Ndiqni pasuritë, jo rrogat

25 Dhjetor 2021, 11:04Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Publikimi i të dhënave financiare të shqiptarëve mua nuk m’u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse bëhet transparente diçka që duhej bërë transparente. Kjo lloj transparence, në Norvegji, garantohet prej kohësh. Secili norvegjez është i lejuar, ka mundësi të ketë akses te të dhënat financiare të secilit norvegjez tjetër, kushdo qoftë ky i fundit, që nga personaliteti më i rëndësishëm publik, e deri te njeriu më i thjeshtë. Madje, deri para disa vitesh, çdo norvegjez mund të depërtonte, mund të futej në rrjetin ku ishin këto të dhëna edhe nga një adresë anonime. Ka disa vite që kjo nuk lejohet më. Secili që do të informohet mbi gjëra të tilla, ai duhet të japë emrin dhe mbiemrin e tij të saktë, dhe numrin e kartës së identitetit, dhe kjo nuk e kompromenton nevojën për transparencë që ka shoqëria norvegjeze. Çdo gazetar, çdo njeri tjetër, që do të informohet mbi të dhënat e kësaj natyre për çdo person, mund të futet, mjaft të vërë emrin e vet dhe numrin e ID.

Nga kjo transparencë, norvegjezët nuk i ka gjetur asgjë e keqe. Mendoj se dhe neve nuk na gjen asgjë e keqe, nëse kjo gjë bëhet me ligj, jo siç u bë, në mënyrë të papritur, befasisht dhe për qëllime që akoma janë për t’u zbuluar. Ajo që dua të theksoj sot është se nuk e kuptoj pretendimin e disa njerëzve, që thonë se po më preket rroga, po më zbulohet rroga, e cila është një gjë private, personale, intime. A thua se u janë zbuluar hallatet, a thua se u është publikuar ndonjë video, ku ato shfaqen duke bërë gjëra të çuditshme dhe ilegale. Unë nuk jam dakord absolutisht me këta njerëz.

Unë e di që kështu si u bë, kjo që u bë, publikimi i pagave të qindra mijë shqiptarëve, ka disa pasoja, sepse u bë kështu si u bë. Disa dëme janë të kuptueshme. Unë jam i informuar dhe nga bisedat që kam pasur me 2-3 biznesmenë, që në kompanitë private, sidomos tek ato që kanë pasur në harkun e shumë viteve politika dhe taktika të caktuara për të rekrutuar, promovuar apo shpërblyer punonjësit e tyre në mënyrë të diferencuar, mbi bazën e asaj që ata japin në punë, tashmë kjo ka dalë në shesh dhe te punëmarrësit mund të krijohen probleme dhe dëmtohen e kompromentohet harmonia e kompanësia sociale brenda kompanisë. Ky është një dëm real. Dëmi tjetër ka të bëjë me faktin që publikimi i të dhënave të tilla, kështu si u bë, u jep mundësi grupeve të vogla kriminale, që në fakt nuk janë të vogla, por janë grupe të mirëfillta kriminale, që të bëjnë një listë shumë të gjatë me emra që kanë paga stratosferike dhe t’i përdorin këto njerëz si target, si objektiva, si tabela qitjeje për t’i gjobitur në të ardhmen. Ky është një dëm gjithashtu shumë i qartë.

Mund të ketë edhe dëme të tjera, por unë jam i prirur të shoh anën pozitive, ndonëse dënoj mënyrën si u bë, motivacionet mbi bazën e të cilave u bë kjo gjë, sepse motivacionet janë të ndyra, janë të pista, por nëse do të adoptohej si një strategji nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar për ta garantuar këtë transparencë në stilin norvegjez, unë do të shihja të mira, sidomos në rrethana konkrete. Publikimi i të dhënave të tilla është një lloj skaneri fantastik, për të cilin shoqëria jonë edhe ka nevojë, sepse kemi mundësinë të shohim se çfarë ndodh në rropullitë e kësaj shoqërie, këtij kombi.Ne e dimë se këtu ka korrupsion, kemi perceptimin tonë, bazohemi në vëzhgime personale, në investigime që bëhen nga media apo te hetimet që bëhen nga struktura të posaçme të hetimit që janë kushtetuese, por nga ky publikim ne kemi mundësinë të krijojmë një ide të saktë, precize, matematike mbi nivelin e korrupsionit. Madje unë do t’u sygjeroja strukturave të hetimit, deri dhe SPAK-ut që t’i bëjë një vëzhgim të imët publikimit në fjalë.

Sepse aty kanë mundësinë të zbulojnë korrupsione apo afera korruptive që nuk do kishin mundësi t’i zbulonin në rrethana të tjera. rrogat e larta nuk janë në vetvete domosdoshmërisht një tregues korrupsioni sepse ka tërhequr shumë kjo gjë, nuk është se në diskutimin publik njerëzit janë ndalur te dëmet, jo, janë ndalur te ana spektakolare e gjësë, janë ndalur te rrogat e larta të disa njerëzve sidomos të disa gazetarëve dhe analistëve e moderatorëve televizivë. Ne jetojmë në një sistem ku çmimi i gjithëkujt varet nga kërkesa dhe oferta, nëse një kompani mediatike ka nevojë shumë për Muç Nacon, po e ilustroj po marr veten time, dhe unë e kuptoj që ajo kompani ka nevojë, ka nevojë për audiencën që unë mund t’i jap, për prestigjin, unë e kuptoj këtë nevojë, e pikas, dhe unë kam shansin të bëj ca negociata të rehatshme në fund të të cilave mund të arrij një rrogë të mirë.

Janë zemëruar disa pedagoggë, i kam parë disa që e ngrenë zërin me të madhe ca janë këto paga të çmendura, ky është sistemi, edhe në sistemin universitar unë jam i sigurtë që nuk paguhen të gjithë njësoj. Disa paguhen më shumë disa më pak, mbi bazën e meritave, nëse paguhen të gjithë njësoj atëherë aty ka nevojë për një reformë sepse i bie që jetojnë në vitin 1990. Tani, për mua kjo ndodh kudo në Botë, diferenca me paga të tilla. Dhe problemi me gazetarët nuk është te pagat e larta, problemi me gazetarët është te rrogat e padeklaruara. Problemi është te pasuritë, Gjurmoni pasuritë dhe jo rrogat. Rroga është një gjë që ka kuptim në sistemin që kemi zgjedhur nuk jemi ende në regjimin e Enver Hoxhës, jemi në KAPITALIZËM, ku njerëzit paguhen dhe shpërblehen mbi bazën e meritës mbi bazën e talenteve që ata shprehin dhe manifestojnë dhe mbi bazën e produktit që japin dhe përkushtimit që manifestjnë në punë.

20 komente në “Ndiqni pasuritë, jo rrogat”

  1. Muqi says:

    Kur don me be dhe Muqi moral si sociolog dhe ekonomist, te djeg heh ? O Muqi, qe ta dish mire, nje gazetar ka funksion publik, respekton nje kod etik, supozohet se ka aq tager moral sa te hetoje dhe te flase per fenomene problematike, madje e ka per detyre. Dhe qe ta kryeje ate, duhet t’i shkoje ne mendje se pse pronari i tij e paguan 15 apo 20 mije € ne muaj, duhet te shqetesohet qe te tjeret, viktimat e sistemit per te cilin eshte tribun dhe ne emer te se cileve flet publikisht, marrin 20-30 here me pak. Gazetari qe nuk flet per keto probleme, nuk eshte duke kryer punen e tij por duke mbrojtur sistemin shfrytezues, duke mashtruar opinionin publik – si ti ne kete rast.

    1. Ilirjan says:

      Burimin Muco… Burimin e parave duhet te ndjekim, jo rrogat, dhe pasurite… ne fund, pas verivikimit e zbulimit te burimit te ketyre rrogave dhe pasurive. Nese nje pronar firme, punedhenes, paguan 100 mije € ne muaj, ne dite ne ore… pune e tij, POR… duhet te jene TE LIGJSHME. Kjo dhe vetem kjo duhet te na shqetesoje te gjitheve,sepse nese Muci paguhet 20 mije € nga punedhenesi i tij, dhe ato para vijne nga “lavatricja”, DUHEN SEKUESTRUAR, jo vetem lavatricja è “punedhenesit”por edhe gjithe perfitimet e perfituesve si Muci.

  2. Pike. says:

    Cfare lidhje ka krahasimi norvegjes me shqiperine?!
    Ore, jeni ne metro?!?!
    Po krahasohet mentaliteti i shoqerise norvegjeze, mentaliteti qeverisesh, mentaliteti i policise te atij shteti me strukturat tona?!?!
    Cfare pini?!
    Po si ka mundedi qe tekrahasosh vetem vendimarrjet dhe jo realitetet dhe si kane arritur keto vende der tek keto vendimarrje!?!?!?!?!
    E kuptoni qe femijet ne norvegji vene ne kopesht jo me shume se 12 femije ne klase dhe edukatoria qe i ka keta femije qe te vegjel i shoqeron der ne klase te peste sepse psikologet vendosen se nderrimi i mesuesve ndikon keq per femijet, e kuptoni se cfare krahasoni?!
    I zhgenjyer nga krahasimet idioteske

  3. Gjithe pasuria e vendet eshte ne gjirin e lalzit te hajduteve says:

    Rrogat i kane per pare xhepi keta qe lehin per ti shplar trurin ketij populli budalla qe shqyejn bravat per kriminelet.
    Nuk shikojne e numrojne vilat ne te kater anet e vendit.

  4. Sokoli says:

    Bravo Muqi. Si nga malet qe je, ke evoluar pelqyeshem. Ndoshta po te ecesh me kete ritem, pas 100 vjetesh mund te japesh ndonje mendim me vlere. Deri tani, gjithesesi, vetem bajga ke thene. Po do ti vleresojme edhe ato.

  5. Nagip says:

    Je shume subjektiv ne justifikimin qe i ben differences se madhe qe ekziston ne pagat e punonjesve te medias! Mi eshte kualiteti i punes dhe talenti qe e percakton kete diference te madhe. Bie fjala, cfare kualiteti ofron drejtuesja e “perputhen” qe nerr miliona?! I gabuar eshte edhe arsyetimi yt per pagat e pedagogeve; diferencen ne pagat e tyre e percakton titulli dhe grada. Pra, eshte nje hierarki rrogash e strukturuar shume mire dhe diferenca midis nje asistenti dhe professori nuk eshte me shume 30-40 perqind.

  6. Katundarine e ke ne gen nuk ta heq rroga shumemilioneshe. says:

    Mire e ke o Mustafa katundari perderisa nuk ngrihet mileti t‘ju terheqe zvarre.

  7. USA says:

    Po fol o Muc Nano… fol..!! Te gjithe ne ankth po prisnim te degjonim..!

  8. "BOHOTINA" says:

    Korrupsion ka. “Ne kapitalizem korrupsioni eshte si vaji lubrifikant per makinat”- ka thene nje ekonomist. Po une jam i prirur ta perkrah idene e Nanos. Madje shkrova diku, ne nje portal, qe dje per kete, pa e lexuar Muçin. Keshtu verifikohet edhe sa paguajne per tatimin. Ç’ te keqe ka qe e moret kaq perpjekur. Me tersellem merrni ato manovrimet e pronareve qe shkruajne ne bordero nje gazetar te mire paguar si shofer. Sa i perket Blushit ajo qe u tha se paguhej me 240 milion ne muaj eshte genjeshter aq e madhe sa shifra qe u publikua. Ai duke qene deri para 3-4 vjetesh politikan, madje minister, ka vjedhur si çdo derr tjeter politika. Tani qe iku nga Topi kete rrogre super te larte e ka justifikim, per te treguar se pasurite i ka ne kohen e Topit dhe jo kur ishte minister. Keta perdorin tere format e mundshme njerezore per te fshehur gjene e vjedhur.

  9. Draper dhe Cekan says:

    Kush do ti hetoje o mucaco
    Skenderbeu I elises apo kraja i lalzit

  10. 1444 says:

    Cfare te shtyn o Muc T’JA KEPUTESH KOT. Norvegjia ka nje ligj per Ligji për Qasjen Publike në Informacion pr qe vepron vetem per :
    Ligji për Qasjen Publike në Informacion
    Fusha e veprimit të ligjit (Offll. § 2) :
    ✓ shtetin, organet e qeverisjes vendore,
    ✓ persona të tjerë juridikë në rastet kur marrin vendime individuale ose nxjerrin rregullore,
    ✓ person juridik i pavarur ku shteti, bashkia e qarkut ose bashkia drejtpërdrejt ose
    në mënyrë indirekte ka një pjesë të pronësisë që jep më shumë se gjysmën e votave në pjesën e sipërme
    organi i personit juridik dhe
    ✓ person juridik i pavarur ku shteti, bashkia e qarkut ose bashkia drejtpërdrejt ose
    në mënyrë indirekte ka të drejtë të zgjedhë më shumë se gjysmën e anëtarëve me të drejtë vote
    në organin suprem të personit juridik.
    JE I QARTE BESOJ.

  11. katarakti says:

    Si spjegohet që ne marrim gjithmonë më të kêqijat e çdo sistemi?! Ishim vendi me diktaturën e proletariatit më mizore në vendet e Europës Lindore! Sot jemi kampionë të krimit (numri 1 nê mbarë botën për frymë popullsie), të korrupsionit, të shkatërrimit të shtetit etj etj. Gjatë kêtyre 30 vjetëve Shqipëria është sunduar nga hajdutët me dhe pa kollare, nga batakçinjtë politikë si Berisha, Nano, Meta, Rama etj, nga gjyqtarët më të fëlliqur të botës, nga gazetarët dhe analistat më të pacipë, nga politikanët më makutê etj etj. Ky vend ka nevojë për një revolucion tjetër. Qê nuk ka gjasa tê ngjajë. Gjatê revolucionit jakobin në Francë në vitin 1789 u botua një listê me 379 fisnikët dhe aristokratët më të pasur. Që kishin akaparuar 90 përqind të tokave dhe pasurive të vendit. “Franca nuk do bëjë kurrê prokopi pa u kaluar këta njerëz nê gijotinë” – nënvizuan atëhere gazetat e kohës. Ka ardhur koha edhe te ne që njerëzit të kuptojnë se PD-ja dhe PS-ja, Rama, Meta, Berisha e kompani zihen vetëm për pushtetin e tyre, për paranê, për privilegje. Asnjëri nga ata nuk mendon për vendin dhe popullin. Ambasadorët e huaj janë idhujt e tyre. Pêr popullin ata kanë atë respekt që ka skllavopronari për skllevërit e tij. Dhe “qentê” e tyre si Bushati, Shkullaku, Zheji, Fevziu, Baze me shokë lehin për të mbrojtur të zotin e tyre. Asnjëri prej tyre nuk është i pavarur. Demokracia e sotme është veçse njê perde tymi për të hutuar njerëzit me Big Brodher, Për-puthen etj etj. Për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen që i është bërê kêtij vendi. Dhe ata që thojnë se sot jetohet më mirë se para 30 vjetësh duhet të kuptojnë se jo vetêm janë shitur të gjitha pasuritë kombêtare të vendit, por po ashtu se çdo shqiptar ka sot 32 mijë euro borxh. Për një familje me 4 anëtarë i bie një borxh prej afro 130 mijê eurosh. Me një borxh të tillê për kokë pa dyshim qê jeton më mirë! Derisa të vijë koha ta paguash. Do ta paguajë shteti vërtet. Po ku do i gjejë ai paratë?! 30 vjet batërdi, vjedhje, poshtërim, zvetënim, korrupsion, krim, imoralitet. 30 mijë super të pasur dhe 3 milionë që nuk e kanë tê sigur bukën e gojës. Dhe as të nesërmen. Kësaj i thonë tê biesh nga shiu në batak. Kush do i gjurmojë pasuritë o Muç?! Rama?! Ai është mbrojtësi nr 1 i oligarkëve dhe hajdutëve të këtij vendi. Sê bashku me konen e tij, Braçen. Pêr të mbrojtur pasuritë e vjedhura, sistemin dhe regjimin ata bëhen të gjithë bashkë. Mjerë ata qê bien viktimë e propagandës dhe ikin për dhjamë qeni. Siç u ngjau atyre tê 4 që vajtën për lesh që Rama të bëhej i pari i këtij vendi. Të shkretët.

    1. 1444 says:

      pjestje me 10 ate borxhin i dashur. Apo do te behesh analist-gazetar qe te te paguajne 20 mije E/muaj

  12. Nje mergimtar says:

    Po lista e pensionisteve dhe pensioneve kur do te jepet?Aty,ne ato lista do te shohim MILIONERET E VERTETE te ketij vendi.

  13. rexha 10 says:

    PROBLEMI ESHTE SE NGA VIJNE KETA FONDE????SI JU HA MERAKU SE QENKAN SEKRETE,DHE NUKE U MENDOKA SE NGA VJIDHEN KETA FONDE. KONTROLLONI BANKAT ,DHE PERCAKTONI GJENDJEN E TYRE.KONTROLLONI THESARIN E SHTETIT ,SEPSE MOSE DALI NDONJE ROBIN HUDE QE VJEDHE BANKEN QENRORE SICE NDODHI ME FULLANIN.ME C’FARE TREGTIE KONTRABANDE SHITET E BLIHET NE ATE VENDE .?????? APO MOSE VALLE TASHTI KANE ARDHUR PARATE E PERFITUARA NGA SHITJET E DROGES ,ARMATIMIT ,FLORIRIT ,DETIT , APO EDHE TOKES ME 1 EURO METER KATROR PER 100 VJETE.SI DHE SHITJEN E AVIONEVE MIG TE KUCOVES””’???????
    Pse nuke flete njeri per familjet e sheikesh ne ate vende se si u bene te pasur. Ju ha meraku se Veliaj hapi nje trege te ri ne Selite te vogel te TIRANES ,dhe nuke prokupoheni se kushe po i hedhe pallatet teke parku ,dhe cili eshte pronari i tokes . ??????Pronari i trullit eshte ILIRI ,qe hante byreke me buke ne SAUKE ,ndersa sote ka zaptuar VLOREN ,TEPELENEN ,MALIN E TOMORRIT ,GOLEMIN E KAVAJES ,TIRANEN ,GJIRIN E LALEZIT ,DHE PARKUN E VJETER TE AUTOBUZAVE ,ISHE TOKE PUBLIKE.PO TRITAN SHEHU^^ìììììììììì PO TE VEPRONTE LIGJI NE ATE VENDE NE BURGE DO TE ISHTE DUKE FILLUAR NGA GJINE GJONI E DERI TEKE DUKAJT E SHIJAKUT PER NJA 10 VITE .NDERSA PER DREJTUSIT TE ATIJE VENDI,DUHET TI FUSESH NE BURGE DHE TI HEDHESH CELSAT NE DETE.

  14. Ani says:

    O Muq…si perfundim si e do si Norvegjia apo Albanistani…sta kapme fillin hic

  15. Nani says:

    Vertet jetojme ne KAPITALIZEM ore Mu. Nano por paradoksi eshte sepse ne sistemin kapitalist nuk merr nje gomar me shume se nje intelektual qofte ky edhe profesor apo petagog siç ndodh ketu!Eshte çmenduri kurr realiteti tjetersohet per interesa tymnaje dhe jo shoqerore.

  16. emigranti says:

    ke te drejte o muci po ne shqiperi nuk ka sistem drejtesie, gjykate, prokurori, spak te kontrolloje keto gjera ti e shikon se cfare po ben sali berisha dhe nuk e prek njeri me dore

  17. Supaxhiu 300 evro says:

    Muçua keshillon te hetohen pasurit!Une e filloj nga rrogat i dashur Muço,pèrshmb njè gazetar nè vèndet fqinje gazeta me emèr,njè artikull i mir paguhet 30 euro,pastaj kemi artikuj tè vegjèl paguhen nga 10,15 tè euro.Shikojm shumè televizione tè tipit mafioz te cilat dizorientojn trurin e kombit pa i kontrolluar askush se ku dhe si i gjejn shumat nga 20 mij euro pèr tè paguar “Kanalista si Bushtra ti dhe Lubonja,Alibeja e shum e shumè tè tjer qè vjellin vrer pa nderprer ndaj ndokujt.Hidhemi nga organet shteterore,kemi nje Kryetare komisioni per kontrollin e shtetit e cila e vendosur nga socialistet ha ne te dy krahet me bashkeshortin,dhe gjith rracen e vet.Aty gjithçka eshte e kalbur ,vetèm nje revolucion paqèsor do te rrèzonte gjith plehrat .

  18. ceni says:

    Muçi thote ndiqni “gjurmet dhe jo ujkun”,e papare kjo histori dhe ka te drejte me kete popull budalla qe mjafton te mos i heqesh farat e lules se diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje