Nga Jonny Wilkes
“History Extra”
Lojërat Olimpike të Berlinit të vitit 1936, u konceptuan si një shfaqje propagandistike e fuqisë naziste, dhe si një dëshmi e epërsisë fizike të arianëve mbi të gjitha racat e tjera. Por e gjithë bota e pa sesi koncepti i arianëve si “raca superiore” u sfidua madje edhe u mposht nga atleti afro-amerikan Xhesi Ouens dhe katër medaljet e tij të arta.
Gjashtë vjet më vonë, me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, nazistët do të provonin një tjetër truk sportiv për të treguar epërsinë e tyre, këtë herë mbi njërën nga popullsitë e pushtuara prej tyre, të cilët ata i konsideronin si “nën-njerëz”.
Kjo ide përfshinte një ndeshje futbolli. Më 9 gusht 1942, në stadiumin “Zenit” në Kievin e pushtuar, një ekip lojtarësh ukrainas, FC Start – të keq-ushqyer, dhe të detyruar të punonin në një furrë buke,duke jetuar me një frikë të vazhdueshme për jetën – luajti kundër një ekipi të përbërë nga forcat e armatosura gjermane, i quajtur Flakelf.
Këta të fundit, ishin lojtarët më të mirët që kishin nazistët. Madje thuhet se ata ishin mbajtur larg vijës së parë të frontit nga vetë Herman Gëring, për të garantuar sigurinë e tyre. Thuhet se ndeshja drejtohej nga oficerë të Gestapos apo SS. Lojtarët ukrainas u kërcënuan, duke ia bërë të qartë se çfarë do të ndodhte me ta nëse nuk do të humbnin.
Ushtarët e armatosur nazistë patrullonin buzë fushës. Dhe kur FC Start arriti të fitojë me rezultatin 5-3, lojtarët ukrainas u ekzekutuan, ndërsa mbanin ende fanellat e tyre. Ajo hyri në histori si “Ndeshja e vdekjes”.
Edhe sot e kësaj dite, lojtarët e vrarë nderohen si heronj. Ata simbolizojnë trimërinë, sfidën dhe triumfin kundër shtypjes. Një statujë e tyre ndodhet ende sot para një stadiumi në Kiev. Por ky version i “Ndeshjes së vdekjes” është një mit sovjetik.
E vërteta u deformua qëllimisht nga makineria e propagandës sovjetike, që synoi ta shndërronte ndeshjen në një shembull të lavdishëm të fitores së komunizmit mbi fashizmin. Në fakt, ndeshja u luajt në mënyrë të drejtë, dhe lojtarët ukrainas nuk u vranë menjëherë pas fundit të saj.
Ata që i mbijetuan luftës, u detyruan të përsërisin versionin e fabrikuar nga autoritetet sovjetike, edhe pse ishin të vetëdijshëm se ato ishin gënjeshtra. FC Start ishte formuar nga ish lojtarë profesionistë, kryesisht nga klubet e Dinamos së Kievit dhe Lokomotivës së Kievit. Pas pushtimit nazist në vitin 1941, ata ishin detyruar të gjenin çfarëdolloj pune që mundnin. Nikolai Trusheviç, portieri i Dinamos, nisi punë në një nga furrat e mëdha të bukës, e cila ishte në pronësi të sportistit Jozef Kordik.
Ata morën atje edhe lojtarë të tjerë, duke krijuar një ekip të ri. FC Start luajti disa ndeshje gjatë vitit 1942 kundër skuadrave të tjera ukrainase – përfshirë Ruç, të formuar dhe të përbërë nga simpatizantët e nazizmit – por edhe ekipeve gjermane. Ata i fituan të gjitha ndeshjet, zakonisht me rezultate të thella.
Aq i madh ishte dominimi në fushë i FC Start, saqë nazistët vendosën kundër tyre ekipin Flakelf për një ndeshje më 6 gusht, por humbën me rezultatin e thellë 5-1. E ashtuquajtura “Ndeshje e vdekjes” ishte një revansh, i planifikuar nga gjermanët të zhvillohej vetëm 3 ditë më vonë.
Detajet e asaj ndeshje janë kontradiktore, për shkak të mungesës së mbulimit mediatik (gjermanët e poshtëruan donin të injoronin rezultatin) dhe dezinformatave sovjetike për dekada me radhë. Ajo që mund të nxirret, vjen nga disa prej 2500 spektatorëve që e ndoqën ndeshjen atë ditë.
FC Start fitoi me rezultatin 5-3, dhe lojtarët ukrainas dolën gjallë nga fusha. Gjatë 10 ditëve të ardhshme, shumica e lojtarëve të FC Start u arrestuan në vendin e tyre të punës në furrën e bukës, dhe u dërguan në kampe përqendrimi për të punuar.
Pesë prej tyre vdiqën brenda 6 muajve që pasuan. Versioni sovjetik, pretendon se ai ishte një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ndeshjes, por kjo ka shumë pak gjasa të ishte e vërtetë. Disa investigime që nisën vitet 1970, dhe që përfunduan vetëm në fillim të viteve 2000, arritën në përfundimin se nuk mund të gjendej asnjë lidhje midis “Ndeshjes së vdekjes” dhe vdekjes së lojtarëve ukrainas.
Në fakt lojtarët ukrainasit u persekutuan, pasi dyshoheshin se bashkëpunonin me policinë sekrete sovjetike apo akuzoheshin për krime të tjera. Pas luftës, të mbijetuarit u dyshuan se kishin bashkëpunuar me gjermanët.
Eshte bere edhe nje ndeshje futbolli ne Tirane, ne 16.09.1944, midis ekipit te kryeqytetit shqiptar dhe ekipit te ushtareve gjermane, tek stadiumi i Shallvareve, ne te cilen ka fituar ekipi i kryeqytetit 4:2. Kjo gje eshte fiksuar ne nje fotografi (ku shkruhet Dermimi i Vermahtit 4:2), qe ka kapur ekipin shqiptar qe nderon si ne kohen e Mbreterise dhe portierin e ekipit gjerman qe nderon siç nderonin ushtaret gjermane. Shkallet prej derrase te stadiumit ishin te mbushura plot me spektatore.
Me ben pershtyoje nje detaj qe, ne Ukrainen sovjetike nuk mund te ekzistonte. Shkruhet: “Nikolai Trusheviç, … nisi punen ne nje nga furrat e bukes qe ishte ne pronesi te sportistit Jozef Kordik”. Ne B. Sovjetik, ne te gjitha republikat sovjetike, si edhe tek ne, nuk mund te kishte asnje objekt ne “pronesi” te individit; çdo gje ishte “prone shteterore”.
Ka qene gjate pushtimit Gjerman, ne pronesi te furres se bukes. Lexoje mire i nderuar.
Klm!
Nuk do se sa te verteta Jane cfare shkruhet,por Po bej nje sqarim per ju.
Deri ne vitin 1967, tek ne ka patur aktivitwt te Vogel private,dyqane shitjeje,furra buke,kepucare e zanatcinj te ndryshem.Ne vendet e tjera,besoj se do kete paturgjithashtu…
KA qene nje film hungarez qe titullohej “90 minuta ne sketerre” ku tregohet per nje ndeshje futbolli midis nje skuadre te ushtrise gjermane dhe nje ekipi te perbere nga te burgosur ne nje kamp perqendrimi ne Hungari. Ne ate film skuadra e te burgosurve fiton dhe ne fund te ndeshjes te gjithe ata egzekutohen ne fushe. Paska pasur shume legjenda te ngjashme ne qarkullim ku mazisteve ua paskan thyer hundet kufomat e kampeve te perqendrimit.
Nuk u vrane menjehere , por perjetuan nje torturim gradual deri sa ju doli shpirti , – kete deshet te thoshit ?
Nuk e di c’rendesi ka kjo histori.
Vdiqen menjehere apo me vone pas mbarimit te ndeshjes, nuk e ben nazizmin me pak kriminel.
Jo nuk e ben nazizmin me pak kriminel, por thuhet se jo te gjithe vdiqen dhe ata qe nuk vdiqen, pas luftes qene te detyruar te mos pergenjeshtronin historine “zyrtare” sovjetike, qe nuk e ben edhe komunizmin stalinist me pak kriminel, apo jo Istoro?
Histor, se qenkemi edhe kusherinj, kriminaliteti i regjimit stalinist nuk qendron ne “zbukurimin” e historise. Te ishte vetem kaq, ku e gjen! Nazizmi ka bere aq krime saqe nuk ka rendesi fare nese i ka vrare lojtaret apo jo. Nje oke e pak, apo nje oke pa pak eshte.
Zbukurim historie ben kushdo. Shiko amerikanet ai i zbukurojne krimet qe kane bere ne Vietnam. I quajne heroizma.
Edhe Hitleri vete ka nje histori te sajuar “trimerie” ne Luften e Pare Boterore… se si kish kapur rob ca oficere franceze…
Per me teper, une nuk jam i sigurte se vrasja e lojtareve ka qene pjese e historise. Mbase ka qene pjese e ndonje legjende urbane (besohej lehte qe lojtaret u vrane – nazistet gjera te ngjashme, talljen me viktimat, kane bere plot), apo e ndonje filmi a romani.