FOTOT/ U arrestua për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja, kam përfunduar tek psikiatri

25 Dhjetor 2021, 11:36Lifestyle TEMA
FOTOT/ U arrestua për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina rrëfehet

Këngëtarja, Fjolla Morina është pa dyshim një ndër personazhet më të përfolura të shoëbizit gjatë vitit 2021.

Ajo u arrestua në qytetin e Kukesiit, për akuzën e trafikut të armëve. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje në një intervistë për T7.

Duke rrëfyer gjendjen e saj në atë periudhë, Fjolla theksoi nuk e ka pasur aspak të thjeshtë dhe se e ka parë veten në pikën zero. Gjithashtu ajo tha se ka shkuar edhe në psikiatri shumë shpesh për ta kaluar gjendjen e rënduar që kishte.

‘’Nuk e kisha imagjinuar që mund të kisha përjetuar diçka të tillë. Unë kam bërë shumë sfida për karrierë, por kjo është diçka në jetën time personale dhe ka ndikuar edhe në familjen time në fëmijët e mi, në njerëzit më të dashur.

E kam parë vetën në pikën zero saqë nuk doja të jetoja më, rashë edhe në kile. Ka qenë aq e rëndë sa kam shkuar në psikiatër. Shkoja pothuajse çdo ditë.’’, tregoi ajo.

Për sa i përket akuzave, këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë, por vetëm ka shprehur se mendon që dikush i ka bërë keq dhe se ajo nuk e meritonte të përfundonte në burg.

‘’Kur ka ndodh rasti unë mendoj që nuk ka qenë çështja që unë të përfundoj aty, por ne njerëzit jemi shumë egoistë. Nuk kemi qejf ta shohim njëri-tjetrin mirë, vetëm keq. Unë mendoj që ma kan bërë të keqen, dikush e ka bërë nga inati, për drama. Po më vjen shumë keq për ato njerëz. ‘’

 

 

5 komente në “FOTOT/ U arrestua për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja, kam përfunduar tek psikiatri”

  1. Shko beje burgun délinquente says:

    Kjo eshte e denuar perse nuk shkone ne burge te kryeje denimin ?
    Cfare ben policia Interpol tirana , krahina Kosovo nuk eshte large si ka mundesi denohet dikush qe nuk ka paguar dritat kryen denimin dhe nje trafikante armesh e denuar 6 vite burge jep intervista .

    1. bimi says:

      o Delin-qin-quente. nuke eshte “Krahina Kosovo” por eshte “SHTETI I PAVARUAR I KOSOVES”. He me te lumte, ik me vrap tregoja edhe Janulles, dhe me ate rast mer pensionin 300 evro.

  2. Te fala Kaqol kaqolat te arrave. says:

    Mos eshte e para qe gjen strehe ne kosove kur e kerkon gjukata ne shqiperi?Te gjithe trafikantet dhe vrasesit atje strehohet.Ndaj duhet te mbahet larg nga shqiperia kosova.

  3. Phenix says:

    Burgu është më i keq se psikiatri…

  4. Shqiptari says:

    Qe mos i lesh rast njerezve qe te bejn keq , mos u mer me tregti armesh ate bej , se ktej nga kto an u grin duke u vrar rinia dhe shkak jan dhe kondrabandistet e armeve si puna jote , nuk mund te besh mas qefit duke thyer ligjet e shtetit , ai qe te beri keq ishte ai qe te furnizoi me arm , aty kerkoe te keqen ne as nje vend tjeter , dhe shko kryej denimin si te ter shkelsit e ligjit , mir thot ai me lart , ktu esht futur ne burg plaka 85 vjeç per nje rrenj ashash , se nuk kish lek te ushqente femijet e vegjel qe i kish jetim , dilni ju qe tallni bythen me dynjan dhe ju genjen mendja se keni statusin e politikanve qe nuk i kap ligji beni mas qefit , prandaj moj vajz mos e kerko te keqen tek te tjeret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje