dukshme janë në krahun e z.Berisha, që nuk lë moment pa shkaktuar incidente ose provokuar të tilla. Nga ana tjetër, pjesa që e beson se është institucionale e po mban kursin e legjitimitetit brenda kanoneve të brendshme nën peshën dhe vulën e z.Basha. provokon “butësisht” por njësoj idhët. Mungesa e transparencës, do shprehej një kolegu ynë gazetar, është armiku real sot i PD-së në të dy krahët. Megjithatë ndarja është kaq e madhe, kurse akuzat janë aq të ashpra, saqë ajo që kanë bërë Socialistët deri më tani me akuzat kundër tyre po duken thjesht si ledhatim për atë që bëhet sot me Partinë Demokratike. Dhe, kjo është e vërtetë, kur shikon akuzat e Bashës dhe Berishës për njëri-tjetrin, mohimet, përfoljet, përqeshjet dhe mbi të gjitha përpjekjet për shkërmoqjen e PD-së.

A mund të kishte një rrugë bashkimi të Partisë Demokratike në këto momente? Do të ishte një skenar gati i pamundur, kur tashmë palët jo thjesht fyejnë por po i afrohen më afër se kurrë konfliktit fizik. Që e gjitha struktura e Partisë Demokratike të arrinte në këtë stad, nuk do ta mendonte askush edhe në skenarin më të keq të improvizuar. Tashmë, janë ndarë mes vete, njerëzit e strukturave, që i përkasin respektivisht Bashës dhe Berishës, janë ndarë njerëzit e strukturave më të poshtme, janë ndarë deri militantët e thjeshtë. Cili vallë mund t’i bashkonte? Praktikisht në këtë moment askush sepse përpjekja e dikujt do t’i ngjante asaj që Borghes e shkruan në një nga pjesët e tij të jo-fikshënit te “Përkufizimi i një gjermanofili”: “Betohem të mos përfshihem më kurrë në debate të tilla, sepse koha në dispozicion të së vdekshmit nuk është e pafundme teksa frytet e këtyre diskutimeve janë krejt të kota”. Në fakt, Partia Demokratike mbërriti në këtë cak me atë që po i bëjnë simboleve dhe godinës por mbi të gjitha fyerjet që nuk ia kursejnë anëtarët ngë më të lartët deri më të ultët për njëri-tjetrin.

Statuti i Partisë Demokratike ka nevojë për një shtesë shumë të rëndësishme të mbledhjes së njerëzve të shquar të PD-së, sak atë që Basha dhe Berisha para tij, porse më vonë të dy bashkë e kthyen në normë: heqjen e njerëzve me kontribute në parti dhe ata me përvojë. Me gjasë, do të ishin këto figura që tashmë shumë as nuk e dinë se ishin ndonjëherë në PD, pa interesat meskine që shoqërojnë njerëzit e sherrnajës, të ngriheshin dhe të flisnin mbi palët. Kuptohet se Berisha nëse ka përballë njerëz pa tagër institucional nuk është se të pyet shumë dhe aq më tepër nuk të pyet edhe po të jesh i pajisur me të, si po ndodh me Bashën.

Veçse, po të ishin në statut, do të ishin njerëz të tillë që mund t’i trandnin me përvojat dhe fjalën e tyre. Shembulli ishte z. Uka, kur u dha një shembull direkt në Kuvend, por të tjerë me radhë si Meksi, Topalli, Selami, Mima, Serreqi, Malasi, Brojka e shumë e shumë të tjerë, që u kërkojmë ndjesë për mospërmendjen dhe sot bëjnë jetën e tyre të qetë jashtë politikës, kanë ende shumë e shumë për t’i shprehur politikës së sotme dhe sidomos kolegëve të tyre të rinj, të cilët po e rrënojnë pa vramëndje Partinë Demokratike. Pa dashur të besojmë se Partia Demokratike ka marrë rrugën e shpërbërjes ose më mirë të besojmë atë të tkurrjes, një fenomen që ka ndodhur gjithkund në Lindje me partitë e startuara nga post-socializmi, duket se ka kohë të afrohen kolegët e vjetër, por me respektin e një shtese në status, që duhet ta fusnin me kohë autoritetet e PD-së.

Paradoksalisht ka qenë një ide që dikur e ka shprehur vetë Lulzim Basha por me idenë e strukturës ligjvënëse për Dhomën e Senatit, kurse si dhomë e Dytë e Parlamentit shqiptar e kanë trajtuar disa personazhe përgjatë historisë së parlamentarizmit shqiptar. Si ide u shtrua si diskutim që nga viti 1992, kurse Sabri Godo, në katrahurën e vitit 1997 e mendoi si një rrugë ku do të paqtohej parlamenti shqiptar. Por në rastin tonë po flasim vetëm për imperativin e një Senati të Partisë Demokratike, bash ata njerëz që tashmë nuk i duhen tamam Bashës dhe Berishës por u duhen njerëzve të thjeshtë të PD-së, një trupë honorifike por me status këshillimor epror, që të shërbente si një gjykatë e partisë dhe moralisht t’u hiqte fashat e mëdha me të cilat ua kanë mbyllur sytë Basha-Berisha.

5 komente në “Si mund të zgjidhej konflikti i PD-së?!”

  1. Balo says:

    Nuk ka diskutim,madje nuk duhet vënë fare në raport një krahasim Berisha-Basha pavarsisht se ky i fundit është krijesë e Berishës.
    Sado i ndotur të jetë Basha kurrësesi nuk krahasohet me keqbërësin Sali Berisha!
    Duhet kurajë qytetare të pranosh që Sali Berisha është vetë tranzicioni shqiptar,keqbërësi per ekselencë,ngatërresatari ideal!
    Ju impresionoheni se Saliu paska numra! Po a e mendon ndonjëherë sa njerëz janë larguar nga PD për shkak të egos të Saliut,sa njerëz në Shqipëri,ndonëse u ka ardhur në majë të hundës nga Rama nuk e votojnë PD e Bashës sepse pas tij është Saliu!?Janë individë,personalitete dhe shumë vota!
    Njeriu që vrau një aspiratë Ben!
    Nuk e di çfarë ju ka turbulluar të gjithëve që arsyetoni për të faktorizuar sërish numrat e Berishës! Me Tritan Shehun dhe invalidë të tjerë mendorë,me Albana Vokshin e Vjollcës që dogji Shqipërinë më 1997,me dështaket Edit Harxhi dhe Jozefina Topalli…gjithë të korruptuarit e PD ..
    Qendrimi qytetar është totalisht kundër vrasësit nga Viçidoli…bëri dy muaj ” revolucion” dhe nuk u kujtua askush nga Europa e Bota për të….
    Çfarë po thoni,duhet që çdokush njëzëri të theksonte largimin pa kushte të Saliut nga politika,jo në favor të Bashës të cilin po e faktorizojmë duke e lënë përballë rrugaçit plak,po për hatër të popullit tonë
    Largimi i Berishës nga politika i jep fund tranzicionit tonë të stërgjatur!

    1. Skypion says:

      Zoti Andoni, mos e hargjoni kohen kot me te tilla sugjerimi, sepse jeni ne konflikt te paster interesi. AShti sic jane te gjithe koleget tuaj te socialistes. Eshte fyese, madje, qe analistet e socialistes, te japen mendime sesi duhet zgjidhur problemi ne PD. Sepse, ju i nderuar Andoni, mbani ane. Mbani anen e Bashes. Edhe pse mundohi, nuk mund ta fshihni. E keni te shkruar ne balle. Prandaj, lerini keto hilera, se nuk ju kane hije, vec sa ju diskretitojne dhe ju heqin edhe ato pak kredite, qe ju personalisht si nje karakter i qete, dhe nder paqesoret ne horden e gazetareve te socialistes, keni pasur.
      Dhe, me vjen shume keq, te arrini gjer aty sa te thoni nje genjeshter : ” me te dukshem jane ne anen e Berishes, qe nuk le moment pa shkaktuar incidente”…
      Me vjen keq, sepse nuk ju bejne aspak pershtypje ata kapuconjte e zinj me te cilet e ka mbushur SHQUP-in Basha. Kapuconj te zinj te armatosur , zoti Andoni.
      Sa i perket problemit ne PD, ate e zgjidhen vete demokratet. Eshte problem i zgjidhur tashme. Ata e dhane mendimin. Vullneti i tyre u shpreh me vote.
      Ju e dini kete, ashtu sic e dini edhe qe PD-ja eshte me doktorin tashme. E dini, por beni sikur nuk e dini dhe kjo duhet te jete vecanerisht turperuese per ju.
      Jo vetem kaq, por me injorimin e qellimshem qe i beni faktit , qe nuk edhe femije ne Shqiperi qe nuk e di tashme, dmth qe PD-ja eshte me doktorin, ju , bashke me koleget tuaj, po merrni pjese ne nje krim: ju po nxisni konflikt te dhunshem.
      Qurraveci Basha, po te ishte per te, do te kishte dhene doreheqjen me kohe i ziu, por jane te tjere qe po e mbajne me pahir aty ku eshte. Ju, me qendrimin tuaj, beni pjese tek keta “te tjere”.
      Shame one you.

  2. Lame Duka says:

    I nderuar zoti Andoni, me gjithe respektin qe kam per ju, ne rastin konkret kam bindjen qe gaboheni. SalI Berisha, ish president dhe ish kryeminister, me bemat e tij, duhej te kishte dale realisht me kohe nga skena politike, ne mos edhe duhej te ishte penalizuar sepse prej kohesh flitet e me fakte provohet qe ka autorsine e shume e shume zollumeve ne jeten sociale , ekonomike e politike te vendit. Megjithate, kjo eshte pune e organeve te drejtesise, prandaj nuk zgjatem. Largimi i tij nga skena politike do te ishte nevoje numur nje e PD-se. Zgjidhjet e tjera jane ne dore te anetaresise se kesaj partie.

  3. E vetmja mundësi për tu bashkuar është ajo LËPIRJES të atyre që kanë PËSHTYRË për njëri tjetrin , kjo s’është e pamundur për këtë parti , kanë eksperiencë , çfarë s’kemi dëgjuar , SPIUN I SIGURIMIT , HAJDUT , KARIGETHYER , BISTURIA , PENICILINA , DIZENJATORI , ka ardhur koha që i kanë harruar jane pajtuar , janë përqafuar , janë lëpirë !
    Këto epitetet e tanishme si Lul pengu , bespreri më e reja Lul Brava , apo Non grada , Sali Leva apo Matrapiku janë lule para atyre të kaluara , kështu kjo parti apo liderët e saj me që u bënë dy tashti , do t’a gjejnë rrugën e paktimit , për interesat e larta të partise !

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Gjynah, vërtetë gjynah për mëndjen që ka artikullshkruesi. Po a je në vete o njeri, si të shkon në mëndje që Berisha mund të marrë këshilla nga dikush në PD? Si mund të marrësh penën dhe të shkruash për politikë, kur nuk ke të qartë se çfarë qëndrimesh e dallojnë, cilët janë mësimet që ka marrë në jetë, etjen e pakufi për pushtet absolut e një mijë e një gjëra të tjera që e karakterizojnë një revolucionar të lindur dhe edukuar për të qënë përjetësisht i tillë, sic në fakt është Sali Berisha? Vërtetë mendon se ai mund të qëndrojë në një ambient ku t’a ndjejë vehten i barabartë në mes të barabartëve? Po ai mund të pranojë më mirë vdekjen, se të ulet në një sallë dhe të marrë këshilla nga senatorë të PD. O gazetar, “jam Sali Berisha unë!”, e ke të qartë apo jo, ndaj, ata që t’i propozon të quhen senatorë në PD, për Berishën
    kanë për të qënë thjesht synetor, xherah, asgjë më shumë.
    Dhe për të parë dhe njohur më mirë kush është Berisha, shiko qoftë edhe për një javë CNN, ndiq me kujdes sa në mënyrë të qetë,njerëzore dhe të përulur para popullit të tij sillet Presidenti Biden, njeriu më i fuqishëm i botës, e krahasoje me morramadhin e Viçidolit, të cilit i shkojnë nja 2-3 qind hajdut pulash nga mbrapa dhe i duket vetja si Çe Guevara, Robin Hud dhe Emiliano Zapata të marrë së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje