Skandali me pagat, Balla: Përpjekje për destabilizim të raportit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit

28 Dhjetor 2021, 16:43Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit ka reaguar lidhur me publikimin e pagave dhe të dhënave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se publikimi i të dhënave është bërë për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës

Balla shtoi më tej se me fillimin e seancës së radhës plenare do të ndryshojnë legjislacionin, në mënyrë që të jetë i përafërt me atë të BE.

“Prej disa muajsh është punuar nga disa ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personave. Mendoj që është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që i shpërdoron dhe i vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës sepse këto të dhëna i kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një lloj konflikti mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Unë mendoj që përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim, sapo Kuvendi i Shqipërisë të fillojë punën, do të duhet që pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i Komisionit Europian me të cilin për çështjen e të dhënave personale që është një nga pjesët përbërëse për ato kapitujt për marrëveshjet për anëtarësim që Shqipëria do të negociojë me BE.

Ishte një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës dhe do të doja të shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka shkaktuar të dhëna. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende”, deklaroi Balla.

 

1 komente në “Skandali me pagat, Balla: Përpjekje për destabilizim të raportit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit”

  1. cris says:

    Sa i zgjuar qe je more Balla, dukesh qe ke bere PHD ne Rumani. Valle te kene rene kaq poshte fakultetet e Rumanise qe ti japin nje monstre si ty PHD?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje