“Mehmet Shehu është karrierist e provokator, kërkon të likuidojë Enverin e të marrë pushtetin”. Në pak rreshta e me një shkrim të kujdesshëm, Sokrat Bufi, njëri nga studentët shqiptar të Akademisë Politike të Moskës, sinjalizonte në mesin e vitit ‘53 kreun e Partisë për rrezikun e një puçi nga ministri i Brendshëm.
Denoncimi i pazakontë e gjente lidershipin e Tiranës në vorbullën e pështjellimit të shkaktuar nga dy ngjarje të papritura: Vdekja e Stalinit dhe arrestimi i Beries, kreut të Policisë Sekrete të BS dhe krahut të djathtë të tij. I gjunjëzuar nga humbja e “babait” ideologjik, Enver Hoxha kishte mbetur i befasuar me lajmin pasues që vinte nga Kremlini. Arrestimi dhe ekzekutimi i rrufeshëm i shefit të KGB-së fill pas vdekjes së Stalinit, për një puç të mbetur në tentativë, në psikikën e Enver Hoxhës, të fiksuar nga paranoja e eliminimit, merrte një domethënie ndjellakeqe. Arsyet ishin nga më bindëset. Ai më besniku i kreut të Kremlinit, dora e fortë që kishte spastruar armiqtë e tradhtarët e kauzës së socializmit në BRSS, një moment kishte tentuar të likuidonte edhe vet Stalinin, madje, flitej se kishte gisht në helmimin e tij. Ky për Hoxhën nuk ishte një lajm i zakonshëm, qoftë edhe si ai për vdekjen e babit të Kremlinit.
Beria i tmerrshëm i Partisë Komuniste të BS mund të ringjallej në variantin shqiptar, e kjo mund t’i kushtonte jo thjesht pushtetin, por edhe kokën! Vetëm pak vite më parë, Hoxha kishte qenë në zgrip të rrëzimit, por manovra e Koci Xoxes, njeriut që i besoi portofolin e ministrit të Brendshëm pas luftës dhe doli i pabesë, kishte dështuar që në gjenezë. Mirëpo, nuk qenkej e thënë që me zhdukjen e Xoxes të zhdukej një herë e mirë edhe precedenti i komplotit nëpërmjet Policisë Sekrete. Paranoja e Hoxhës në këtë rast kishte arsye t’i kapërcente kufijtë e zakonshëm. Pikërisht në këtë peri udhë, letra e Bufit me sinjalin tmerrues për një puç të fshehtë nga kreu i Sigurimit, e bënte edhe më drithëruese gjendjen e Hoxhës. Përtej sfondit që ofronte realiteti në Moskën e largët, mesazhi i mbërritur prej andej, jo vetëm nuk mund të ishte një përçartje e studentit që kishte guxuar t’i shkruante Enverit, por duhej vlerësuar për t’i paraprirë çdo rreziku të mundshëm, qoftë edhe duke i prerë kokën puçistit të dyshuar. Në fakt, mënyra si operoi Hoxha në këtë rast me lajmëtarin dhe objektin e denoncuar prej tij, është një histori sa e çuditshme aq dhe misterioze, e cila nuk u zbardh kurrë. Emri i Bufit dhe teksti i letrës adresuar nga Moska për Hoxhën nuk u përmend asnjëherë, qoftë edhe në qarqet e larta të nomenklaturës.
Çuditërisht, ajo u shfaq publikisht, madje vetëm në vitin 1982, në të famshmen “tabllo sinoptike” që Hoxha artikuloi gjerësisht mbi veprimtarinë tradhtare të poliagjentit Mehmet Shehu. Me sa dukej, kreut të Partisë i duhej edhe një argument më shumë për të mbushur mendjet e të tjerëve me paudhësitë dhe veprën armiqësore të Shehut. Po kush ishte Sokrat Bufi dhe në çfarë rrethanash denoncoi komplotin e madh? Si operoi Hoxha me letrën e mbërritur nga Moska dhe pse e konservoi historinë e saj për tri dekada? Cili ishte reagimi i Shehut për përmbajtjen e dokumentit sekret dhe si u zgjidh debati i nxehtë i vjeshtës 1953? Këto dhe një sërë dilemash të tjera zbulohen për herë të parë nëpërmjet investigimit që gazeta “Panorama” ka bërë për ngjarjen që tronditi Komitetin Qendror në vjeshtën e vitit ‘53…
DENONCIMI I BUFIT
Unë e kam njohur shokun Mehmet gjatë luftës në një mbledhje të Këshillit Nacionalçlirimtar të Hekalit, ku foli qartë dhe më bëri përshtypje të mirë. Edhe gjatë gjithë kohës së luftës kam pasur simpati për të si luftëtar i mirë i Partisë. Kur jam kthyer nga BS, ku isha delegat i delegacionit bujqësor, kam lexuar kryeartikullin e “Zërit të Popullit” mbi ditëlindjen e komandantit të shkruar nga shoku Mehmet Shehu dhe nuk më la përshtypje të mirë, sepse në të nuk delte mirë roli dhe puna e komandantit në drejtimin e Partisë dhe të popullit tonë. Po kështu, letra e komandantit për cilësimin e kulakëve punuar nga shoku Mehmet me kryetarët dhe nënkryetarët e komiteteve ekzekutive të rretheve shkaktoi likuidimin e kulakëve para kohe me metoda policore. Orientimi i dhënë nga shoku Mehmet që seksionet e Bujqësisë pranë komiteteve të Partisë të mbajnë evidenca të veçanta për armiqtë, mua nuk më duket i drejtë. Orientimi i Mehmetit që të mbahen lista për elementët armiq (këtu përfshinte edhe fshatarë të varfër e të mesëm) është një qëndrim shumë sektar dhe ka dëmtuar rëndë vijën e Partisë në lidhje me fshatin.
Shoku Mehmet nuk ka pasur besim për punën tonë. Këtë e lidh me faktin se shoku Mehmet na kërkoi një më një karakteristikat e kulakëve dhe njerëzve që nuk kanë triskë fronti. Unë mendoj se udhëheqësi i Partisë, aq më tepër sekretari i KQ, jep vijën të cilën duhet ta zbatojnë kuadrot poshtë. Por që të kërkohen një më një listat e kulakëve, kjo do të thotë të vësh në dyshim njerëzit që drejtojnë poshtë. Këtë e lidh edhe me inaugurimin e uzinës së zhveshjes së pambukut në Fier, ku për ardhjen e komandantit e mora vesh vetëm mbrëmjen e ditës së inaugurimit nga nënkryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Sulo Alija. Vendimet e Plenumit IX të KQ i kam punuar dhe më kanë ndihmuar për luftën kundër armikut të klasës, por shkarkimin e shokut Tuk Jakova si anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar për kuadrin në veten time e kam quajtur të padrejtë. Unë kam konstatuar se shoku Mehmet, si anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ, ka punuar keq. Me këtë përshtypje kam shkuar në BS.
Ku u zhvilluan punimet e Kongresit XIX të PKBS, unë në bazë të këtyre materialeve kam denoncuar si provokacion shprehjet e shokut Mehmet në lidhje me BS. Kur erdhi rezolucioni i Plenumit VII të KQ, unë thashë se këtë nuk e ka shkruar komandanti. Për këtë u influencova edhe nga thënia e shokut Ramiz, i cili më tha se mundet të mos e ketë bërë komandanti. Dhe për më tepër, për mendimin që kisha për shokun Mehmet, si një njeri që do t’i zërë vendin komandantit. Pas zbulimit të tradhtisë së Beries në lidhje me shfaqjet e organeve të punëve të brendshme mbi partinë, ka pasur edhe te ne shfaqje të tilla. P.sh., urdhri që u është dhënë organeve të Brendshme që përveç shokut Mehmet, pa lejen e Degës së Brendshme asnjë nuk lejohet të hyjë në objektet e reja, bile për të siguruar besnikërinë e njerëzve që punojnë në këto ndërmarrje duhet të merret aprovimi i Degës së Brendshme para se të merret në punë. Edhe tashti në uzinën e zhveshjes së pambukut në Fier, sipas thënieve të sekretarit të Partisë, ka raste që për njerëzit që do të merren në punë në uzinë duhet të merret aprovimi i Degës së Brendshme…
Si lindi çështja “Bufi”
Ka qenë vera e vitit 1953, kur në adresë të Enver Hoxhës mbërriti një letër e çuditshme nga Moska. Autori i saj, Sokrat Bufi, njëri ndër studentët shqiptarë të Shkollës së lartë të Partisë në Bashkimin Sovjetik, me kurajën e komunistit vigjilent, informonte komandantin për një ngjarje tronditëse: Mehmet Shehu po përgatit likuidimin e Sekretarit të Parë! Në shtjellim të provave për puçin e mundshëm, Bufi rreshtonte një sërë faktesh që zbulojnë sipas tij tradhtinë e ministrit të Brendshëm. Shehu është karrierist e provokator, shkruan ai, dhe punon për të vënë organet e Sigurimit mbi Partinë. Madje nuk ngurron ta krahasojë atë me Berien, ish-kreun e KGB-së, të ekzekutuar menjëherë pas vdekjes së Stalinit si agjent i imperializmit. Sinjali ishte i fortë e tronditës. Enver Hoxha nuk kishte arsye ta vinte në diskutim vërtetësinë e tij.
Fillimisht kërkoi të njihej me biografinë e autorit të letrës dhe urdhëroi kthimin e menjëhershëm të tij në Shqipëri. Që këtej, çështja “Bufi” u bë makthi i kupolës së Partisë. Shqyrtimi i saj nisi rrufeshëm. Sipas skemës së Hoxhës, Bufi u përball së pari me Manush Myftiun, sekretarin e KQ për propagandën. Para tij, letërshkruesi shpalosi një për një ato që kishte shkruar në Moskë, duke shpërfillur hapur këshillën për autokritikë. Të njëjtën gjë përsëriti në takimin me Enverin. Po kështu edhe në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të thirrur enkas për të. Çështja “Bufi” më tej u shqyrtua në Byronë Politike dhe në një plenum të veçantë të KQ. Tanimë presioni u bë edhe më i ashpër. Iu përmend aty martesa e të motrës me një shtetas jugosllav dhe përjashtimi i të vëllait nga Partia. Po Bufi nuk lëvizi asnjë presje nga denoncimi për Mehmet Shehun, madje as në praninë e këtij të fundit. Nga gjithë aksioni kundër tij u përftua vetëm një autokritikë e përgjithshme për të qenë më i kujdesshëm në vlerësimin e drejtuesve të Partisë. Sidoqoftë, çështja Bufi mbeti angazhimi kryesor i KQ gjatë tërë ditëve të tetorit 1953./ Panorama.al
Shoku Envsr Hoxh dhe jo zoti Enver Hoxha,sepse (fjala shok eshte me e vjeter ne gjuhen shqipe) ka qene dhe do mbetet Komandanti dhe Komisari i Pergjithshem i Lftes ANC, Strategu me i madh i Kombit shqiptar gjate gjithe historise shekullore te vendit ton dhe te popullit tone.Ai per gati 50 vjet kete popull heroik, trim, paqedashes e liridashes e bashkoi ne uniret monolit rreth PKSH e PPSH sI askush tjeter kunder tradhetareve te vendir dhe te huajve qe nga Anastas Lulo, Sadik Premte, Koci Xoxe, Liri Gega, Dali Ndreu, Koco Tashko, Liri Belishova, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Ymer Deshnica, Mustafa Gjenishi, Kico Ngjel, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Beq[r Balluku, Petrit Dume, Hito Cako, Rahman Parllaku, Abdyl Kellezi, Koco Theollosi, Mehmet Shehu, Fiqirete Shehu, Llambi Zicishti, Kadri Hazbiu, Fecor Shehu e kompani; por i shpetuan pa u zbuluae Ramiz Alia "Maloku", Hekuran Isai " Cakmak ";e kompanp,; gjithashtu, revizionistet modern jugosllav me ne krye Josif Broz Titon, Edart Kardelin, Aleksander Rankovicin, Gjilasin, Vemir Stojnicin e kompani dhe socialimperialistet rus me ne krye Nikita Sergejevic Hrushovin, Aleksej Kosiginin, Leonid Brezhnjevin e kompani Shehut u pa se kishte te drejte shoku Sokrat Bufi.
sa kotesi dhe boshllek ne kete artikull. nje ngjarje insinjifikante per te gjith…pse nje student i paperfillshem piu dhe i shkruajti leter xhaxhit. Ngrijeni pak nivelin e gazetarise te shkreten.
Keto qe shkruante Bufi flisnin per te qene me te bute me popullin dhe fshataret apo per ti perndjekur me keq se deri atehere?! Tuk Jakova (te cilin Bufi me guxim e merr ne mbrojtje) ishte me njerezor dhe liberal se Mehmeti apo me i ashper? Ti marresh njerezit ne pune me vize nga Sigurimi cfare ishte? Shkurt, Sokrat Bufi, kushdo te kete qene (babai i Ylli Bufit me qe ra fjala) ne kete leter del demokrat e kaluar demokratit. Thelbi, bazuar ne letren, eshte guximi i tij (pavaresisht se komunist) per te kritikuar dhe jo spiunimi te diktatori siç perpiqer te dale ketu.
Komenti hyres eshte i percipte dhe i gabuar. Madje per te trembur u tremb Mehmeti dhe jo Enveri. Ishte Mehmeti qe tha ne fund te kesaj historie se “po te kishte qene koka e Enverit mbi supet e mija une do ta kisha prere ate”. Enveri nuk e beri se nuk i kisha ardhur ende radha Mehmetit, ai dinte si ti shfrytezonte njerezit e vet si limoni.!
Moderna,nuk është tamam ashtu…!
Po të kishte pirë dhe aq,do ishte eleminuar me kohë,por ai shkroi nga Moska,nuk është çudi me kërkesën e dikujt,nga shokët shqiptarë,ose sovjetikë..
Ai thoshte një të vërtetë,dhe kjo është pikërisht enigma më e madhe e kohës të Komunizmit,si ka mundësi që ky njeri ,Enver Hoxha, i cili masakroi dynjanë,përzuri amerikanët si lepuj,u tall me shërbimin sekret britanik, i dha shah me zbulim Titos,i doli hapur kundër rusëve,guxoi të qortonte haptas Maon, si pra ka mundësi që këtij nuk i hyri gjemb në këmbë,kurrë…..!??Çfarë ka qenë ai!??
Mehmeti sado lakmi të ketë patur ndaj Enverit,nuk pati bythë asnjëherë të vetme ti kundërvihej…
Sokrat Bufi nuk u persekutua kurrë,(njëri nga djemtë e tij ,inxhinier, u bë Kryeministër nga socialistët më pas),dhe kjo nuk ndodhi se ishte i çmendur apo i pirë…
Vetëm një njeri mund t’a bënte Sokratin të paprekshëm në Shqipërinë e Mehmet Shehut….
E merr dot me mend kush?
OK, po kush e helmoi Sokrat Bufin?! Sokrat Bufi nuk ishte thjesht nje student, por ai kishte qene nje nga organizatoret me te medhenj te levizjes gjate luftes ne Myzeqe dhe ishte drejtues i Partise ne Fier. Pra, nuk ishte askushi por ishte dikushi qe ishte edhe shume me i pergatitur se traktoristi Mehmet Shehu qe e helmoi ate sic dhe ka bere me shume te tjere qe e njihnin ate si Tuk Jakova, e tjere. Shikoni qe te gjithe ata qe kishin luftuar me Mehmetin dhe bile ishin shefa te tij si Dali Ndreu u denuan si armiq ne kohen kur ky zoteria Mehmet ishte minister i brendshem dhe drejtonte sigurimin e shtetit. Shikoni me pas: Me akuzat e tij dhe kerkesen e tij direkte u denuan te gjithe ata drejtues kryesor duke u shpallur armiq. Ai i eleminoi te gjithe pa perjashim ata deri sa u be personi me i fuqishem i Shqiperise ( Enverin e kishte lene ne pension dhe te semure, ndersa i thurte hymne duke thene qe atje ku shoku Enver ve kemben ne te tjeret duhet te vem koken. Po ta analizosh kete kjo flet sa shume servil ishte ai. Por po te mendosh sa arrogant dhe i frikshem ishte ai me te gjithe te tjeret pa perjashtim, kuptohet qarte kush ishte ky traktorist maskara). Pasi e mori te gjithe pushtetin, atij i duhej dhe ministria e mbrojtjes sepse ajo varej me shume nga Enveri si komandant i pergjithshem i saj. Ata qe kane jetuar ate kohe e dine shume mire se traktoristi i akuzoi drejtuesit e ministrise se mbrojtjes Beqir Ballukun. Petrit Dumen, Hito Cakon e mjaft gjeneral te tjere si armiq pucista ddhe shumica e tyre u pushkatuan. Keshtu ky palaco mori edhe ministrine e mbrojtjes. Pas ketij fortifikimi te jashtezakonshem kishte ardhur radha e pucit te shtetit, por ishte shume e veshtire te rezistonte mbasi baza e ushtrise dhe populli do te reagonte dhe ai me siguri nuk mund te rezistonte as 24 ore ne pushtet. Keshtu edhe pse u be me shume arrogant, ai prap zgjodhi rrugen e pritjes deri ne vdekjen e Enveri qe dukej e afert. Eshte pa dyshim nje nga kriminelet me te medhenj ne te gjithe historin e Shqiperise. Eshte e pa dyshimte qe ai ishte agjent i te huajve se vetem keshtu mund te vinte e qendronte ne pushtet. Vet fakti qe mbas viteve 90 ai nuk permendet per keq, por fajesohet vetem Enveri tregon qarte se ai ka qene agjent ose poliagjent.
i Nderuar @Shpiragu..!!!
1- Askush nuk e “Helmoj” Sokrat Bufin,jane vetm Rrefime per te Perfituar si pe “Perndjekur” nga Regjimi Komunist…..si dhe per Sensacione Gazetash qe Shkuranin me Germa te medha “Kush e helmoj Sokrat Bufin”??Tani ne Demokraci…..
2-Kthehemi ne Kohen qe beri Bufi Letren e Famshme per “Komandantin”..shikojme thjeshte nje Servilizem per te mos then Lepirjebythe….duke Aluduar se Mehmeti munde te Rrezoj Enver Hoxhen sikur se po Ndodhte ne Russi pas Vdekjes se Stalinit…dhe Arrestimi i Berias ..si dhe Pushkatimi i tije…Fare thjeshte:Stalinin e Helmuan se e gjeten te Vdekur dhe me Shkume te Bardha-Verdha nga Goja..dhe Mjeku u “Vonua” per te ardhur ne Dacen e Stalint…si Rrjedhim Berian e Vrane,sepse ate e Akuzuan Direkte se ishte Ai (Beria) qe Helmoj Stalinin…ne te Vertet Berian e Vrane per ti Mbyllur Gojen Klani i NIKITA HURSHOVIT….qe erdhi ne Pushtet..
3-Pra Sokrat Bufi ishte ai qe i “Vjene ne ndihme ” Enver Hoxhes,me Mendimin qe te Ruhej nga Ministri i Brendshem Mehmet Shehu….nje Poshtersi dhe Pabesi e ndyre….c´fare Lidhje ka nje Student me Politiken, dime se Sokrati ishte Aktive ne Politiken Shqipetare…dhe per te then “Inteligjent”…po ky Inteligjenti shkon shume large ne Paranoj..sepse nuk kishte FAKTE..te nje Eleminimi te Enverit…kishte vetem HAMENDJE……dhe sikur se thekson edhe [email protected]….Mos valle Sokrate Bufit..ja “Sugjerun” te tjeret Berjen e kesaj Letre???Pse jo??Kur Sherbimi Sekret Jugosllave, dhe ai Anglez..ishin ne Lufte me Shqiperine dhe te Gjitha Operacjonet i Udhehiqete Memhet Shehu..qe ishte edhe Minister i Brendshem…dhe ishte Koha Kur Sigurimi i Shtetit Shqipetare..kishte Hyre ne Loje Nervash me Anglezet dhe Amerikanet…si dhe Jugosllavia ishte Baza nga Hidheshin “Heronjte e Demokracise”(Diversantet)..per te Luftuar Komunizmin….
4-Pra duket se Sokrat Bufi..i bie ne “Qafe Mehmetiti” vetem dhe vetem per ti bere “Qejfin Komandantit”..ose edhe u shty nga dikush….pse jo????????
@@Sa per Likujdimin e “Grupit Pucist”..kjo ishte nje Marrezi e Enver Hoxhes qe Eleminoj te gjithe Shoket e vete, sepse kishte FRIKE nga nje Grushte Shteti-Ushtarake…dhe donte te binte Njerezit e tije..sikur se beri..duke na Sjelle Kico Mustaqin….
Ne se Mehmeti Donte te Eleminonte Enver Hoxhen kete e kishte bere me kohe….lol
Enveri llapte kunder rusve e kineze se nuk ngrinte asnje peshe jashte vendit, dhe vendimet ishin mare mes te medhenjve qe shqiperia do kalonte nen tutelen e SHBA ne kohen e Kennedy..prandaj shqiperia nuk u pushtua si Hungaria dhe Cekosllovakia kur doli nga grupi shurupi. Edhe xhaxhi ka mundesi te mos jet prish me ruset e kinezet me zgjedhjen e vete, po ti ken ven shkelmin ata ahhaha
Balo jam shume dakord se ati , kjofte largut nuk i hyri asnje gjemb ,biles atij e familjes nuk i mungonte as luksi i perendimit , por pasojat e mendjes se tij prej skizofreni i vuajti populli i shkrete , a nuk mjafton vetem shprehja e çmendur e tij , edhe bare do hame (populli ) por parimet nuk i shkelim , perfundimi viti 1990, 3 milion skllever , te çveshur , te uritur te reskapitur , sikur jetonim ne ndonje planet tjeter e jo ne Europe , etj etj etj etj ………….Kjo ishte me shume pak fjale kolera komuniste e instaluar me gjak e me dhune nga kjofte largu Enver Halja ……
Nuk kam asnjë lloj admirimi për atë qelbësirë!
Kam dashur të them se në atë lojë agjenturash në një det gjaku ,ky gjirokastriti i luante të gjithë ,ai i nxiste prapaskenat dhe i shfrytëzonte më pas!
Jam dakord me të gjitha shprehjet tuaja për atë ndyrësirë gjakatare,që nuk kurseu askënd për egon e tij….
La litarin jashtë qeni, shiko si e imitojnë këta maskarenjtë e politikës sot…
Njè regjim i formuar mbi dyshimin krijoj njè atmosfer policeske nè mbar vendin.Asnjè nuk e kishte vendin e sigurt duke filluar nga diktatori dhe ata qè e ndiqnin mbas nè byro dhe k,qèndror.Mjaft tè shikojm Kim Jong tani se si vepron me ushtarak,me student,qethjen e flokève,ndalimin e xhinseve etj.Njè terror qè mbizotèronte nè trurin e çdo shqiptari,filloheshin drekat dhe darkat me njè gèzuar tè na rroj partija,njè çmènduri dhe ideologji qè shkatèrroj inteligjencèn e kombit.S’besoj se ka shkruajtur vetèm S,Bufi,kushedi sa Bufèr tè tjer i kanè shkruajtur .KGB dhe UDB ja kanè tallur me nder bythèn me ne ,perse nuk shkruan asnjè ish dipllomat karriere njè libèr me kujtime rreth mardhènieve midis jugosllavis dhe shqipèris,Ka patur drejtues tè ministris sè jashtme (nga Dibra e Nexhmije Hoxhès)qè vendosnin se kush shkonte dhe ku nè çfar ambasade,dhe neqoftese njè i punèsuar nè ambasad denonconte se ambasadori ynè shkonte shpesh me atè jugosllav ,fshiheshe prej liste dhe pako postale tè dergonin nè shqipèri, agjentura ruse ka fjetur gjith kohèn e e,hoxhès ?Ajo ka vepruar dhe mè shumè se kurr si edhe sot aktualisht e ka demostruar.Historianèt duhet qè kèto fakte historike ti hedhin nè drit e tè shkruhet se si funksiononte diplomacia dhe zbulimi shqiptar ,ka ende shumè pèr tè folur e shkruajtur.
Cfare mostrash te te neveritshme paskan qene ata qe na drejtuan per 45 vjet.Do t’i kishin zili dhe klanet me kriminale te mafies….Per fat te keq i kemi akoma ne pushtet pasuesit apo pjellat e tyre.
Ajo ishte nje kohe ku punohej 12 ore ne dite dhe paguheshe e shumta 40 leke te vjetra=nje buke. Sa me lart te ngjitesh, me e madhe pergjegjesia dhe faji
Nje tabele krahasuese:
Enveri: Studimet: Liceu i Korces, ato universitare pergjysme per mungese vullneti, profesioni mesues ne klasat e uleta te Liceut te Korces, gjate Luftes, ne Shtab ne te ngrohte e ne te bute me misionaret jugosllave
Mehmeti: Studimet: Harri Fullc ne Tirane, Studime universitare te kenaqshme ne Itali, lene ne mes per te luftuar ne Spanje direkt ne front, gjate Luftes ne Shqiperi, ne balle te luftes gjithashtu
Per zotin Bufi i Ati nuk kam informacion
Krahasojini kontributet e te treve
Per zotin Shpiragu, nuk eshte e pamundur ta kete helmuar Mehmeti Bufin, por asnje prove apo deshmi s’kam pare gjer me sot te publikohet
Perse duhen shkrimet rreth asaj kohe te zeze? Ajo eshte damkosur. Shqiptaret u shkeputen nga bota, u masakruan e jetuan si majmuna. Kurre mos ardhte ajo kohe!