Kriza energjitike në Kosovë, Rama: Po vlerësojmë mundësinë për t’i ardhur në ndihmë

28 Dhjetor 2021, 14:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë. Me anë të një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ministrja e Energjisë po vlerëson çdo mundësi që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.

4 komente në “Kriza energjitike në Kosovë, Rama: Po vlerësojmë mundësinë për t’i ardhur në ndihmë”

  1. Taras Bulba says:

    Bravo Z Rama per ndihmen ,por a do e pranoje Kurti me Osmanin ? se mesa pame kur ju i afruat ndihme per vaksinat dyshja Kurti Osmani nuk pranuan ,dhe ne tv ne pame rradha te gjata te Kosovareve ne Beograd per tu vaksinuar

  2. Vini says:

    Çoji ca batanije me mire se keshtu tha dhe lideri i tyre suprem al bini.

  3. leko says:

    Mos u mundo fare sepse gomari Kurti me kandil do te lere kosovaret dhe ndimen tuaj nuk e pranon po keshtu dhe Lopa Osmani….

  4. qytetar says:

    Mos i ndihmoni !
    E zgjidh Bini me Berishen dhe Losen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje