Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4384 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 475 qytetarë. Dje, rastet e reja ishin 168.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 366 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë.