Teksa Lulzim Basha drejton gishtin nga qeveria për skandalin e publikimit të pagave, të numrave të telefonit dhe të dhënave personal duke bërë përgjegjëse atë, deputeti i PS Erion Braçe akuzon opozitën se kjo është një plan si tentativë për të destabilizuar vendin.
Braçe e konsideron rrjedhjen e listës me pagat si shatazh politik të opozitës e cila po e përdor pas humbjes së zgjedhjeve. Për deputetin socialist ndërsa opozita nuk ja doli me zjarr po e bënë këtë përmes cenimit të të dhënave personale.
Teksa sot është publikuar një tjetër listë me mbi 60 mijë më shumë punonjës që u është publikuar paga, numri i telefonit dhe të dhëna të tjera personale, Braçe shkruan se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet pasi është krijuar më 26 prill deri më 6 maj, pra pas 25 prillit duke mohuar që kjo të jetë pjesë e skemës së patronazhistëve siç pretendon PD.
“Tani është shantazh politik! Ka një qëllim, destabilizim! File i prillit është prodhuar në 26 prill dhe 6 maj, pa lidhje me zgjedhjet. I lidhur qartë me qëllimin e destabilizimit pas zgjedhjeve!
Me zjarr nuk ja dolën, me paratë në letër po provojnë”, tha Braçe.
Ke shume te drejte Erion.Por ne fushate ne 25 prill ne mes te fushatenti si zv kryeminiter firmose .miliona lek per partite extra.Nga paret e popullit nga tax .Spak ta shikoj veprimet e juaja..Boll me moral….fallco.