A duhet ta legalizojmë kanabisin? Rama: Shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë

24 Dhjetor 2021, 13:20Kronika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh sot se një nga pyetjet e nismës së re të “kuvendimit popullor” do të jetë nëse duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.

Ai tha se bindja e tij është që Shqipëria nuk mund të presë më dhe se duhet të hedhë këtë hap.

Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre. Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më. Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët” tha ai.

Një tjetër pyetje lidhet me “Green Pass”-in për futjen në lokale dhe restorante. “Pandemia, ka një frustrim të madh se kjo po zgjat dhe po bëhet e lodhshme dhe ka një lëvizje në të gjithë botën kundër vaksinimit. Atëherë këtu ka plot njerëz që Shqipëria duhet të vendosë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ku aksesojnë hapësira të përbashkëta, qendra tregtare, restorante, etj. Një pjesë tjetër thotë se kjo kufizon liritë dhe të drejtat. Ne duam të shkojmë  përtej bindjes sonë dhe është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten” tha ai.

 

 

 

 

 

4 komente në “A duhet ta legalizojmë kanabisin? Rama: Shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë”

  1. vlora.vlora says:

    kujt do t ia japesh licensat oligarkeve te tu tet vellai apo ndonje tjetri , edhe sikur ta legalizosh me ate qeveri hajdute qe ke s mjaftuan resurset e shqiperise qe duhet te ishte bere lule ,tani do na duhet edhe hashashi ,usht i degjeneruar ke mare fund

    1. AlbNY says:

      Vlora Vlora hiq ate emer se e ndyn.
      Kalifornia mor ti trumangët, brenda 2 vitesh nga legalizimi marihuanes, lau borxhet dhe ka bilanc pozitiv ne buxhet. Shtetet e tjera qe e legalizuan, po ashtu kane fitime te bollshme. Per nje koke bosh si ty, eshte e veshtire te kuptoje progresin.
      Ti rri pi cigare dhe kafe gjithe diten se cigarja te ben mire per shendetin, kurse marihuana vdes njerzit. Cope mishi debil.

  2. Dajti says:

    Rama vjen tek fjala E KOco Kokdhimes per kanabisin. Thote ta lejojme se eshte mire per ekonomine.
    Kryeministri Kanadase tha do ta lejojme se nuk i mbajme dot njerzit boll jane futur neburg. Pra politika e gjen nje nje arsye per te lejuar nje gje qe kundershton shumica e nje shoqerie.(75-80% % e kanadezeve ishin kunder mirpo u plotesua deshira e 20%)
    Kush po pyet per demet qe sjell perdorimi i saj.
    Asnje te dhene shkencore nuk ka se marijuana ka vlera mjeksore pervecse zbutjes se disa dhimbjeve qe mund te behen edhe me ilace te tjera, Te gjitha sa degjojme per te mirat e marijuanes jane anektoda nga ata qe e perdorin.
    Nje studim i fundit thote se njerzit qe perdorin marjuanen kane me shume shnase te mos punojne, te marrin ndihme ekonomike nga shteti, te bejne aksidente neper rruge te flene ne makine te kene probleme psiqike etj etj.

  3. drini says:

    Beje referendum.Me nje pyetje po jo. Apo e ke frike rezultatin e referendumit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje