Rama, afat kompanive që japin paga fiktive: Të vetërregullojnë listëpagesat, deri më 20 janar

30 Dhjetor 2021, 11:45Politika TEMA

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama u la afat datën 20 janar, kompanive që deklarojnë paga fiktive për të vetërregulluar deklarimet. Në të kundërt, tha kryeministri, do të nisin hetimet për evazion.

“Kemi kaluar një ngjarje shumë të shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale i takon prokurorisë që po heton në mënyrë intensive. Besoj dhe kam arsye që do të kemi rezultate. Kush e ka bërë, do të përballet me ligjin.

Në këndvështrimin afatmesëm, kjo ngjarje do të quhet edhe “jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Ekspozimi i të dhënave që lidhen me pagat është i papranueshëm, por sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Duke filluar nga mediat, nuk është një situatë kjo e ngjashme që ka qenë më parë, por është një situatë e papranueshme. Askush nuk na thotë dot që po sulmojmë mediat duke kërkuar nga të gjitha kompanitë që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet.

Drejtoria e tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me deklarime fiktive, duke kërkuar që të vetërregullohen me vetëdeklarimet e reja, deri më 20 janar. Në rast të kundërt, do të ketë hetim të thelluar për evazion, i cili dënohet me burg”, tha Rama.

3 komente në “Rama, afat kompanive që japin paga fiktive: Të vetërregullojnë listëpagesat, deri më 20 janar”

  1. Andi says:

    Z.Kryeminister, persa i perket PR dhe prezantimit te Shqiperise ne arenen nderkombetare, jeni padiskutim vite larg me cdo politikan Shqipfoles dhe po beni nje pune shume te mire, pergezime sinqerisht.

    Persa i perket puneve te shtepise dhe detyrave konkrete qe keni, jeni ne nivel medioker.

    1- Keni deshtuar ne 70% te emerimeve qe beni (nuk keni aftesi te gjeni personin e duhur ne punen e duhur, kjo ju vjen nga mungesa e formimit qe keni ne administrim biznesi)
    2- Nga Financat nuk e keni haberin fare ( je mbi 100% te GDP qe te qarkullon ne nivel informal, nuk ben as perpjekjen me te vogel per ta ndryshuar, ndryshim qe perkthehen ne rritje mireqenie per popullin dhe buxhet extra per shtetin)
    3- Taksimi qe keni vendosur eshte i padrejte per popullin, por ndikon shume ne rritje informaliteti.
    4- Ballafaqimi me cdo institucion shteteror, te ve perpara nje burrokracie dhe nje arrogance qe nuk justifikohet. Eshte e vertet qe ka permiresime ne disa sektor ku sherbimet merren online, por te gjithe kohen e fituar nga online e humb qe ne rastin e pare kur duhet nje vule e njome nga shteti…)
    5- Arroganca eshte e pajustifikueshme, dhe si ne cdo biznes sherbimi ne nivelet qe jane ne kontakt me klientin (popullin ne kete rast) jane shembelltyre e politikes se kompanise… rasti konkret fryma qe percohet ne te gjithe hierarkine e administrates suaj.

    Z. Kryeminister jeni perballe je viti te ri, 2022, qe do ju ver perballe me sfida shume te forta ne fushen e ekonomise.

  2. mmoisiu says:

    Po Ju z.Edi jo shum kohe me pare i ndihmuat televizoretprivate te dilnin nga kriza me 10 miljon $ apo Euro,nderkohe qe pagat e tyre jane
    katastrofike me nivelin shqiptar ,Ju duhet ta paguani kete shume duke te quajtur ne mos i koruptuar ,leshko po se po !

  3. Neutrino says:

    Të kan hik frenat nga dora mor shalgjatë. Tani karroca e Dylit ka marë tatëpjetën. E ke krimbin brenda mollës që rrite vetë. Bëj një hulumtim për aktivitetet e padukshme të bashkëpunëtorëve që i ke vënë në pozicione të rëndësishme dhe do shohësh se sa solide e ke administratën. Karroca jote për inerci do ecë edhe disa vjet. Pastaj edhe ti si Berisha do thuash ” pas meje u bëftë kjameti”. Oreksin e kishe të madh kur erdhe, po doli që nuk kishe bythë për të drejtuar shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje