Komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD bashkë me paralajmërimin që i dha Lulzim Bashës për të liruar zyrën në 5 janar, ka përcaktuar edhe axhendën politike përmes së cilës do të kërkojë të marrë në kontroll selinë blu.
Dualiteti mes Bashës dhe Berishës për të pasur kontrollin e Partisë Demokratike në janar krahas selisë qendrore në Tiranë pritet të zbresë edhe në degët e PD. Sali Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se në Janar, komisioni i drejtimit të PD do të nis procesin e zgjedhjes së kryetarëve të ri të PD në të gjithë vendin.
Por axhenda e Berishës duket se është e njëjtë me atë që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike përcaktuan në 18 dhjetor në Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Në planin organizativ të PD parashikohet që vendimmarrjet e rëndësishme politike të nisin javën e ardhshme ku Lulzim Bashës do t’i duhet të përcaktojë edhe drejtuesit politik në të gjithë qarqet.
Burime për ABC nga selia blu konfirmojnë se të gjithë përfaqësuesit që tashmë kanë dalë në krah të lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha nuk do të jenë më në krye të qarqeve. Kështu Edi Paloka nuk do të drejtojë më qarkun e Durrësit, Edmond Spaho Korçën, Tritan Shehu Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën, Aldo Bumçi degët 1,12 dhe 14 në Tiranë, Agron Shehaj degën 5 dhe 7 në kryeqytet, Albana Vokshi degën 9 dhe 11, Belind Këlliçi degët 6, 13, 15 dhe 16 si dhe Flamur Noka s’do të jetë më si drejtues politik në degët e PD në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.
Disa prej degëve tashmë i janë besuar 4 nënkryetarëve të Partisë, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Por demokratët do të ndryshojnë edhe kryetarët e degëve 12 prej të cilëve u komanduan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Komisioni. Me axhenda të njëjta por qëllime të ndryshme, duket se pas janarit dualiteti për selinë qendrore të PD do të zbres edhe në degët e PD në rrethe.
DREJTUESIT POLITIK TË PD QË LARGOHEN
IKËN DEGA
Edi Paloka Durrës
Edmond Spaho Korçë
Tritan Shehu Gjirokastër
Bujar Leskaj Vlorë
Aldo Bumçi Tirana 1,12 dhe 14
Agron Shehaj Tirana 5 dhe 7
Albana Vokshi Tirana 9 dhe 11
Belind Këlliçi Tirana 6, 13, 15 dhe 16
Flamur Noka Kamëz, Paskuqan dhe Vorë
(ABC News)
kujt i duhet ne Shqiperi se cfar pellet ky funderine ,ky putane serbi
e prostitute nderkomebtaresh ?!
apo ju Plehrave te Kazanit?
Me 2 janar 2022, Sali Berisha eshte ftuar per nje vizite ne zyrat e SPAK-ut.
kto duhet te ishin hequr 8 vjet me pare, qe ne PD te vijn intelektual te ndershem
E moret vesh more Shqipetare se kush janë PD _ ja dhe LSI _ ja qe me ndihmën e falangave te punesuar ne shtete nxoren listat ne internete…..motoja e tyre eshte qe pas nesh qameti,por te gjatin do te marin ?????
Kjo eshte nje humbje e madhe per Partine Demografike ku pasi kane zaptuar prona,troje te gjithe ku asnjeri prej tyre nuk eshte vendali ne rrethet perkatese.E papare kjo baterdi e bere keto 30 vite ku i vetmi gabim qe bene keta dordolecer ishte qe nuk proivatizuan edhe Kryeministrine,Presidencen dhe godinat e ministrive dhe nuk sollen ne kryeqytet dhi e dhen nga ku pas ketaj s’do kishte b.k.qe ti levizete nga vendi.Parti e dale nga o hej o hej o hej! Me pak fjale lufte brenda grupeve “Qiftelia”.