Besnik Mustafaj “zgjidh” krizën: Ju gjej unë 500 kryetarë në PD, më të mirë se Lulzim Basha

28 Dhjetor 2021, 19:18Politika TEMA

Besnik Mustafaj thotë se Partia Demokratike ka burime të shumta njerëzore.

Duke komentuar zhvillimet dinamike në selinë blu, i ftuar në studion e ABC Live, Mustafaj tha se si pjesë Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve ka parë mijëra CV.

Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

“Nëse nisemi nga faktet satutore, Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij.

Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane, ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar.

Nga ana tjetër, a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD.

Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statutore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara, jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike.

Nëse hyjnë në garë, tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha.

Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Mustafaj.

8 komente në “Besnik Mustafaj “zgjidh” krizën: Ju gjej unë 500 kryetarë në PD, më të mirë se Lulzim Basha”

  1. Si besniku partise ka shume says:

    Po me te dobet se ty ka ?
    Na duhet nje ne pd po duhet te jete maloke nga malet e tropojes komuniste udbash vrases non grsta veshtire ta gjeshe .

    1. I.Hoti says:

      Besniku i mutave–nje MUT intelektual kanunor .. Ka bere tentativ..por kurre nuk doli jashte erresires!

  2. Luli says:

    Po ju e keni kryetarin o Besnik! Baba Salen! A ju le ju ai te hapni gojen sic e keni hapur kunder Bashes! Nuk ju beson njeri as ty e as kryetarin tend te perjetshmin non grata!

  3. Muhameti says:

    Te gjej une ne PD 1000 veta per kryetar qe jane me te mire se Saliu.

  4. TAFUT DERIRRËZA says:

    E hënë – Saliu Shiqeres – për menu – mëngjes – drekë – darkë
    E martë – Saliu Shiqeres – “ “ – “ – “ – “
    E mërkurë – Saliu Shiqeres – “ “ – “ – “ – “
    E enjte – Saliu Shiqeres – “ “ – “ – “ – “
    E premte – Saliu Shiqeres – “ “ – “ – “ – “
    E shtunë – Saliu Shiqeres – “ “ – “ – “. – “
    E dielë – Saliu Shiqeres – “ “. – “. – “. – “

    Ju ngectë në grykë, ushqimi juaj SALI SHIQERES BRRISHA, o Besnik Mustafë SKUTHI…..

  5. liu qe te kliu says:

    Ti po zgjedh 500 kryekare.se vet je komplet hajdar.

  6. Niku says:

    Ne demokrateve na duhet nje demokrat ne krye qe ndahet dhe eshte kunder Saliut! Nje Pd pa Saliun! PD me Saliun rrotull, “i dorehequr” , por bashke kryetar nuk vjen kurre me ne pushtet. Populli e votoi jashte ne 2013. SHBA e nxorren non grata. Nje PD e Saliut dhe me kryetar te tij nuk i hyn me ne pune askujt.
    Basha eshte tani i vetmi qe i ploteson keto kushte. Kur te dale nje tjeter me keto cilesi dhe me i mire e shohim. Tani eshte koha e Saliut te jape llogari dhe jo kerkoje llogari.

  7. shqiptar tirone says:

    O Besnik, çfare je duke zgjedhur? Te blesh nje kile domate? Po a ke ti aftesine ti te dallosh se kush eshte nje kryetar i mire, duke i krahasuar me te tjeret? Me sa duket je bazuar tek njohurite e tua siç ben per te zgjedhur domatet!. Disa tipa si ti dhe shoket tuaj vazhdojne ende qe te vetekonsiderohen si “intelektuale”L, sepse gjejne ndonjen fraze te thene nga ndonje autor qe ata e pelqejne dhe mendojne se edhe te tjeret duhet t’ju nenshtrohen. E kuptoni qe je s’keni qene kurre intelektuale te mirefillte, porse vetem disa çibane qe i prodhoi koha e Enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje