Kriza e thellë energjitike në Kosovë, Albin Kurti justifikohet para protestës: Po bëj ç'është e mundur, ju lutem kurseni

27 Dhjetor 2021, 12:11Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar një mesazh lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet populli.

Mesazhi i Kurtit vjen në prag të protestës së paralajmëruar në orën 13:00.

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar: ishte rreth 70 euro për MËh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro! Në anën tjetër, as gjysma e konsumit te ne nuk mbulohet nga prodhimi: kërkesa ka arritur pikun historik me 1,4 GË, ndërsa në rastin më të mirë (deri sa ta riparojmë bllokun B2 me fuqi prej 255 MË) termoelektranat tona gjenerojnë as 650 MË!

Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe.

Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro.

Unë dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju falemnderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni.

Përzemërsisht,

Albin Kurti

2 komente në “Kriza e thellë energjitike në Kosovë, Albin Kurti justifikohet para protestës: Po bëj ç’është e mundur, ju lutem kurseni”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Të nderuar qytetare të Kosovës.
    Ne po jetojme dhe punojme si me rrethim. Ky eshte viti i kursimeve me te medha qe duhet te bëjmë ne energji, derisa partia tonë te ndertoje hidroçentalet qe kemi planifikuar.
    Imperialistët duan të na fusin ne krize, por ekonomia jone nuk njeh kriza, sepse populli eshte me i bashkuar se kurre rreth partisë, 50% + 1, dhe do shkojmë nga fitorja ne fitore.
    Poshte imperializmi amerikan dhe socialimperializmi Serb.
    Rrofte Partia Komuniste e Vetevendosjes.
    Lavdi Marksizëm-Leninizmit.
    ****************
    Pershtatur nga vepra 21 e Shokut Enver.

  2. Evi Kokacari says:

    Albini eshte Mashtrues,
    Kosova u Mashtrua rende nga ky Mi i Beogradit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje